Aktualitet

Laert Haxhiu e futi në 'rreth të kuq', SPAK kërkon të merret në mbrojtje prokurorja Doloreza Musabelliu

Dumani i është drejtuar Policisë me një shkresë zyrtare ku kërkon marrjen e Musabelliut në mbrojtje. Kjo e fundit është vënë në “shënjestrën” e Haxhiut dhe bandës së tij pasi kishte hetuar atë dhe dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

E.K
Laert Haxhiu e futi në 'rreth të kuq', SPAK kërkon
Laert Haxhiu dhe Doloreza Musabelliu

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka kërkuar nga Policia e Shtetit marrjen në mbrojtje të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, emri i së cilës u përmend nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, si person që ishte planifikuar të eliminohej nga Laert Haxhiu.

Dumani i është drejtuar Policisë me një shkresë zyrtare ku kërkon marrjen e Musabelliut në mbrojtje. Kjo e fundit është vënë në “shënjestrën” e Haxhiut dhe bandës së tij pasi kishte hetuar atë dhe dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka deklaruar se Musabelliu ishte vënë në “rreth të kuq’’ nga banda dhe se e kishin mbajtur prej kohësh në vëzhgim për ti mësuar lëvizjet. Sipas tij grupi e ka ndjekur prokuroren madje i ka fotografuar dhe familjen, burrin avokat dhe fëmijët.

Çfarë deklaroi Tafani

Artan Tafani: I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes. I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte.

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelli, ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun./Zëri

Poll

MOS HUMB