Aktualitet

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

“Tetori rozë”, është një fushatë ndërkombëtare që shërben për rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjen dhe për të mbledhur fonde për kërkime mbi shkakun, parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe kurimin e saj.

E.K
Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Foto ilustruese

TIRANË- Tetori është përcaktuar si muaji i Ndërgjegjësimit ndaj Knacerit të Gjirit në gjithë botën. “Tetori rozë”, është një fushatë ndërkombëtare që shërben për rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjen dhe për të mbledhur fonde për kërkime mbi shkakun, parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe kurimin e saj.

Kanceri i gjirit ëhstë sëmundja, e cila po u merr jetën miliona grave në botë. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur gruaja ndjen një gungë në gji.

Kanceri i hershëm i gjirit zbulohen nga një mamografi, prandaj në këtë muaj rritet apeli që gratë të bëjnë mamografi, për ta parandaluar në kohën e duhur dhe për të lejuar avancimin e sëmundjes. Sugjerohet që për moshat nën 40 vjeç të bëhet ekografi dhe jo monografi./Zëri

Poll

MOS HUMB