TIRANË- Mediat greke i kanë dedikuar një artikull Laert Haxhiut. EsspresoNews.gr e krahason të rrezikshmin shqiptar me një vrasës famëkeq grek. Bëhet fjalë për Kostas Passaris, një vrasës, grabitës dhe hajdut grek. Për t'iu shmangur arrestimit, Passaris u largua nga Greqia në shtator 2001 me një pasaportë false dhe u arratis në Rumani, duke vazhduar aktivitetin kriminal. Në orët e para të 25 nëntorit 2001, gjatë një grabitjeje në një shkëmbim valutor në Bukuresht, ai vrau pronarin dhe një punonjës dhe u largua me 16,000 dollarë.
Policia rumune, në bashkëpunim me policinë greke, arrestoi një bashkëpunëtor të tij, i cili i çoi te Passaris, që u arrestua në një bastisje. Pasi u arrestua dhe u mbajt në gjyq për disa muaj, ai më në fund u soll në një gjykatë të Bukureshtit dhe u dënua me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, ku mbahet dhe sot./ZËRI