
MOSKË- Pasagjerët u kapën duke u lutur dhe duke bërtitur të tmerruar gjatë një fluturimi në Rusi. Videoja që qarkullon në internet tregon 111 personat në bord duke thënë lutje dhe duke bërtitur të tmerruar ndërsa ekuipazhi i Airbus A319 humbiste lartësinë.
Pamjet tmerruese tregojnë maskat e oksigjenit që lëshohen në aeroplanin 'Rossiya', i cili po shkonte për në Shën Petersburg. Sipas informacioneve, avioni u kthye “i sigurt” në të njëjtin aeroport nga ishte nisur, ku është pritur nga ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat. Pavarësisht incidenteve, nuk kishte asnjë të lënduar.
MOMENTI ME VIDEO: