Aktualitet

Liridona e pa me sytë e saj sesi Naimi e çoi në plumb! Detaje të rënda për vrasjen e 30-vjeçares

Naim Murseli ia liroi vendin e shoferit vrasësit Granit Plava.

D.XH
Liridona e pa me sytë e saj sesi Naimi e çoi në plumb! Detaje
Naim Murseli

KOSOVË – Të tjera detaje të rënda janë bërë publike nga gazetari Vehbi Kajtazi, në lidhje me vrasjen e 30-vjeçares Lidirona Ademaj në Prishtinë. Kajtazi tha se Ademaj ka parë gjithçka, përpara se të ekzekutohet.

“Viktima ka qenë e ulur në sediljen e pasagjerit, kur përpara i ka dalë Granit Plava. Pasi bashkëshorti i saj Naim Murseli ka ndaluar, ka dalë dhe ia ka liruar sediljen e shoferit, vrasësit. Viktima e ka parë këtë skenë, ka parë me sytë e saj sesi bashkëshorti e ka tradhtuar, pak çaste para se të ekzekutohet.  Pas vrasjes mizore, Naim Murseli ka shkuar në një dyqan, ndërsa autori i dyshuar është larguar me një makinë me qira. Policia ka dyshuar që në fillim tek Naimi, kur e ka marrë në pyetje. Natën që ka ndodhur krimi, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla kanë qëndruar në një hotel dhe kanë qëndruar aty në një dhomë. Në hotel, Naimi i ka thënë Kushtrimit se tani jam i çlirët, se jam çliruar”, deklaroi gazetari.

Në këtë kohë, Granit Plava e ka ftuar Kokallën që të shkojnë në një klub nate. Në lidhje me rastin e rëndë, në pranga i pari ka rënë Naim Murseli. Në fund të fjalës së tij, gazetari ka deklaruar se Murseli ka hedhur celularin e tij dhe të bashkëshortes në pusetë kanalizimesh. Ai shtoi se autoritetet e Kosovës i kanë bërë një kërkesë Apple-s.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën./ZËRI/

Poll

MOS HUMB