Aktualitet

'E kam për konsum personal'/ Shqiptari arrestohet me 16 kg drogë në makinë

Gjykata e Magjistraturës së Norwichit iu tha se oficerët kishin gjetur 16 pako të mëdha të mbyllura me vakum secila me peshë nga një kilogram që brenda kishin kanabis.

k.m.
'E kam për konsum personal'/ Shqiptari arrestohet me 16 kg
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është lënë në burg, pasi pranoi se kishte transportuar 16 kilogramë kanabis. Sipas mediave britanike, mjeti që po drejtonte 43-vjeçari Arian Mustafaj u ndalua nga Policia në Great Yarmouth më 29 janar.

Gjykata e Magjistraturës së Norwichit iu tha se oficerët kishin gjetur 16 pako të mëdha të mbyllura me vakum secila me peshë nga një kilogram që brenda kishin kanabis. Drogë që nëse do përfundonte në treg, do të vlente 160,000 £.

Edhe pse ishte e qartë situata ku u kap, Mustafaj tentoi që të shpëtonte, por për përdorim personal, duheshin t'i duheshin 36 vjet që t'i konsumonte 16 kilogramë kanabis. Më vonë, para Policisë Mustafaj pranoise ishte paguar 1000 £ për të transportuar drogën.

Dënimi ndaj tij do të shqiptohet më 4 mars./ZËRI

Poll

MOS HUMB