Aktualitet

Tragjike në Korçë! Nënë e bijë, 5 ditë të vdekura në banesë, e bija pësoi infarkt, më pas e ëma

Sipas Policisë së Shtetit, të dyja dyshohet që kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

k.m.
Tragjike në Korçë! Nënë e bijë, 5 ditë
Pamje nga banesa

KORÇË- Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli kishin 5 ditë pa jetë në banesën e tyre. E ëma ishte 75-vjeçarja, Eleni, ndërsa e bija, 54 vjeç, Ornela jetonin në banesën e tyre në lagjen nr. 17, në qytetin Korçë. Prej 5 ditësh, asnjëra prej tyre nuk u përgjigjej familjarëve në telefon. Ndaj edhe djali i të moshuarës, i cili jetonte në Greqi është nisur menjëherë për në Shqipëri, ku edhe u përball me tragjedinë në banesë.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Sipas Policisë së Shtetit, të dyja dyshohet që kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Fqinja e tyre, Dhorkë Lulani ka folur për mediat duke treguat se të shtunën, Ornela kishte shkuar në spital për të shtruar të ëmën pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Nga spitali kishte pasur një telefonatë me të, e më tej nuk kishte komunikuar më. Hera-herës shkonte dhe i thërriste në shtëpi, por pa e ditur që të dyja dergjeshin pajetë brenda banesës së tyre. 

“Me Ornelën (e bija) kam komunikuar të shtunën, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur. Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur te dera e Ornelës, por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër, më është dukur sikur brenda kishte çelës. Erdhi dhe i kërkoi edhe i plotfuqishmi i fshatit. U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Njëri nga ata tha se e kishte marrë Ornela, i kishte thënë që u ktheva në Shqipëri. Më thanë mos kanë vdekur brenda, i thashë unë nuk ishte gjendja aq keq. Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, unë tha ai që të dielën nuk jam lidhur dot me to. Ishte i shqetësuar. Tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda, pamë që kishte çelës. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta. Kur ka ndodhur dhe si, nuk e di. Komunikimin e fundit e kemi që të shtunën,”- tregon fqinja.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh. Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dinamika sesi ka ndodhur vdekja e tyre është e paqartë, por paraprakisht mendohet se Ornela, pësoi infarkt dhe ndërroi jetë e parë. Më pas, ka ndërruar jetë e ëma. Se përse ka ndërruar jetë edhe e moshuara, kjo ende nuk dihet. Të vërtetën do ta zbulojë ekspertiza mjeko-ligjore. 54-vjeçarja Ornela Vangjeli ishte mësuese në fshatin Vithkuq, por për shkak se i vëllai punonte dhe jetonte në Greqi, ishte ajo që kujdesej për të ëmën e paralizuar deri ditën kur pësoi infarkt./ZËRI

Poll

MOS HUMB