
TIRANË- Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj i ka bërë rekurs në gjykatën e Lartë vendimit për lënien e tij në burg nga Apeli i GJKKO. Metaj, kërkon zbutjen e masës së sigurisë, “arrest me burg” që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.
Ish-drejtuesi i Komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor të këtij viti, gjatë operacionit “flakë në det”, pasi ai dyshohet sipas SPAK se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim. Meta kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.
Ndërkohë Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë./ZËRI