Aktualitet

Po kthehen për festa, fluks emigrantësh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 8441 shtetas dhe kanë dalë 2882. Ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 4149 shtetas dhe kanë dalë 3403.

E.K
Po kthehen për festa, fluks emigrantësh në Kapshticë dhe
Foto ilustruese

KAPSHTICË- Vijon fluksi i emigrantëve që po kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit në doganën e Kapshticës dhe të Qafë-Thanës. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 8441 shtetas dhe kanë dalë 2882. Ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 4149 shtetas dhe kanë dalë 3403.

Po ashtu kjo e dielë ka sjellë një fluks të shtuar dhe në portin e Durrësit. Në portin e Durrësit kanë hyrë në vend 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete. Ndërsa tre tragetë të tjerë pritet të mbërrijnë. Ndërkohë ditën e djeshme në pikat kufitare me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë u krijuan radhë kilometrike pasi mijëra shqiptarë po ktheheshin për festat e fundvitit pranë familjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB