FIER- Aksident me pasojë vdekje në bypass-in e Fierit. Raportohet se në orët e para të mëngjesit të kesaj të diele një makinë tip “Volvo” ka përplasur për vdekje një këmbësor, rreth 65 vjeç. Viktima është ende e paidentifikuar. Policia ka shoqëruar në polici shoferin. Ndërkohë grupi grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip "Volvo" me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ZËRI