Aktualitet

Shqiptarët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, fluks në portin e Durrësit

Ndërsa tre tragetë të tjerë pritet të mbërrijnë. Për të shmangur flukset, porti i Durrësit bën me dije se po punohet me 20 sportele.

E.K
Shqiptarët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, fluks në
Foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Raportohet se këtë të dielë, në portin e Durrësit kanë hyrë në vend 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete. Ndërsa tre tragetë të tjerë pritet të mbërrijnë. Për të shmangur flukset, porti i Durrësit bën me dije se po punohet me 20 sportele.

Ndërkohë ditën e djeshme në pikat kufitare me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë u krijuan radhë kilometrike pasi mijëra shqiptarë po ktheheshin për festat e fundvitit pranë familjeve. Mësohet se e njëjta situatë ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të dielë./ZËRI

Poll

MOS HUMB