
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrajen e Genjtjan Bejtjas brenda oborrit të banesës në Larushk. Në lidhje me ekzekutimin ka vetëm dy të arrestuar, Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun.
Pretendimi i dy të arrestuarëve për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, të cilët deklaruan se në makinën e tyre tip “Golf” kishte GPS dhe se ajo që u përdor për të larguar nga vendi i ngjarjes atentatorët, nuk ishte e njëjta. Kjo është hedhur poshtë nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se në automjetin e sekuestruar pranë një lavazhi në zonën e Lundrës, ku u arrestua fillimisht Edison Haxhiu, nuk u gjet asnjë pajisje GPS.
Hetuesit tashmë kanë prova që e njëjta makinë ishte në vendngjarjes, përfshirë pamjet filmike, të cilat përputhen me kohën e qëndrimit dhe lëvizjes në zonë. Pikërisht në këtë vend dyshohet se i kanë hequr targën makinës. Brenda këtij mjeti janë gjetur edhe prova të tjera, ndërkohë hetuesit po presin edhe përgjigjen e tabulateve telefonike. Grupi hetimor është në pritje edhe të tabulateve telefonike, përmes së cilave po synohet lidhja e atentatorëve me 2 të arrestuarit që kanë ndihmuar në vrasje.
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vetëm dy të arrestuar ka lidhur me ngjarjen, Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun. Ilir Beqaraj akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndëra Edison Haxhiu akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”./ZËRI