
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arrestimin lir Beqaraj, (Brahimi, Mançellari) dhe Edison Haxhiut, të cilët akuzohen si pjesëmarrës në atentatin ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja në Larushk të Fushë Krujës. Rapotohet se Haxhiu, i cili është dhe pronari I mjetit tip “Golf”, me të cilin janë larguar autorët e vrasjes së Bejtja pasi kishin djegur mjetin, është arrestuar teksa lante mjetin në lavazh.
Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj kanë tashmë mbi shpinë akuzat për krijimin e rrethanave për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Policia e Shtetit ka vendosur në pranga dy të rinj të lindur në Milot, duke i mbajtur përgjegjës për atentatin e ndodhur në oborrin e shtëpisë së Bejtjas, ku ky i fundit u qëllua me breshëri automatiku. 30-vjeçari Edison Haxhiu, i cili akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, pasi mendohet se ishte në drejtim të mjetet me të cilët largoi autorët nga vendngjarja. Deri më tani, Haxhiu ka akuzën me të lehtë./ZËRI