Aktualitet

Makina me vrasësit e Gentjan Bejtjas doli nga Nikla, ishin fshehur në një magazinë, ç'u filmua nga kamerat e sigurisë

Makina tip “Land-Rover” e përdorur nga 4 persona në vrasjen e Gentjan Bejtas, ka qarkulluar nëpër Nikël, e më pas ka shkuar në banesën e Bejtjas.

k.m.
Makina me vrasësit e Gentjan Bejtjas doli nga Nikla, ishin fshehur në
Gentjan Bejtja

TIRANË- Vrasja e Gentjan Bejtjas ende nuk ka një autor, por vetëm dy të arrestuar lidhur me ngjarjen, Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun. Të dy kanë ndihmuar në ngjarje, por dihet se kush ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën 42-vjeçarit nga Fushë Kruja. Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të tjera për "OraNews", duke bërë me dije se makina tip “Land-Rover” e përdorur nga 4 persona në vrasjen e Gentjan Bejtas, ka qarkulluar nëpër Nikël, e më pas ka shkuar në banesën e Bejtjas.

Policia e Shtetit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë zonën, duke zbardhur dhe itinerarin e automjetit, që vendstrehim ka pasur një magazinë në Nikël. Nga atje, pasi kanë kryer vrasjen dhe kanë ndërruar mjetin, filmimet e mbi 50 kamerave të sigurisë tregojnë lëvizjen e “Golf 7” në drejtim të Bubqit për të ardhur në Tiranë. Të nesërmen, Haxhiu e ka çuar për ta larë në një lavazh në zonën e TEG-ut në Tiranë, pa e ditur se po ndiqej nga Policia. Atje, në lavazh, i riu është vendosur në pranga për bashkëpunim në vrasje.

Megjithatë edhe pse të arrestuar, asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të flasë para hetuesve. Sipas hetimeve rezulton se Ilir Beqaraj i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Brahimi, dyshohet se ka qenë në rolin e shoferi që ka larguar autorët, nga fshati Hasan ku dogjën edhe automjetin tip 'Land Rover'. Makina 'Golf 7' e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij. Më pas, me 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga Policia, e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Por identifikimi i automjetit eshtë bërë nëpërmjet targave që i kishin vendosur në bagazh.

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI

Poll

MOS HUMB