
TIRANË-Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal. Policia ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 17 persona, mes të cilëve edhe një grua.
EMRAT:
Endri Seiti,
Luan Tafalla,
Endrit Ismailaj,
Arnol Shpata,
Xhuljeta Çopa,
Artur Mata,
Antonio Specchio,
Artan Sulaj,
Luan Sulaj,
Shkelzen Matmuja (Bokciu),
Bukurosh Muja,
Lulzim Lami,
Tome Preka,
Xhulio Krasniqi,
Edmond Baklli,
Iglan Alliçi,
Emmanuel Ella
Ndërkohë 4 punonjës policie janë vënë po ashtu në pranga, mes tyre dhe shefi i emigracionit të parregullt, Edmond Braja, i cili dyshohet se ka qenë dhe një nga personat kyç, në këtë rrjet të trafikut të qënieve njerëzore. Veç tij në pranga kanë rënë dhe Altin Hasani, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha, të tre efektivë policie.
Operacioni i policisë për ekzekutimin e urdhër-arresteve u shtri në disa qytete të vendit, Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë me 19 masa “arrest në burg”, 3 në “arrest shtëpie”, 2 “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë shpallur në kërkim. Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dha detaje të sekuestrimeve të bëra në aksion, mes të cilave një sasi para cash që kap vlerën e 1 milion eurove.
/ZËRI