Aktualitet

Ambasada e SHBA: Krenar që mbështesim angazhimin e SPAK

Në shkrimin që shoqëron fotot nga takimi i prokurorëve të SPAK në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT), selia diplomatike, shkruan se SHBA qëndron në krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë

E.K
Ambasada e SHBA: Krenar që mbështesim angazhimin e SPAK
David Wisner dhe Altin Dumani

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka deklaruar këtë të premte se SHBA-të janë krenare që mbështesin punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në shkrimin që shoqëron fotot nga takimi i prokurorëve të SPAK në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT), selia diplomatike, shkruan se SHBA qëndron në krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë

REAGIMI I AMBASADËS:

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip, për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë.

Pas reagimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë ka reaguar dhe SPAK. Përmes një postimi në X, SPAK, shkruan se falenderon të Ngarkuarin me punë David G. Wisner dhe “nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”.

REAGIMI I SPAK:

SPAK falenderon të Ngarkuarin me punë David G. Ëisner dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, për letrën personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP. SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB