Aktualitet

Me pistoletë lodër, një person tenton të vjedhë një këmbim valutor në Durrës

Ai ka hyrë në dyqan dhe përmes një pistoletë lodre, ka tentuar të marrë një shumë parash.

k.m.
Me pistoletë lodër, një person tenton të vjedhë
Foto ilustruese

DURRËS- Një person, ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë dyqan për këmbim valutash në Durrës. Ai ka hyrë në dyqan dhe përmes një pistoletë lodre, ka tentuar të marrë një shumë parash. Por ka dalë me duart bosh nga biznesi. Me të marrë njoftimin se çfarë po ndodhte, Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB