Aktualitet

SPAK dhe AMP në aksion, mes të arrestuarve shefi i zyrës së emigracionit të paligjshëm. Lëshonin viza për 500-1500 €

Për operacionin pritet që të ketë një deklaratë për shtyp nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku

E.K
SPAK dhe AMP në aksion, mes të arrestuarve shefi i zyrës së
Edmond Braja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK, për goditjen e grupeve kriminale, që merren me trafikun e qenieve njerëzore. Burime bëjnë me dije se 4 punonjësit e policisë kufitare janë mbajtur prej më shumë se një viti nën vëzhgim nga AMP, ndërsa tashmë është finalizuar dhe ky operacion.

4 punonjës policie janë vënë në pranga, mes tyre dhe shefi i emigracionit të parregullt, Edmond Braja, i cili dyshohet se ka qenë dhe një nga personat kyç, në këtë rrjet të trafikut të qënieve njerëzore. Veç tij në pranga kanë rënë dhe Altin Hasani, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha, të tre efektivë policie.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se personat në fjalë pajiseshin me vizë pune kundrejt shumave nga 500 deri në 1500 euro, dhe më pas e shfrytëzonin Shqipërinë si një pikë kalimi drejt shteteve të BE-së.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB