Aktualitet

Parandalohet krimi në familje, 58-vjeçari në Lushnjë kërcënoi me thikë vajzën e tij

Një 19-vjeçare ka denoncuar të atin në Komisariatin e Lushnjes, me pretendimin se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

k.m.
Parandalohet krimi në familje, 58-vjeçari në Lushnjë
Foto ilustruese

LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka parandaluar një krim të mundshëm në familje. Një 19-vjeçare ka denoncuar të atin në Komisariatin e Lushnjes, me pretendimin se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ky i fundit është arrestuar, ndërsa në dorë kishte ende një thikë, me të cilën 58-vjeçari kishte kërcënuar vajzën e tij.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë,”- thuhet në njoftimin e bluve.

Poll

MOS HUMB