Aktualitet

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Burg për 2 të dyshuarit, gjurmët e ADN-së në makinë i nxjerrin zbuluar

Më pas me 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga policia e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar.

f.t
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Burg për 2 të dyshuarit, gjurmët e
Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu

FUSHË KRUJË-Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas janë paraqitur këtë të enjte në gjykatën penale. Në përfundim të seancës është vendosur masa “arrest në burg” për Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiun. Avokati për mediat mohoi akuzat ndaj dy të arrestuarve.

“Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike të një automjeti, i ngjashëm me atë që u pa në vendngjarje, por nëse është i njëjti, nuk e provojnë dot. Edhe praninë e Ilir Beqarajt nuk arrin të provojë prokuroria. Ai ka qenë në shtëpi. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedh të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”,-tha avokati i të akuzuarve.

Roli i Ilir Beqarajt dhe Edison Haxhiut

Sipas hetimeve rezulton se Ilir Beqaraj i njohur ndryshe edhe me mbiermin Brahimi, dyshohet se ka qenë në rolin e shoferi që ka larguar autorët, nga fshati Hasan ku dogjën edhe automjetin tip 'Land Rover'. Beqaraj, i cili mbante dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari, i arrestuar të mërkurën për atentatin ku u vra Gentjan Bejtja brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk, është personi që ka transportuar 4 atentatorët nga vendi ku u dogj makina e parë “Land Rover Discover” në fshatin Hasan, në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe iu drejtuan fshatit Bubq, Krujë.

Me hapjen e kamerave te sigurisë, është rindërtuar edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se Ilir Brahimi drejtonte 'Golf 7' ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës. Makina 'Golf 7' e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij.

Më pas me 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga policia e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Por identifikimi i automjetit eshtë bërë nëpërmjet targave që i kishin vendosur në bagazh. Pas sekuestrimit brenda automjetit policia ka gjetur edhe disa qese të zeza që përdoren për errësimin e xhamave. Mësohet se brenda automjetit janë marrë edhe profile ADN. Ndërkohë nga ekspertiza ka rezultuar se në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë.

Përsa i përket atentatit të Bejtjas, në polici është shoqëruar edhe Valter Bami, i cili u vu në pranga dhe në kohën kur iu vra kunati pasi dyshohej se kishte gisht në ngjarje. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI

Poll

MOS HUMB