Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, burg për 35-vjeçarin: Maskat i kam qejf, i përdor për Halloween

35-vjeçari para gjykatës ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

F.I
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, burg për 35-vjeçarin:
Argys Kalsi

TIRANË-Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në masën e arrestit me burg Argys Kalsin, 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen me armë të argjendarisë “Luani” në Paskuqan. Kalsi u kapur në Qafë Thanë teksa po mundohej të largohej nga Shqipëri.

Sipas hetimeve, Kalsi u identifikua pas gjetjes së gjurmëve papilare në disa sende të sekuestruara nga policia në fshatin Zagnur, në një zonë të pyllëzuar, disa ditë pas grabitjes. Pas ndalimit në kufi, autoriteteve iu sigurua edhe një mostër ADN-je e 35-vjeçarit, e cila rezultoi se përputhej me gjurmët e gjetura më herët.

Në zonën e pyllëzuar u gjet një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Megjithatë, 35-vjeçari para gjykatës ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

“Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, pasi festoja i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat”-mësohet të ketë deklaruar 32-vjeçari. 

Grabitja ndodhi mesditën e 5 gushtit, ku Kalsi së bashku me një shtatas tjetër ende të pa identifikuar kanë kanosur punonjëset e argjendarisë me një send në dukje armë zjarri dhe kanë marrë bizhuteritë. Gjatë grabitjes, autorët kanë marrë vetëm sende floriri, me një vlerë që, sipas burimeve pranë hetimit, kapin vlerën deri në 1.5 milionë lekët.

Poll

MOS HUMB