Aktualitet

Pretendon se u drogua dhe u abuzua gjatë udhëtimit në Shqipëri! A po bëjnë strategji turistët për të marrë dëmshpërblime?

Burime për ZËRI bëjnë me dije se pas denoncimeve për abuzime mund të qëndrojë një skemë mashtrimi për të përfituar, mbrojtje financiare personale apo dëmshpërblime të majme nëse personi bie viktimë e një krimi, abuzimi apo sulmi gjatë pushimeve jashtë shtetit.

F.I
Pretendon se u drogua dhe u abuzua gjatë udhëtimit në
denoncimi në faqen “momabroad1”

TIRANË-Një denoncim i rëndë u bë publik në rrjetet sociale një ditë më parë, ku një turiste pretendon se është abuzuar nga guida që kishte punësuar gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Denoncimi u publikua në profilin e faqes “momabroad1”, ku pretendohet se gruaja e huaj kishte ardhur në Shqipëri për një udhëtim hiking dhe kishte punësuar një guidë alpine që ushtronte aktivitetin në zonën e Bajram Currit.

Sipas postimit, gruaja pretendon se gjatë udhëtimit me gudinë e Saimir Kalbaj, me bazë në Bajram Curri u drogua dhe më pas e ka abuzuar seksualisht ndërsa ajo ishte pa ndjenja.

“Një grua udhëtoi në Shqipëri për një udhëtim në mal. Ajo punësoi një guidë alpine kombëtare të certifikuar, të quajtur Saimir Kalbaj, me bazë në Bajram Curri. Ajo pretendon se ai e drogoi dhe e abuzoi seksualisht ndërsa ishte pa ndjenja. Më pas, ai i dërgoi emoji me zemra dhe kaloi muaj të tërë duke e manipuluar që të heshtte. Ajo nuk është e vetmja.

Ajo vendosi të thyente heshtjen pasi pa se ai po reklamohej për një tjetër udhëtim, me gra dhe turiste të reja që nuk kishin dijeni për atë që ajo pretendon se kishte ndodhur. Fillimisht, ajo i shkroi një letër. Vetëm për t’u shëruar emocionalisht. Më pas ia dërgoi. Dhe më pas publikoi gjithçka: emrin e tij, rrëfimin e saj dhe historitë e viktimave të tjera.

Sepse, siç ka thënë vetë ajo, pas asaj që i kishte ndodhur, kishte dy zgjedhje: t’i jepte fund atij ose ta demaskonte. Ajo zgjodhi rrugën më të vështirë. Tani ajo pretendon se po kërcënohet nga @yudosk, klubi sportiv me të cilin kishte udhëtuar. Rrëfimi i saj i plotë, përfshirë letrën që i ka shkruar atij dhe historitë e personave të tjerë që pretendojnë se janë viktima, gjendet në lidhjen në biografinë e profilit. Lexojeni. Shpërndajeni. Dërgojani çdo gruaje që njihni dhe që udhëton. Dërgojani çdo grupi hiking-u ku bëni pjesë. Shpërndajeni kudo. Ajo zgjodhi rrugën më të vështirë, në mënyrë që gruaja e radhës të mos kishte nevojë ta bënte këtë”, thuhet në postimin e momabroad1.

Pretendon se u drogua dhe u abuzua gjatë udhëtimit në

Pretendon se u drogua dhe u abuzua gjatë udhëtimit në

Rasti është shpërndarë në rrjetet sociale me thirrje që historia të bëhet e njohur veçanërisht mes grave që udhëtojnë vetëm dhe grupeve që organizojnë aktivitete hiking, por nuk ka një denoncim në Polici apo provë lidhur me rastin, veç denoncimit në rrjete sociale. Pas publikimit të rastit, burime për ZËRI bëjnë me dije se pas denoncimeve për abuzime mund të qëndrojë një skemë mashtrimi për të përfituar 'insurance', konkretisht: mbrojtje financiare personale apo dëmshpërblime të majme nëse personi bie viktimë e një krimi, abuzimi apo sulmi gjatë pushimeve jashtë shtetit.

Turisti duke denoncuar një "abuzim" apo ngjarje të rëndë, kompania e sigurimit mund t'u rimbursojë të gjithë koston e pushimeve. Në një rast konkret të rrëfyer për ZËRI, turisti kishte kërkuar vetëm fletën e denoncimit për të tërhequr lekët. 

Kjo strategji nga turistët në vende të huaja është mjaft e përhapur, ku siguracioni iu mbulon çdo trajtim të shtrenjtë mjekësor apo seancë terapie që turisti pretendon se i duhet pas ngjarjes. Deri në këto momente gruaja që pretendon se është abuzuar nga gudia në Shqipëri ende nuk ka bërë kallëzim pranë autoriteteve shqiptare apo ambasadës së vendit të saj.

Poll

MOS HUMB