Aktualitet

Plagoset 49-vjeçari në Delvinë, para një jave goditi me thikë nipat e autorit në Sarandë

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa pritet që të zbardhen në vijim.

F.I
Plagoset 49-vjeçari në Delvinë, para një jave goditi me
FOTO ILUSTRUESE

DELVINË-Një plagosje me thikë ka ndodhur në Delvinë, ku Xhike Hita, 49 vjeç është transportuar drejt spitalit me lëndime në fytyrë. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes, Lekan Tozo ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Raportohet se ngjaraj e sotme e ka zanafillën nga një konflikt i ndodhur një javë më parë në Sarandë, ku Hita është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta e thikë nipat e 46-vjeçarit Lekan Tozo. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, gjatë një konflikti në rrugë, në lagjen "9 Tetori", për motive të dobëta, shtetasi L. T., 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin Xh. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

46-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB