Aktualitet

'Burgosi' familjen, masa që kërkon Prokuroria për Jetnor Zhabolin

Organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për 35-vjeçarin.

D.XH
'Burgosi' familjen, masa që kërkon Prokuroria për
Jetnor Zhaboli

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit me burg për Jetnor Zhabolin, deri në publikimin e një ekspertize mjeko-ligjore, për të përcaktuar gjendjen mendore të 35-vjeçarit. Zhaboli u arrestua, pasi mbante të mbyllur familjarët e tij.

Kërkesa është bërë zyrtare nga Prokuroria, ndërsa gjykata do të vendosë për të riun të hënën në orën 09:30 minuta. 35-vjeçari iu ndalonte komunikimin me persona të tjerë, nënës, bashkëshortes, fëmijëve, si dhe dyshohet se ushtronte dhunë fizike e psikologjike mbi ta.

Policia tha se i riu ka vendosur kamera kudo në banesë dhe përgjonte gjatë gjithë kohës. Duke pasur parasysh ngjarjen, hetuesit thonë se nuk përjashtojnë pistën se Zhaboli mund të vuajë nga problemet e shëndetit mendor.

Ekspertë të fushës pritet që të kryejnë ekspertizën e gjendjes mendore të tij, për të zbardhur nëse veprimet e tij kanë ardhur nga ngarkesat emocionale ose psikologjike. Rasti i rëndë u zbulua pak ditë më parë, teksa Jetnor Zhaboli mbante të izoluar familjarët e tij, duke i përgjuar me kamera. Bashkëshortja e 35-vjeçarit kishte tentuar të vrasë veten./ZËRI/

Poll

MOS HUMB