
Aksident ne Rrugen e Arbrit
BULQIZË – Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në vendin e quajtur Qafa e Buallit në Rrugën e Arbrit.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, shoferët e secilit automjet janë dërguar në Spitalin e Bulqizës.
Përplasja ka qenë e fortë, teksa një nga makinat është përmbysur. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po heton aksidentin./ZËRI/
Poll