Aktualitet

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është 'Shevali007' që strehohet në Dubai, foto krah Ervin Matës, Cllevios e Presidentëve shqiptarë

Ai është strehuar në Dubai, vend ku si duket pret dhe miqtë e të njohurit e tij, takime të cilat nuk e ka aspak problem t’i pasqyrojë dhe në rrjetet sociale.

F.m
Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi, Ervin Mata, Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj

TIRANË- Sheval Muaremi është shpallur në kërkim nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohet se është kreu i një grupi kriminal që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës dhe është përfshirq në vrasje të shumta. Një prej tyre është edhe vrasja e shqiptarit Shyqyri Beu, i njohur dhe si Riku Beu nga Kavaja, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në Maqedoninë e Veriut në maj të vitit 2020, dy muaj pasi ishte zhdukur pa gjurmë.

Beu ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë dhe shërbente si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilin kishte udhëtuar dhe drejt Maqedonisë së Veriut, ku u vra me armë zjarri e u gropos.

Por kush është Sheval Muaremi?

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të dhe shpalljes në kërkim, Sheval Muaremi apo siç i pëlqen ta thërrasin Shevali007 ka një jetë mjaft aktive. Por, duhet thënë, jo në Maqedonië të Veriut, as në Shqipëri e Kosovë.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi

Ai është strehuar në Dubai, vend ku si duket pret dhe miqtë e të njohurit e tij, takime të cilat nuk e ka aspak problem t’i pasqyrojë dhe në rrjetet sociale.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi

Një prej tyre që ka postuar edhe vetë krah Shevali007 është Kleviol Ahmeti, i njohur dhe si Cllevio. Dyshja shihet që frekuentohen shpesh e madje darkojnë bashkë.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi dhe Cllevio
Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi dhe Cllevio

Në një nga këto darka, në foton e siguruar nga ZËRI, u është bashkuar dhe një tjetër person, gjithashtu i akuzuar si kreu i një grupi kriminal, shqiptari Kreshnik Farruku.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi, Kreshnik Farruku dhe Cllevio

Rrethi i Sheval Muaremit është akoma më i gjerë dhe kap majat e trafikantëve që kërkohen dhe në Shqipëri. Një prej tyre është edhe Ervin Mata, i njohur dhe si ‘boli’ i kokainës dhe ish-i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, i cili tashmë është shpallur në kërkim për trafik droge.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Ervin Mata dhe Sheval Muaremi

Aktori i humorit Bes Kallaku ka qenë një prej emrave që ka kaluar kohë krah Shevalit në Dubai, gjë kjo që është gjithashtu e dokumentuar në foto.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Bes Kallaku dhe Sheval Muaremi

Megjithatë, rrethi i 'mafiozit të Gërçaçit', fshatit ku dhe ka lindur Shevali, është zgjeruar akoma më tej, pasi i shpalluri në kërkim për vrasje e trafik droge, ka arritur të shtrëngojë duart edhe me krerë shteti.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Sheval Muaremi

Dy prej tyre janë Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta.

Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Ish-Presidenti Ilir Meta dhe Sheval Muaremi
Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është
Ramush Haradinaj duke shtrënguar dorën me një prej anëtarëve të grupit të Shevalit, i njohur si Zhilla
Poll

MOS HUMB