
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një pjesë të letrës së bashkëshortes së Jetnor Zhabolit, e cila vuante "ngujimin" nga i shoqi. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Kjo Javë”, gazetarja Klodiana Lala tregoi se e reja kishte shkuar një letër lamtumire për familjarët dhe fëmijët e saj, pasi duket se nuk po e përballonte dot jetesën nën dhunën fizike dhe presionin psikologjik. Meraku i saj i vetëm ishin fëmijët e saj, më i vogli 3 vjeç, ndërsa vajza e madhe 9.
“Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë. Faleminderit për gjithçka, po ju lë fëmijët amanet. Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot këtë stres,”-shkruhet në një prej letrave.
Pjesë nga intervista:
Klodiana Lala: Fakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.
Pyetje: Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?
Klodiana Lala: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës./ZËRI