
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 35-vjeçarit Jetnor Zhabolli, pasi mbante të mbyllur në shtëpi bashkëshorten, nënën e tij dhe vazjën e mitur. Bashkëshortja e 35-vjeçarit ka deklaruar në prani të psikologes se prej një viti e gjysmë jeton si në burg.
Ndër të tjera, gruaja e 35-vjeçarit tregon se ai merrte çelësin sa herë që ditle nga shtëpia në mëngjes dhe ajo nuk kishte asnjë komunikim me botën e jashtme, madje as me familjarët e saj. Në dëshminë tronditëse thuhet se Zhabolli ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve.
Dëshmia:
"Bashkëshortja ka deklaruar se, ka prej nje vite e gjysmë qe jeton si ne burg, dhunohet dhe nuk ka kallezuar per shkak se e do burrin e saj Jetnor Zhaboli. Ka nje vite e giysem qe jeton ne banese me kamera, pa drite, nuk del vetem, nuk ka telefon dhe e mban te izoluar ne banese”, thuhet në procesverbalin e sigurua nga newsbomb.al.
Gjate githe kesaj kohe nuk di gje per familjen e saj pasi ja ka nderprerë komunikimet. E ka dhunuar shpesh herë por nuk ka kallezuar këte fakt pasi e do burrin e saj. E ka goditur para dy ditësh tek shtëpia e vjehrrit me shkelmë ne shpatull pasi e akuzon se ajo flet me muret. Nuk ka asnje dokument identifikimi pasi bashkeshorti ja ka marr. Ka prej nje vite e giysem që perjeton kete situatë dhe nuk mundet me.
Ka kamera te levizshme ne banese, ka bllokues valesh, alarme, ka kamera te levizshme dhe ja vendos tek komodina e dhomes kur fle gjume eshte e monitoruar, e kontrolluar do moment. Shton se banesa ne korridor ka kamera te vendosur ne korridor, kurse pjesa tjeter eshte me kamera te levizshme. Ka blerë dhe aparat qe gjurmon valet. Gjate konflikteve dhe dhunes se ushtruar ndaj saj kane qënë prezente femijet e tyre”.
Në procesverbal dhe nga këqyrja e jashtme e shtetases në fjalë, në pjesë e shpatullës është konstatuar një shenjë e madhe e mavijosur. Pavarësisht kësaj sjellje dhe dhunës, bashkëshortja e të arrestuarit thotë se ai nuk përdor drogë apo medikamente të tjera. Në dëshmi del dhe një detaj tjetër tronditës për dy fëmijët e çiftit. Ajo është shprehur se Jetnor Zhaboli me vajzën e mitur 9 vjeçare sillet shumë mirë, kurse djalin 3 vjeçar e urren dhe e shikon me përçmim, sepse mendon se është “i racës së saj”.