Aktualitet

Avokati Mëngjesi doli nga koma, e motra: U zgjua nga një ëndërr e keqe, Zoti do e ngrejë në këmbë (Mesazhi i falenderimit)

Prej datës 4 Qershor, avokati Mëngjesi u transportua në një spital privat në Athinë, ku fatmirësisht dy ditë më parë doli nga gjendja e komës

E.K
Avokati Mëngjesi doli nga koma, e motra: U zgjua nga një
sokol dhe ida mengjesi

TIRANË- Pas disa javësh në agoni dhe në ankth për jetën dhe shëndetin e tij, avokati Sokol Mëngjesi doli dy ditë më parë nga gjendja e komës, teksa po trajtohet në një spital privat në Greqi. Në një mesazh në rrjetet sociale, e motra e tij, Ida Mëngjesi, ka falenderuar të gjithë shqiptarët për lutjet e tyre, ndërsa thotë se avokati më në fund është zgjuar nga ëndrra e keqe e këtyre ditëve të kobshme.

Postimi i plotë:

Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!

Avokati u dhunua më 29 Maj, pasi la djalin e tij në kopsht. Për ngjarjen janë në burg dy persona, Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizatori i sulmit, si dhe Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes. Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku mbeten në kërkim nga policia. Shkak u bë një konflikt për një pronë në zonën e Liqenit të Thatë. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB