Aktualitet

U dhunua një ditë më parë, ja gjendja shëndetësore e punonjësit të Bashkisë Shkodër

49-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun.

f.t
U dhunua një ditë më parë, ja gjendja shëndetësore
foto ilustruese

SHKODËR- Ermal Dizdari, prej 24 orësh ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se aktualisht 49 vjeçari, është koshient, ndodhet në pavion por gjëndja e tij shëndetësore ende nuk e kaluar rrezikun.

Ermal Dizdari, 49 vjeç, punonjës pranë Zyrës së Prokurorimeve në Bashkinë Shkodër, u sulmua në afërsi të banesës së tij, në lagjen 'Salo Halili' nga dy persona të paidentifikuar, mengjesin e 13 qershorit 2024. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB