
SHKODËR-Një zjarr ka rënë në tregun e sendeve të përdorura në Shkodër në Lagjen Perash. Flakët të favorizuara nga era po rrezikojnë banesat. Forca të shumta zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Policia ka njoftuar se po punohet për evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.




Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e ndezjes së këtij zjarri./ZËRI