
TIRANË-Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se koordinatori amerikan Kundër Korrupsionit Global, Richard Nephew, do të udhëtojë në Malin e Zi, Lituani dhe Shqipëri në datat 16-21 qershor. Departamenti i Shtetit njofton se vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit.
Vizita e tij do të nënvizojë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e vazhdueshme të përbashkëta.
Më 16-17 qershor, Koordinatori Nephew do të vizitojë Podgoricën, Malin e Zi për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Më 18-19 qershor ai do të jetë në Vilinus, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet aty me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile./ZËRI