
ITALI- Guardia di Finanza në emër të Prokurorisë së Reggio Emilia, ka nisur një hetim në lidhje me parregullsitë e dyshuara në caktimin e drejtpërdrejtë të kontratave publike për kompaninë 'Reggio Emilia' që operon në sektorin e depozitimit të mbetjeve. Mediat e huaja raportojnë se drejtori i AMIA Verona s.p.a Ennio Cozzolotto dhe një nga bashkëpunëtorët e tij janë përfshirë në një maksi hetim nga Guardia di Finanza e Reggio Emilias për korrupsion dhe shfrytëzim prostitucione.
Shoqërime, dhurata dhe shampanjë në këmbim të kontratave të manipuluara është hipoteza akuzuese. Nga hetimet u caktuan 5 masa sigurie (një arrest shtëpie dhe katër masa ndaluese), nga të cilat tre zyrtarë publikë.
Sipërmarrësi nga Reggio Emilia përdorte forma të ndryshme korrupsioni, si pagesa me para në dorë, dhurata dhe mikpritje në hotelet apo vilat që zotëronte, si dhe organizonte darka me eskorta, ofronte bileta për ndeshje futbolli dhe kupona me benzinë dhe ofronte punë të paguara për jashtë të punësimit publik. Si rrjedhim, sipërmarrësi u akuzua për shfrytëzim prostitucioni pasi kishte përdorur shoqërimin si instrument korrupsioni.
Sipas Guardia di Finanza, Cozzolotto dhe bashkëpunëtori i tij, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kishin favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë “Ecologia soluzione ambiente Spa of Reggio”, duke prishur procedurat administrative. U kontrolluan zyrat e të dyve, si dhe shtëpitë e tyre. Në qendër të hetimit, është në veçanti, një tender i dhënë në mënyrë “direkte” duke caktuar një kontratë me një çmim fillestar prej 180 mijë euro.
Kush është Ennio Cozzolotto
Kompania “AMIA” është një nga dy ortakët e shoqërisë publike “AGSM holding”, e cila nga ana e saj zotëron 49 përqind të kompanisë publike të përpunimit të mbetjeve, “Eco Tirana”. Ennio Cozzolotto është drejtuesi i kompanisë 'AMIA'.

Në vitin 2020 ai u arrestua si pjesë e skandalit të Ndraghetas që përfshiu Bashkinë e Veronës dhe ish kryebashkiun e atëhershëm Flavio Tossi. Por pas arrestit, akuzat ndaj Cozzolottës ranë në apel. Si rrjedhim ai u kthye sërish në drejtim të AMIA Verona S.p.a, post të cilin ka vazhduar ta mbajë deri më tani.
Por kohët e fundit Cozzolotto dhe AMIA Verona janë vënë sërish nën hetim nga prokuroria italiane për korrupsion me tenderat publikë në Bashkinë e Veronës, ndërkohë që në Tiranë biznesi i Eco Tirana vazhdon si normalisht duke fituar 1-1.5 milionë euro neto nga taksapaguesit shqiptarë. /ZËRI