Aktualitet

U arrestua për dhunë në familje, Apeli liron nga burgu djalin e Nehat Kullës

Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babait të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës

f.t
U arrestua për dhunë në familje, Apeli liron nga burgu djalin e
Robert Kulla

TIRANË- Gjykata e Apelit ka zbutur masën për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës të njohut si 'gjenerali', të arrestuar për dhunë në familje. Apeli ka vendosur masën në arrest shtëpie për Kullën. Më herët Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën. Ai u denoncua nga njerka për dhunë në familje, për shkak të problemeve për pronësinë e vilës që i përkiste gjeneralit. Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babait të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës, ku të dy pretendojnë pronësi pas vdekjes së Nehat Kullës.

NJOFTIMI:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi kallëzimin e shtetases me iniciale L. K, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasiit me iniciale R. K, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë  ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim, shtetasin me iniciale R. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024, ka vendosur:

Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit K.
Caktimin si masë së sigurimit personal ndaj personit nën hetim K atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.
Urdhërohet policia gjyqësore që ta çojë menjëherë në një institur paraburgimi personin nën hetim K.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale R. K, i cili kërkoi prishjen e vendimit, lirimin e menjëhershëm pasi nuk e ka kryer veprën penale. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:

– Caktimin ndaj të dyshuarit R. K të masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin R. K të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit R. K nga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Tiranë, më 14.06.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Çështja e pronës

Robert Kulla e kërkon si trashgimtar banesën dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Nehat Kulla, i njohur me nofkën “Gjenerali” ka qenë kreu i një banda kriminale në vitin 1997, që vepronte në periferi të Tiranës, kryesisht në Tufinë. Gjatë vitit 1997, ai arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë. Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në Qershor të 2020-ës si pasojë e disa sëmundjeve. Ai ishte i dënuar për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve polic pranë komisariatit 4 në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB