PAMJET nga një tjetër kënd/ Autorët e lënë pa ndjenja avokatin, largohen me vrap

TIRANË-ZËRI ka siguruar pamjet nga një tjetër kënd i i sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhunës nga tre persona ndodhet në intubim. Në videon e siguruar teksa avokati Sokol Mëngjesi shihet i shtrirë në tokë, dy prej autorëve afrohen drejt tij dhe fillojnë ta godasin me shkelma. Më pas ata largohen me vrap duke e lënë pa ndjenja.
Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia. Po ashtu organizator i sulmit Dritan Nano është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim.
/ZËRI
Dalin pamjet e dhunimit të Sokol Mëngjesit, avokati po qendronte te dera e kopshtit kur u godit nga autorët

TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet nga momenti i sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi. Në pamjet e publikuara avokati shihet teksa del nga ambjentet e kopshti dhe papritur sulmohet nga autorët. Në videon e siguruar nga ZËRI, shites se pasi autorët e kanë goditur me dorezë hekuri në kokë, Mëngjesi ka rënë menjëherë në tokë dhe tre persona vazhdojnë ta godasin me shkelma.
Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia. Po ashtu organizator i sulmit Dritan Nano është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim.
/ZËRI
Berisha: Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, politik

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrtike, Sali Berisha reagoi mbrëmjen e kësaj të mërkure në lidhje me dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili mbron dhe atë në lidhje me akuzat e ngritura për privatiimin e ish-kompleksit "Partizani". Nga dritarja e banesës, Berisha akuzoi qeverinë, që sipas tij ka fuqizuar krimin, i cili goditi sot dhe Mëngjesin. Gjatë fjalës së tij, Berisha e quajti Sokol Mëngjesin "luftëtar" dhe mbrojtjes të ligjit. Sipas Berishës, sulmi ndaj Sokol Mëngjesit është goditje e mirëfilltë politike.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju demokrateve dhe demokratëve të pamposhtur, qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të kauzës tonë të madhe. Të dashur miq, sot krimi i mbështetur, i mbrojtur, i fuqizuar nga qeveria e krimit, goditi një prind tek dërgonte fëmijën në kopsht. Goditi një akademik, profesor. Goditi një qytetar me integritet. Një njeri të virtytshëm, një shërbëtor të shkëlqyer të qytetarëve të vendit. Goditi profesor Sokol Mëngjesin. Të dashur miq, Sokol Mëngjesi është nga ata intelektualë që studioi jashtë, por u kthye t’i shërbejë vendit të vet dhe qytetarëve të tij. T’u shërbejë atyre me dinjitet. Ai është një personalitet në botën akademike shqiptare. Një specialist i shquar në fushën e tij. Por ai është një luftëtar i të vërtetës dhe ai pagoi sot betejën e tij për të vërtetën, për ligjin, për të drejtën. Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht.
Në fakt ai është në gjendje serioze sonte. Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij. Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha. Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.
Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike. Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë. Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri./ZËRI
DETAJE/ Fitoi gjyqin për pronat ku u ndërtuan kullat te digat e liqenit, Nano nuk pagoi avokatin

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku katër persona dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi. E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasjoë e pagesës së një gjyqi që avokati e kishte fituar. Bëhet fjalë për procesin gjyqësor për pronat ku u ndërtuan kullat te digat e liqenit.
Çështja e pronës
Tetë trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi kanë fituar procesin gjyqësor për pronën. Paraprakisht, të gjithë kanë firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos. Në vijim të situatës avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Ky i fundit i gjendur para përballjes gjyqësore, dyshohet se ka organizuar dhunimin barbar të Sokol Mëngjesit.
Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia, ndërsa për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim. /ZËRI
Bashkë me tre të tjerë dhunuan avokatin, një nga autorët futbollist, ja me kë luante

TIRANË- Romario Tabaku, i shpallur në kërkim këtë të mërkurë si autor i dhunimit barbar të avokatit Sokol Mëngjesi raportohet se më parë ka qenë futbollist. Siç bëhet me dije, Tabaku ka një vit që është shkëpur nga fusha e blertë ku ka luajtur me skuadrën e Tërbunit të Pukës. Tabaku së bashku me Dorian Alian, Drivald Alian dhe Elton Kasajn dhunua barbarisht me leva avokatin Sokol Mëngjesin në zonën ish-Bllokut. Sipas Policisë, pas ngjarjes, Tabaku i ka shoqëruar autorët me një makinë e "Audi" dhe më pas ata janë ndarë në dy grupe./ZËRI
Dhunimi i avokatit/ Autorët e thurën planin para 1 muaji! Vocaj: Tabaku i largoi me 'Audi' pas ngjarjes (ITINERARI)

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të mërkurë në lidhje me dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat bën me dije se katër autorët, Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj janë takuar një muaj përpara për të thurur planin për dhunimin e Mëngjesit. Ndërkohë Romario Tabaku ka pasur rolin e transportuesit. Ai i ka larguar ata me një makinë tip "Audi" nga vendi i ngjarjes. Më pas janë ndarë.
Voacaj bëri me dije se dhunimi ka ndodhur për shkak të detyrës së Mëngjesit si avokat, ndërsa gjithçka ka nisur si pasojë e një gjyqi për një pronë në Tiranë. Ndërkohë pak minuta më parë është vetëdorëzuar në polici, njëri nga autorët Dorian Alia. Ndërkohë Vocaj bëri me dije se organizuar i sulmit ndaj avokatit është Dritan Nano, tashmë i shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.
Tonin Vocaj: Autorët nuk janë të paguar por autorët janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin. Janë takuar një muaj më para, para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen. Pas ngjarjes, autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njeri ka lëvizur me një Audi, ndërsa autorët e tjerë kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar në zonën e Astriti./ZËRI
U dhunua barbarisht, Vocaj: Mëngjesi u sulmua për shkak të detyrës! Dritan Nano është organizatori

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se Sokol Mëngjesi është dhunuar për shkak të detyrës së tij si avokat. Në një konferencë për mediat, Vocaj tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të një gjyqi që lidhej me pronësinë e një prone, gjyq që e kanë fituar qytetarët që përfqësoheshin nga avokati Mëngjesi. Vocaj shprehet se pala fituese, jo të gjithë, por një pjesë nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Sipas Policisë, organizator i sulmit është Dritan Jano. Ky i fundit është shopqëruar në polici dhe po merret në pyetje.
Tonin Vocaj: Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”. Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publik”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit penal./ZËRI
EMRI/ Vetëdorëzohet një nga autorët që dhunoi Sokol Mëngjesin

TIRANË- Dorian Alia, një nga autorët e përfshirë në dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi është vetëdorëzuar pak minuta më parë në polici. Lajmin e bëri me dije Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj gjatë një konference për mediat. Ai tashmë po merret në pyetje. Vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje. Në ndihmë të Policisë kanë shkuar dhe forcat RENEA.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Aresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim.
/ZËRI
Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia jep 20 mijë euro shpërblim për 'kokën' e autorëve

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jep informacion për autorët që mëngjesin e kësaj të mërkure dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi. Gjatë deklaratës për mediat Kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Sipas tij autorët nuk janë paguar pasi kanë lidhje me njëri-tjetrin. Shkak për ngjarjen është bërë një gjyq për një tokë, të cilin e kanë fituar qytetarët që përfqësoheshin nga Sokol Mëngjesi.
Tonin Vocaj: Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp)./ZËRI
Me kapele duke vrapuar, del FOTOJA e dy prej autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

TIRANË-Është publikuar fotoja e dy prej tre personave që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, sulm i ndodhur në orën 8:30 minuta të mëngjesit. Autorët shihen duke u larguar me vrap, pasi e kanë lënë pa ndjenja avokatin Mëngjesi.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë djeni për ngjarjen. Njëri prej tyre raportohet të jetë vëllai i një prej autorëve. Ai po pyetet nga policia mbi të vëllain, për vendet ku ai frekuenton si dhe do kërkohet negociata me qëllim vetëdorzimin ne polici.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim./ZËRI
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Policia shoqëron dy persona, mes tyre vëllai i njërit prej autorëve

TIRANË-Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Policia e Tiranës shoqëron dy persona. Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët. Një prej tyre dyshohet se është vëllai i një prej autorëve të ngjarjes. Raportohet se ai po pyetet nga policia mbi të vëllain, për vendet ku ai frekuenton si dhe do kërkohet negociata me qëllim vetëdorzimin ne polici.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim./ZËRI
Avokati i Popullit dënon sulmin ndaj Sokol Mëngjesit: Është prekur besimi i qytetarëve

TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi. Përmes një njoftimi, Avokati i Popullit shkruan se ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, duke minuar parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.
"Dhuna ndaj avokatëve është e papranueshme dhe përbën një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Avokatët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe në sigurimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Sulmet ndaj tyre cënojnë jo vetëm integritetin e tyre fizik dhe profesional, por edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Avokati i Popullit kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse dhe një hetim të shpejtë, të plotë e të paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre. Avokati i Popullit qëndron në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi dhe me të gjithë avokatët që përballen me sfida dhe rreziqe në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale,"-thuhet ne reagim.
Si pasojë e dhunës avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij mëngjesin e sotëm. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim. Mëngjesi u sulmua nga 3 persona, të veshur me të zeza dhe me kapele, menjëherë sapo la fëmijën e tij të mitur në kopshtin që ndodhet në zonën e ish-Bllokut./ZËRI
Përkeqësohet gjendja e avokatit Mëngjesi, futet në intubim. Dëshmitarja: Ishte i pavetëdijshëm, gjaku i rridhte poshtë kokës

TIRANË- Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mësohet se Mëngjesi po mbahet i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe është në gjendje të pavetëdijshme. Ai ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, nga 3 persona, 1 prej të cilëve është identifikuar nga policia, por nuk është vënë ende në pranga. Mëngjesi u sulmua nga 3 persona, të veshur me të zeza dhe me kapele, menjëherë sapo la fëmijën e tij të mitur në kopshtin që ndodhet në zonën e ish-Bllokut.
Ndërkohë që për Syri.tv ka dhënë detaje një grua që ka qenë dëshmitare e skenës së rëndë. Ajo thotë se Mëngjesi është sulmuar në derën e kopshtit, ku kishte lënë djalin e tij të mitur. Dëshmitarja shprehet se Mëngjesi ka qenë i shtrirë në tokë, deri në mbërritjen e punonjësve të policisë dhe ambulancës. Gruaja tregon që Mëngjesi ka qenë në gjendje të pavetëdijshme, ndërsa i rridhte gjak nga pjesa e pasme e kokës.
Dëshmitarja: Ishte ora tetë e gjysmë e mëngjesit. Zotëria solli djalin në kopsht dhe kur po dilte nga kopshti (djali ishte futur brenda), tek dera - nuk e pashë fiks kur e qëlluan, por zotëria u shtri te dera e kopshtit. Kam parë momentin që zotëria ishte i shtrirë.
Pyetje: Pasi keni parë këtë moment, keni parë personat rreth tij që ushtruan dhunë?
Dëshmitarja: Njëri nga tre personat që ishin, që ishin bashkë, ishte afër zotërisë edhe mori rrugën...
Pyetje: Çfarë veprimesh bënte në atë moment?
Dëshmitarja: Bëri çik si me ... Nuk e di a i foli apo s’i foli se i pa nga sipër dhe iku.
Pyetje: Kur dolët ju, e gjetët të shtrirë, a përmendej, fliste?
Dëshmitarja: Absolutisht. Ishte pa ndjenja. Kam qenë e para që e kam parë nga sipër. Filloi gjaku t’i rridhte nga poshtë kokës. Shumë pak ishte në fytyrë, por jo i dëmtuar. Nuk kishte fare. Pika gjaku, u gjakos poshtë. Njoftuan njerëzit Policinë. Policia erdhi para ambulancës. Pak minuta pas policëve erdhi edhe ambulanca. Në kohën që erdhi ambulanca filloi të përmendej.
Pyetje: Tha diçka?
Dëshmitarja: Absolutisht.
Pyetje: Dëgjuat nga autorët, personat që ushtruan dhunë, diçka që të artikulohej?
Dëshmitarja: Jo jo, fare.
Pyetje: Kishte fëmijë të pranishëm në momentin që ndodhi ngjarja?
Dëshmitarja: Po, kishte. Jo afër fëmijë. Filluan njerëzit u larguan, fëmijët brenda, rrinin në perimetër, një çikë larg. Kishte njerëz plot. Plot. Prindër, njerëz, makina që lëviznin shpejt.
Pyetje: Zotëria që u dhunua, e kishte lënë djalin në kopsht?
Dëshmitarja: Djali ishte futur. Ishte futur në kopsht. Djali nuk pa gjë për mendimin tim. Nuk kishte kalama në oborr të kopshtit. Ai po dilte nga kopshti që të ikte. Më duket se me motorr ishte zotëria, më thanë, por që nuk jam 100% e sigurt. Me motor kishte ardhur të sillte djalin në kopsht.
/ZËRI
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Dhoma e Avokatisë: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja

TIRANË- Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar këtë të mërkurë, pak orë pas dhunimit barbar të avokatit Sokol Mëngjesi në Tiranë. Në reagimin e saj DHASH, kërkon nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen, ndërsa shton se dhuna ndaj Mëngjesit, nuk është një rast i izoluar duke sjellë në vëmendje dhunimin e një avokati në Lezhë. Sipas Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, kërcënimi i avokatëve, sidomos për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cënon rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijon situata të vështira që duhen të vlerësohen maksimalisht. Mëngjesi është avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani", që po hetohet nga SPAK.
Reagimi:
Dhoma e Avokatise se Shqiperise shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunen e rende fizike te ushtruar, mengjesin e dites se sotme, ndaj avokatit Sokol Mengjesi, anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Avokati eshte goditur disa here ne koke me leve dhe per shkak te plageve te marra eshte shtruar ne spital. Ky nuk eshte rast i izoluar i ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqiperi, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati ne Dhomen e Avokatise Lezhe, ne muajin Prill te ketij viti.
Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht. Bazuar sa me siper Dhoma e Avokateve te Shqiperise i kerkon autoriteteve zyrtare te kryejne nje hetim te plote dhe te pavarur brenda nje kohe sa me te shkurter lidhur kete ngjarje te rende.
Njekohesisht garantojme te gjithe avokatet ne Republiken e Shqiperise se Dhoma e Avokatise e Shqiperise do te jete ne krah te cdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfardo lloji nga kushdo qofte, pavaresisht se nga kush dirigjohet dhuna. Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre./ZËRI
Dhunimi i avokatit Mëngjesi, Balla i kundërpërgjigjet familjes "Berisha": Po viktimizoheni!

TIRANË- Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi për Partinë Demokratike është një akt i porositur nga qeveria dhe nga kryeministri Edi Rama. Por përgjigje kanë marrë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në një reagim zyrtar, Balla tha se deri më tani Policia e Shtetit kishte identifikuar një prej autorëve dhe po punonte për kapjen e tij, ndërsa nuk la pa komentuar edhe akuzat e PD dhe familjes Berisha. Ndër të tjera, Balla shkoi se e gjithë kjo situatë e krijuar po përdoret për t'u viktimizuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!/ZËRI
Nuk mbante maskë, identifikohet një prej autorëve që dhunuan avokatin Mëngjesi, policia s’e gjen në banesë

TIRANË- Është identifikuar një prej autorëve që dhunuan mëngjesin e sotëm, në zonën e ish-Bllokut, avokatin Sokol Mëngjesi. Identifikimi i autorit është bërë pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërsa policia po punon për identifikimin e dy personave të tjerë që janë përfshirë në dhunimin e mëngjesit.
Gjithashtu nga kamerat e sigurisë është bërë e mundur dhe zbulimi i mjetit me të cilin kanë lëvizur autorët. Burime nga policia bëjnë me dije se autori që është identifikuar prej tyre, nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit.
Mësohet se Mëngjesi i ka njohur autorët, pasi fillimisht ka biseduar me ta, dhe më pas e kanë sulmuar me sende të forta, dhe me leva, duke i shkaktuar plagë në kokë. Dyshohet se ai është mbajtur nën vëzhgim prej tyre dhe është sulmuar menjëherë pasi ka lënë djalin e mitur në kopsht. Aktualisht Mëngjesi ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku është duke marrë ndihmën mjekësore. /ZËRI
Dhunimi i avokatit Sokol Mëgjesi, PD: Ishte urdhër nga shteti

TIRANË- Partia Demokratike ka dalë me akuza për rastin e dhunimin të avokatit të kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Në një deklaratë për shtyp ka dalë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo. Kjo e fundit në emër të Partisë akuzoi kryeministrin Edi Rama se është "urdhëruesi" i sulmit ndaj avokatit.
Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo:
Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.
Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të renda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale. Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal./ZËRI
Avokati i të atit u dhunua me leva, Argita Malltezi i shkon në spital Sokol Mëngjesit: Është në reaminacion

TIRANË- Argita Malltezi ka shkuar në Spitalin e Traumës, aty ku është shtruar avokati i babait të saj, Sokol Mëngjesi. Ky i fundit është dhunuar me levë dhe përforcues grushti, nga tre persona ende të paidentifikuar. Përveç Malltezit, brenda ambienteve të spitalit të Traumës ndodhen edhe kolegët Genc Gjokutaj dhe Klodian Skënderi.
Në një prononcim për "Top Channel", Malltezi tha se avokati është sulmuar për shkak të detyrës, duke shtuar se nuk ka komunikuar dot me të për shkak se ishte në reaminacion.
"Avokati u sulmua për shkak të detyrës. Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është. Nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ai është në reanimacion nuk e takova dot por fola me familjarë dhe mjekë. Duhet të presim për të parë gjendjen e tij,"- tha Malltezi.
Deri më tani, raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e stabiluzuar, pavarësisht se avokati ka marrë 2 fraktura në kokë, por pritet që t'i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera./ZËRI
Dhunohet me leva avokati Sokol Mëngjesi/ Pala që ndërtoi te Liqeni, s'pranoi ta paguante, ndalohet porositësi, në kërkim 3 autorët
Dhunimi barbar i Sokol Mëngjesit, autorët i bënë pritë sapo la djalin në kopësht

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, paraditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Mësohet se dhuna ndaj avokatit ka qenë barbare, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorëve.
Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berishës, së bashku me avokatin Genc Gjokutaj. Policia në njoftimin zyrtar për ngjarjen tha se Mëngjesi është dërguar në spital në gjendje të stabilizuar.
Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital.
Mësohet se ai ka fraktura në kokë dhe dertime në trup, por për momentin është në urgjencë në gjendje të stabilizuar. /ZËRI
Dhunohet me leva avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi
TIRANË- Sokol Mëngjesi, një prej dy avokatëve të kryedemokratit Sali Berisha është dhunuar me levë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8.50, pranë zonës së ish-Bllokut në Tiranë, ku disa persona të paidentifikuar ende sulmuan avokatin. Detajet e para lidhur me gjendjen e tij shëndetësore i ka dhënë Policia, e cila njofton se për momentin ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani mendohet se kanë qenë 3 persona që kanë sulmuar avokatin, por ende asnjë prej tyre nuk është identifikuar. Lidhur me atë që ka ndodhur, do të merret një deklarim edhe nga vetë avokati, sapo të jetë i aftë që të flasë për të dhënë dëshminë e tij. Ndërkohë që deri më tani, ende nuk ka asnjë reagim nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe as nga avokati tjetër i tij, Genc Gjokutaj.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI