U ftua për herë të parë në Kombëtare, kush është Medon Berisha, 'surpriza' e Sylvinhos në Euro 2024

TIRANË- Medon Berisha ishte surpriza e kësaj të hëne e trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho. 20-vjeçari është pjesë e listës së 27 lojtarëve që do të deputojnë me fanellën kuqezi në Euro 2024. Kjo është hera e parë për Berishën që thirret në Kombëtare dhe sytë e të gjithëve do jenë drejt tij. Fakti që ai është mbledhur nga trajneri, do të thotë se Sylvinho ka besim tek ai.
Berisha luan për Lecce në Serie A. Në këtë edicion, Berisha ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian. Më herët, Berisha ka qenë me të rinjtë e Leçes, ndërsa është zhvilluar edhe tek Young Boys në Zvicër. Medon Berisha ka qenë së fundmi kapiten i U21 të Shqipërisë. Po ashtu ka luajtur dhe me U21-të e Kosovës./ZËRI
Euro 2024/ Sylvinho: Grupi 100 % i qetë dhe i gatshëm për të shkuar përpara

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho ka folur këtë të enjte në lidhje me Euro 2024 dhe grumbullimin e lojtarëve. Sylvinho gjatë konferencës për mediat tha se do të donte të kishte marrë më shumë lojtarë me vete, por këto janë rregullat e lojës. Ndërsa shtoi se lista është definitive. Sylvinho preferoi të mos flasë për lojtarët që janë jashtë liste.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Sa e vështirë ka qenë të bësh listën?
Sylvinho: Ka qenë shumë të vështirë për ne të zgjidhnim 27 lojtarë. Është e pamundur t’i marrim të gjithë me vete. Nuk besoj që një grup kaq i madh lojtarësh mund të stërvitet mirë. Ka qenë një sforco e madhe, zgjedhjet janë bazuar në studimet, karakteristikat e çdo lojtari dhe të grupit. Finalet e Europianit janë një specifikë krejt tjetër, ku në 10 muaj, Shqipëria luan 8 ndeshje, ndërsa në këtë turne shkojmë për 3 ndeshje për 15 ditë.
Pyetje: Ndeshjet e Marsit a ishin njëlloj kurthi, ndërkohë që shohim një tkurrje në listën që keni publikuar. A keni një shqetësim të vogël për ndonjë ndikim të këtyre zgjedhjeve të forta, lënia jashtë e Uzunit, e Cikalleshit, a ju frikëson pak ndonjë prishje humori?
Sylvinho: Kemi bërë zgjedhje për të përballur me sukses një grup të vështirë. Ne patëm 2 miqësore, iu dha mundësia disa lojtarëve. Dera e Kombëtares është gjithmonë e hapur. Në miqësore bëmë disa testime, por sigurisht nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. Finalet e Europianit janë një specifikë krejt tjetër. Jam i bindur se grupi është 100 % i qetë dhe është i gatshëm për të shkuar përpara në këtë rrugëtim. E kam të pamundur të marr më shumë se 30 lojtarë apo më shumë. Grupi i lojtarëve është në formë të mirë, goxha i qetë.
Pyetje: Shohim që në listë kemi një debutues Medon Berisha, kandidat. Shohim Amir Abrashin që kthehet. Jashtë liste, Uzuni dhe Bare?
Sylvinho: Sa i përket Berishës dhe Abrashit, preferoj të flas për lojtarët që kam ftuar dhe të mos flasë shumë për ata që nuk janë këtu. Spanja bëri zgjedhjet e veta. Nuk është e lehtë për asnjë nga ne. Abrashi, një lojtar me shumë eksperiencë, është mesfushori i vetëm që ka luajtur në finale, përfaqëson më së miri shpirtin e skuadrës së Kombëtares. Medon Berisha, lojtar i ri, shumë i talentuar dhe me këtë rast, vlerësojmë dhe punën që është bërë nga Kombëtarja U21.
Pyetje: Alent Sheri duhej të ishte i ftuar. A është kjo listë definitive?
Sylvinho: Kemi besim tek ky grup prej 27 lojtarësh, do të doja të kisha 35 lojtarë, ka lojtarë shumë të mirë që e meritojnë, por UEFA ka rregulla që mund të marrësh deri në 26 lojtarë. Kjo është jeta. Kemi studiuar dhe rivalët dhe zgjedhjet janë bërë në bazë të kësaj analize. Mund të ketë 7-10 lojtarë që meritojnë, por kemi vendosur të shkojmë me 27 lojtarë. Jemi i keqardhur që mungojnë disa emra, por kjo është detyra e një trajneri./ZËRI
Sylvinho zbulon dy emrat nga të cilët pret shumë

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho ka folur këtë të hënë në një konferencë për mediat ku prezantoi dhe listën e 27 lojtarëve që do luajnë me fanellën kuqezi në Euro 2024 në Gjermani. Sylvinho tha se kriter për përzgjedhjen e lojtarëve ka qenë fakti se ata duhet të ishin 100% gati për të zbritur në fushë, ndërsa ka treguar dhe emrat e lojtarëve tek të cilët ka besim se do të japin maksimumin në fiushë, bëhet fjalë për Armando Brojën dhe Rey Manajn.
Sylvinho: Për ne si staf fakti që një lojtar mund të luajë apo nuk luan shumë me klubin nuk është një kriter madhor sepse ka lojtarë që me klubin kanë luajtur pak, por kur kanë ardhur me kombëtaren kanë dhënë maksimumin. Për ta theksuar një nga kriteret që ka përdorur trajneri në princip për këtë listë është që lojtarët që do të vijnë në kombëtare duhet të jenë 100% gati si fizikisht dhe psikologjikisht. Përshembull është edhe një lojtar që nuk e përmendët që është Muçolli të cilin unë do doja të kisha. Kam folur me të do të doja ta kisha dhe nuk ishte gati dhe prandaj nuk e morra dot. Kam folur edhe me lojtarë të tjerë që nuk janë gati fizikisht dhe për këtë arsye nuk janë pjesë e listës. Sa i përket Brojës është një lojtar shumë i shpejtë, shumë i fortë në situatat 1 me 1 me mbrojtësin dhe për fat të mirë është rikuperuar prej gjashtë muajsh dhe në aspektin fizik është në gjendje optimale ashtu si edhe Manaj që është në një formë të mirë. Janë dy lojtarë që mund të na japin shumë në fushën e lojës. Në rastin tonë nuk është e thënë që të qëndrojë si kriter fakti që nuk luan rregullisht me klubin./ZËRI
Sylvinho: Duhet të luftojmë për çdo pikë, kemi kundërshtarë të fortë

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sylvinho ka folur në një konferencë për mediat këtë të hënë ku prezantoi listën me 27 lojtarët që do të luajnë me fanellën kuqezi në Euro 2024 dhe emocionet e garës. Sylvinho tha se Shqipëria është në garë me tre kundërshtarë të fortë dhe se secili duhet të japë maksimumin.
Sylvinho: 3 muaj për të punuar për këtë listë, e kam ndryshuar shumë herë patjetër. Dhe kjo listë finale është produkt i këtyre 3 ditëve të fundit. Nëse ndryshon diçka, patjetër që mund të ndryshojë. Nuk ka lidhje me fazën kualifikuese, finalet e Kombëtares janë një tjetër gjë. Ne duhet të provojmë diçka tjetër, më shumë në këtë Europian. Po luajmë me 3 kundërshtarë shumë të fortë, ne duhet t’i transmetojmë lojtarëve karikimin e duhur që të hyjmë në fushën e lojës me karikimin e duhur dhe t’iu heqim lojtarëve presionin. Ne duhet të shkojmë në Europian për të luftuar për çdo pikë. Ky është shpirti që duam, mund të ndodhë gjithçka në 90 minuta. Ne duam që ta shijojmë këtë eksperiencë me përgjegjësinë e duhur sepse po luajmë ne Europian dhe është fantastike. Qëllimi ynë është të luftojmë për çdo pikë, por edhe të rritemi dhe të përmirësohemi./ZËRI
Euro "2024"/ Mirlind Daku e mëson nga TV ftesën e Sylvinho-s, familjarët qëllojnë me armë

TIRANË- Me lot dhe me të shtëna me armë zjarri, kështu e ka festuar Mirlind Daku grumbullimin nga trajneri Sylvinho në listën provizore të Euro 2024. Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe momentin kur sulmuesi Dako, autori i një goli gjatë kualifikueseve, ka mësuar nga televizori faktin se do të grumbullohet në Gjermani me kombëtaren. Ndërsa Daku shkon dhe përqafon familjarët e tij, disa prej tyre qëllojnë me armë zjarri në ajër, si shenjë feste.
MOMENTI ME VIDEO:
Broja me fanellën kuqezi në Euro 2024, Sylvinho: Është i shpejtë dhe i fortë

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho ka komentuar këtë të hënë gjatë konferencës për shtyp dhe zgjedhjen e Armando Brojës, si pjesë të lojtarëve që do të luajnë në Euro 2024 me fanellën kuqezi. Sylvinho tha se Broja është një lojtar i shpejtë dhe i fortë, ndërsa shtoi se tashmë pas dëmtimeve që kishte pësuar gjendja e Brojës është optimale.
Sylvinho: Kriteret që ka përdorur trajneri, lojtarët duhet të jenë 100% gati, fizikisht dhe psikologjikisht. Është Muçolli, do doja ta kisha, ka pasur një dëmtim, nuk ishte gati, prandaj nuk e mora dot. Sa i përket Brojës, është lojtar shumë i shpejtë, shumë i fortë, është rikuepruar, në aspektin fizik është në gjendjen optimale, ashti si Rey Manaj. Janë dy lojtarë që mund të na japë shumë në fushën e lojës. Në rastin tonë, nuk është kriter fakti që nuk luan rregullisht me klubin./ZËRI
Euro 2024/ Sylvinho zbulon kë merr me vete në Gjermani! Jashtë 'grupit' Cikalleshi dhe Uzuni

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho ka prezantuar këtë të hënë në një konferencë për mediat, emrat e 27 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet në Euro 2024, që zhvillohen nga 14 qershori deri më 14 korrik të 2024-tes. Në listën me 27 emra shihet se mungon Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, ndërsa është rikthyer Armando Broja. Po ashtu kemi rikthime, si Mirlind Daku dhe Amir Abrashi. Shkak për largimin e Uzunit është bërë një dëmtim që ai ka pësuar.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Sylvinho tha se është krenar që është në krye të Kombëtares shqiptare në Euro 2024, ndërsa shtoi se nuk mund ti merrte dot të gjithë lojtarët në Gjermani. Ai tha se është munduar të bëjë më të mirën në përzgjedhjen e listës.
Sylvinho: Duhet të them që është një krenari që jam trajneri i kombëtares shqiptare që do të shkojë në Euro 2024. Sa më përket mua dhe stafit, do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne. Respekti im për të gjithë ata. Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën. Sigurisht puna me një kombëtare është ndryshe nga klubet, patëm 2 miqësore në mars që u dhamë mundësinë disa lojtarëve që nuk iu dhamë më përpara ti provonim. Në miqësore bëmë disa testime dhe provuam disa lojtarë që donim të provonim. Dera është e hapur në çdo moment, mund të jesh në formë dhe merr ftesën. Nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. E theksoi edhen njëherë që finalet e Europianit janë komplet diçka tjetër ndryshe nga kualifikueset që ke 10 muaj kohë që të luash, por çdo lojtar është në 100%. Zgjedhja ime është e vështirë por dua t’i falënderoi të gjithë lojtarëve, nuk mundem që të ftoj më shumë lojtarë. Jam i bindur që grupi i lojtarëve është i qetë, kam qenë vetë futbollist dhe e di se çfarë do të thotë të rrish në stol ose në tribunë, nuk të vjen mirë por duhet të pajtohen me vendimet e trajnerit.
LISTA:
Portierë: Etrit Berisha, Thamas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Simon Simoni.
Mbrojtësit e grumbulluar: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Enea Mihaj, Mario Mitaj dhe Marash Kumbulla
Mesfushorët e grumbulluar: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi dhe Ylber Ramadani,
Sulmues: Armando Broja, Jasir Asllani, Mirlind Daku, Arbër Hoxhaj, Rey Manaj dhe Taulant Seferi./ZËRI