'Zoti të ruajt!'/ Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit, arrestohet i dashuri: Fshiva mesazhet se u panikova

TIRANË- Zbardhen detaje nga vetëvrasja e efektives 21-vjeçare, Aldorjana Loshi, e cila i mori jetën vetes pasditen e djeshme në banesën e saj në zonën e Ali Demit, ku jetonte me nënën dhe vëllanë. E reja kishte vetëm pak muaj që kishte nisur një lidhje dashurie me djalin e një kolegut të saj, me të njëjtin punonte në Komisariatin nr.5. Por mes saj dhe të dashurit kishte nisur një konflikt. Efektivja pas një bisede më të riun, i ka treguar këtij të fundit se nëse do të vinte në banesë, derën do ta gjente të hapur.
“Kur të vish derën po ta lë të hapur, Zoti të ruajt,"- i ka shkruar ajo gjatë një debati. Mesazhi ka shqetësuar të riun, i cili ka shkuar në banesën e saj, duke e gjetur të vdekur me një plumb në zemër.
Ashtu siç rrëfen vetë Endri Nika, 28 vjeç, pasi ka parë të dashurën pa jetë, në gjendje të rënduar psikologjike ka marrë telefonin e saj dhe ka fshirë bisedat që kishin zhvilluar së bashku dhe më pas ka njoftuar Policinë e Shtetit. Por nuk i ka pritur në banesë, por është larguar. Ndaj për shkak se ka fshirë mesazhet, ai është vendosur në pranga pasi akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj,”-njofton Policia.
Me të marrë njoftimin se e reja me origjinë nga Klosi i Mirditës kishte ndërruar jetë, efektivët e Policisë kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj pasi 28-vjeçari e kishte mbyllur pasi ishte larguar.
Aldorjana Loshi jetonte në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5, si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë dhe jetonte me nënën dhe një vëlla më të vogël. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë se përse ajo i mori jke jetën vetes pasi sipas kolegëve të saj, e reja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim ose shenjë që kishte probleme aq sa mund t'i merrte jetën vetes. Por për të zbardhur gjithë misterin, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI
EMRI- Kush është i dashuri i polices, babai i tij punonte në të njëjtin komisariat me Aldorjanën

TIRANË-Endri Nika, 28-vjeç i dashuri i polices që i dha fund jetës, është vënë në prangat e policisë për fshehje të së vërtetës. 28-vjeçari ishte i pari që mbërriti në banesën e Aldorjanës, ku e gjeti të pajetë. Raportohet se Nika e kishte telefonuar me dhjetëra herë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Me dyshimin se diçka nuk shkon, Endri Nika 28-vjeçar, nga Kamza ku banon, u nis drejt lagjes së “Ali Demit” në Tiranë. Menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet. Përveç mezaxheve të tij mësohet se i riu kishte marrë në duar edhe telefonin e Aldorjanës duke i fshirë të gjitha mesazhet e shkëmbyera me njëri-tjetrin.
“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, ishte mesazhi që policja i ka dërguar 28-vjeçarit.
E reja, punonte në komisariatin numër 5 në Kamëz prej 1 viti. Report.tv shkruan se edhe babai i Endri Nikës punonte në të njëjtin komisariat në Kamës, me Aldorjanën.
21-vjeçarja është gjetur pa shenja në banesën e saj në rrugën 'Ali Demi'. Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë. /ZËRI
U vetëvra me armën e shërbimit, efektivja do varroset nesër në vendlindje

TIRANË- Aldorjana Loshi, efektivja e Policisë, e cila u vetëvra me armën e shërbimit një ditë më parë do të varroset në vendlindjen e saj në Rreshen. Në shpalljen e nxjerrë nga familja thuhet se funerali do të kryhet në Katedralen e Rreshenit. Varrimi do të bëhet të dielën në orën 12:00.

Ndërkohë, këtë të shtunë raportohet se është arrestuar i dashuri i saj. Ai akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se ai fshiu mesazhet në telefon me policen. 21-vjeçarja Aldorjana Loshi mesazhin e fundit ja ka drejtuar të dashurit të saj, të cilin duket se po e priste t'i shkonte në banesën e saj aty ku dhe vendosi të merrte vendimin makabër.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI
Policja i dha fund jetës/ Arrestohet i dashuri, MESAZHI i fundit: Derën e ke hapur

TIRANË- Është arrestuar i dashuri i efektives së policisë, e cila i dha fund jetës me armën e shërbimit pasditen e djeshme në Tiranë. I dashuri akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se Endri Nika fshiu mesazhet në telefon me policen. 21-vjeçarja Aldorjana Loshi mesazhin e fundit ja ka drejtuar të dashurit të saj, të cilin duket se po e priste t'i shkonte në banesën e saj aty ku dhe vendosi të merrte vendimin makabër.
“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e reja të dashurit të saj.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.
21-vjeçarja është gjetur pa shenja në banesën e saj në rrugën 'Ali Demi'. Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë. /ZËRI