LIVE UPDATES

Kapet me drogë polici dhe 3 të tjerë në Fier! Në 'kurth' i futi agjenti i infiltruar. Çfarë iu gjet në banesë

➤ Lorenc Gropa, me detyrë efektiv i Policisë së Fierit ka rënë këtë të shtunë në prangat e Agjencisë së Mbikqyerjes Policore pasi akuzohet për kultivim dhe trafikim të drogës. ➤ Bashkë me të në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë, konkretisht, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi. ➤ Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë. ➤ Raportohet se AMP ka bërë blerje të stimuluara në lokal me agjentë të infiltruar dhe i kanë kapur në flagrancë.

4 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Kapet me drogë polici dhe 3 të tjerë në Fier! Në 'kurth' i futi agjenti i infiltruar. Çfarë iu gjet në banesë

10 MUAJ ME PARE

U arrestua me kokainë, s'i ra në 'kurth' polici në Fier, agjenti i infiltruar bleu drogën në lokal

Kapet me drogë polici dhe 3 të tjerë në Fier! Në
Lorenc Gropa

FIER-Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i efektivit të policisë së Fierit, Lorenc Grropa, i cili ishte i implikuar në veprimtari droge, ndërsa u kap dhe me armë. Bashkë me të në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë, konkretisht, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi. 

Efektivi dhe bashkëpunëtorët e tij janë kapur "mat" nga një agjent i infiltruar, i cili ka bërë blerje të lëndës narkotike në lokal. AMP bën me dije se nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë. Rastësisht është zbuluar trafiku i armëve, pasi në celularin e babait të policit janë gjetur komunikime me Skerdilajd Levendin për të dërguar armë në Greqi. 

Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë dhe ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë për përjashtim nga radhët e policisë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është efektivi që u arrestua me drogë në Fier

Kapet me drogë polici dhe 3 të tjerë në Fier! Në
Lorenc Gropa

FIER- Personi që shihni në foto është Lorenc Gropa, efektivi i Policisë së Fierit, i cili u arrestua këtë të shtunë nga Agjencia e Mbikqyerjes Policore (AMP) pasi akuzohet për kultivimin dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai ra në pranga pas një hetimi të AMP, ndërsa në “kurthin” e policisë e ka futur një agjent i infiltruar. Bashkë me të në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë, konkretisht, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi.

Kapet me drogë polici dhe 3 të tjerë në Fier! Në

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

EMRAT+VIDEO/ Akuzohen për prodhim dhe shitje droge, AMP arreston efektivin dhe 3 të tjerë në Fier

Kapet me drogë polici dhe 3 të tjerë në Fier! Në
Momenti i arrestimit

FIER- Një efektiv i Policisë së Fierit, i identifikuar me inicialet Lorenc Gropa është vënë këtë të shtunë në prangat e Agjencisë së Mbikqyerje Policore, pasi akuzohet për kultivim dhe shitje të lëndëve narotike. Bashkë me të në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë, konkretisht, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi. AMP bën me dije se nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë. 


NJOFTIMI I AMP:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”/AMP arreston punonjësin e Policisë dhe 3 shtetas, ndërsa 2 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, finalizoi operacionin për goditjen e një grupi kriminal në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë L.G., me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, si dhe shtetasit K.G. dhe L.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë L.G. u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë. Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit S.L., i cili u arrestua për "Trafikim i armëve dhe municioneve", pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi B.F., i dyshuar për "Organizim i lojërave të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara", si dhe shtetasi M.G., i dyshuar për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB