LIVE UPDATES

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2 kushërinjtë në pranga! Zbardhet DËSHMIA! Çfarë u gjet në furgon

➤ Një sasi prej 7 kilogramë dhe 300 gramë kokainë është kapur mëngjesin e kësaj të shtune në portin e Durrësit. Droga ishte e fshehur poshtë sediljes së shoferit në një furgon mallrash, që bënte linjën Shqipëri-Angli. ➤ Në prangat e Policisë kanë rënë, Mentor Çuni, shoferi dhe Arjan Doçi, pronari i komapnisë “Bledi Travel”. ➤ Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personat e tjerë që fshihen në trafikun e kokainës Shqipëri-Angli. ➤ Mësohet se Doçi dhe Çuni kanë dhe lidhje gjaku me njëri-tjetrin pasi janë djem tezesh. Në dëshminë e tyre në polici ata kanë deklaruar se drogën e kishin marrë nga një person në Tiranë të cilin nuk e njihnin, ndërsa nuk kishin dijeni as se kush do e priste drogën në Angli, pasi personi do të vinte vetë tek furgoni.

5 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

U kap sot me drogë, Mentor Çuni 'fans' i Lulzim Bashës, FOTOT nga fushata

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Mentor Çuni dhe Lulzim Basha

DURRËS- Mentor Çuni, i cili u arrestua këtë të shtunë me 7 kg kokainë në portin e Durrësit bashkë me Arjan Doçin rezulton se përpos shofer i linjës Shqipëri-Angli me kompaninë "Bledi Travel", ku u gjet dhe kokaina, është dhe ndjekës i rregullt i politikës. Kështu në profilin e tij në Facebook gjen foto nga aktiviteti i tij politik në krah të kreut të Partisë Demokratike të vulës Lulzim Basha./ZËRI

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Mentor Çuni dhe Lulzim Basha
Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Mentor Çuni dhe Lulzim Basha
10 MUAJ ME PARE

U kapën me kokainë në Durrës, të arrestuarit 'kyçin gojën', nuk tregojnë porositësin dhe marrësin

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Mentor Çuni dhe Arjan Doçi

DURRËR- Zbardhet dëshmia e Mentor Çunit dhe Arjan Doçi, të cilët u arrestuan mëngjesin e kësaj të shtune pasi në furgonin e tyre u gjet mbi 7 kilogramë kokainë e ndarë në shtatë pako. Ata kanë deklaruar se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, të cilin nuk e njohin. Sipas tyre, personi që do të merrte drogën do të vinte vetë tek furgoni në Angli. Furgoni i linjës Shqipëri-Angli, i kompanisë "Bledi Travel", do të shkonte fillimisht nga Durrësi në Bari e më pas drejt Anglisë, ku kishte destinacionin final.

Të arrestuaritPorosinë e morëm nga një person në Tiranë. Nuk e dimë identitetin e personit që na dha drogën. Personi që do merrte drogën do vinte vetë te furgoni, nuk e njohim./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

FT/ Këta janë 2 të arrestuarit me kokainë në Durrës

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Mentor Çuni dhe Arjan Doçi

DURRËS- Personat që shihni në foto janë Mentor Çuni dhe Arjan Doçi, shoferi dhe pronari i furgonit "Bledi Travel", brenda sëcilit u gjetën 7 kilogramë dhe 300 gramë kokainë e fshehur poshtë poshtë sediljes. Raportohet se ata janë djem tezesh, ndërsa kryenin linjën Shqipëri-Angli. Droga ishte e paketuar me qese vakumi për ti shpëtuar qënit anti-drogë në doganë, ndërsa ishte e ndarë në shtatë pako. Policia ka nisur hetimet për personat e tjerë të pëfshirë në trafik./ZËRI

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Arjan Doçi
Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Mentor Çuni
10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kokaina në portin e Durrësit, 7 pakot ishin fshehur poshtë sediljes, të paketuara me vakum

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Momenti i arrestimit

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me drogën e sekuestruar këtë të shtunë në Portin e Durrësit. Blutë e qytetit bvregdetar bëjnë me dije se në total janë sekuestruar 7 kilogramë dhe 300 gramë kokainë, e fshehur në një furgon mallrash që bënte linjën Shqipëri-Angli. Siç shihet dhe nga pamjet droga ishte e fshehur poshtë sediljes së shoferit, e mbështjellë me qese vakumi për ti shpëtuar qenit antidrogë në doganë. Në pranga kënë rënë dy persona, të identifikuar si Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, të dy me origjinë nga Tropoja. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga. Ndërkohë vijojnë hetimet për personat e tjerë të dyshuar të përfshirë në trafikun e drogës.


NJOFTIMI I POLICISË:

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Pakot", i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit. Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta. Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit ku u gjet lënda narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë. Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: -A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit; -M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga. Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Gjenden 7 pako me kokainë të fshehura në një furgon në Portin e Durrësit, 2 të arrestuar

Kapen mbi 7 kg kokainë në portin e Durrësit, 2
Foto ilustruese

DURRËS- Një sasi prej 7 kilogramë kokainë është gjetur dhe sekuestruar këtë të shtunë në portin e Durrësit. Raportohet se droga ishte e ndarë në shtatë pako me vakum dhe e fshehur në një furgon mallrash që i përket kompanisë 'Bledi Travel". Kokaina ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Në pranga kënë rënë dy persona, të identifikuar si Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, të dy me origjinë nga Tropoja. 

Kompania, të cilës i përkiste furgoni rezulton se është e regjistruar në Britaninë e Madhe, prandaj dhe është kërkuar mbështetje nga homologët britanikë. Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithësisht dërgesa produktesh të ndryshme. Policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë rreth personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku./ZËRI

Poll

MOS HUMB