Miratohet rezoluta anti-korrupsion, vetëm 2 deputetë votuan kundër

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për antikorrupsionin. Rezoluta anti-korrupsion u miratua me 76 vota pro dhe dy kundër. Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula.
Të gjithë deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim. Projekt-rezoluta synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian./ZËRI
'Porosisje vrasje me Arben Ndokën/ Nxehet Bardhi, i shkon përballë Ramës: Më jep fjalën!

TIRANË- Para votimit të projekt-rezolutës "anti-korrupsion", kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që të merrte edhe njëherë fjalën në Foltoren e Kuvendit. Kjo pasi në sallë u rikthye edhe njëherë për votim, kryeministri Edi Rama. Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën, ndaj Bardhi i shkoi përballë kreut të qeverisë, duke i folur pa mikrofon.
BISEDA MES TYRE:
Bardhi: Më jep fjalën për procedurë zonjë. Ti do të luftosh korrupsionin dhe krimin? Ti je mafioz. Je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë porositnit vrasje.
Lindita Nikolla: Që në fillim kam thënë që nuk ka fjalë për procedurë, tani kjemi futur në votim. Të lutem zoti Bardhi se nuk marr urdhëra as nga ty as nga askush.
Megjithatë, edhe pse Garda e Republikës u angazhua, protesta e Bardhit nuk zgjati shumë dhe demokrati u ul sërish në vendin e tij, por sërish nuk votoi. Të vetmet vota kundër të opozitës u dhanë nga Agron Shehaj dhe Dashnor Sula./ZËRI
Rezoluta/ Gjiknuri: Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, lufta ndaj tij sfidë

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në fjalën e tij në seancën e plenare e cila është mbledhur për të votuar pr.rezolutën anti-korrupsion të mazhorancës, tha se bojkoti që opozita i ka bërë reformave të mëparshme nuk ka sjellë asgjë të mirë. Socialisti u shpreh se korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por thekson se nuk duhet të infektohet e ardhmja e shqiptarëve.
"Është një mekanizëm gjithëpërfshirës. Bojkoti që opozita i ka bërë reforma të mëparshme nuk i ka sjellë asgjë të mirë, kthehuni pas në kohë me kujtoni bojkotin që nga reforma territoriale. Lufta ndaj korrupsionit është sfidë. Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por nuk duhet të infektojë të ardhmen e shqiptarëve,"-u shpreh ai.
/ZËRI
Braçe-opozitës: Gjuha juaj ndaj SPAK e denjë për kriminelët! Familja politike ‘rruajti’ pasuritë e Shqipërisë

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, në mbrojtje të projektrezolutës së propozuar nga mazhoranca, akuzoi kolegët opozitarë se flasin në drejtim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me një gjuhë të ashpër, që sipas Braçes, është e denjë për kriminelët. Braçe tha se korrupsioni nuk mund të luftohet me gojë, por me ligj. Po ashtu akuzoi, qeverinë e shkuar të drejtuar nga Sali Berisha si të korruptuar.
Erion Braçe: Gjuha që përdoret këtu kundër SPAK, është gjuhë e denjë për kriminelë, nuk mund të jetë gjuhë e denjë për deputetët. Nuk mund të përdoret fuqia e mandatit të deputetit, për të cenuar pushtetet e tjera. Në këtë sallë ka deputetë të vjetër që kanë konsumuar disa mandate, por kryetari i grupi parlamentar të PD është i ri në këtë sallë, ka ardhur të merret me politikë. Do doja ti thoja që të luftosh korrupsionin me gojë dhe ta mbrosh me vepra, me njerëz, të luftosh korrupsionin me gojë është e krejt e ndryshme sesa ta luftosh me ligj. Po, meqë jam i vjetër në këtë sallë më vjen të kujtoj se kemi denoncuar me gojë me fakte dhe prova, në sallën e kuvendit dhe jashtë saj, ruajtën e OSHS-ë. Një parti e tërë ka mbrojtur autorët e rruajtjen edhe të borxheve të CEZ. Njerëz rruajtjen e armës, ishte e njëjta familje që përfitonte prej saj. Ka njerëz që e kanë mbrojtur nga A deri te Zh. Rruajtjen e 4 hidrocentraleve, në atë proces rruajtje ishte familje politike brenda. Rruajtjen e çdo porti dhe shërbimin e çdo porti, rruajtjen e Porto Romanos, e çdo mali dhe më gjerë sesa kaq, e pasurive të pafundme që kjo tokë mban me vete. Rruajtjen e klubit Partizanit, është një vit aq i mirë sa kohë që drejtësi apo bën përgjegjës, por ka edhe më. Rruajtjen e Rrugës së Kombit, nuk është lejuar të gjykohet se ishte familja politike dhe biologjike. E dini kush është diferenca, edhe pse u denoncua, nuk u hetua kurrë. Ndodh dhe që shkon në burg dhe që arratisesh./ZËRI
Rezoluta anti-korrupsion/ Manja ironi me opozitën: Ore kush jeni? Me ato bluza mbroni monumentin e korrupsionit

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka ironizuar këtë të hënë nga foltorja e Kuvendit opozitën. Gjatë fjalës së tij në mbrojtje të projektrezolutës të propozuar nga mazhoranca për luftën ndaj korrupsionit, Manja i ftoi kolegët opozitarë që të votojnë projektrezolutën, ndërsa ashtu si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk i kurseu ironitë sa i përket “identitetit” të deputetëve të Partisë Demokratike. Sipas Manjës, ata që vijnë me kollare në Kuvend për luftën ndaj korrupsionit në darkë protestojnë me fanellën “Free Berisha”, poshtë ballkonit të kryedemokratit.
Ulsi Manja: Tani unë pyes, ju jeni këta që jeni këtu që lufton korrupsioni paradite në parlament me lloqe apo që shkoni pasdite tek rrugica pasdite. E dua një përgjigje. Ore kush jeni në fakt? Se ju shoh ca me kolla antikorrupsion, ca me bluza vesh që mbroni monumentin e korrupsionit. Sot nuk ju njoh se kush jeni. Edhe ti biesh tavolinave kur flasim dhe ju themi hajde ta bëjmë bashkë luftën ndaj korrupsioni edhe të vishni ato bluza si tabela akulloresh. Na e keni ngatërruar shumë këto punë. Jeni me Shqipërinë në BE apo jeni me Shqipërinë arrest shtëpie? Dy rrugë ka. Kush ju dëgjon thonë keni luajtur mendsh? Budallenj janë shqiptarët? Mos i merrni kaq lehtë se erdhi 2025. Prapë do dilni këtu edhe do thoni Ulsiu i dosjes 184. Hajdeni të thellojmë reformat për të luftuar korrupsionin. Na e propozoni Shqipërinë me arrest shtëpie edhe doni të na ktheni me arrest shtëpie. Kolegë të dashur na e ndani këtë punë. Keni çorodit të madh e të vogël. Përditë na pyesin a i njihni ata në sallë? Te ambasadat flasin ndryshe, këtu flasin ndryshe. Reflektoni deri në orën e votimit. Ne Shqipërinë nuk kemi ndërmend ta lëmë në duar te tij që lufton korrupsionin duke qenë monument korrupsionin./ZËRI
Rezoluta anti-korrupsion/ Noka: Fyerje e rëndë! Shqipëria është bërë si Meksikë ku deputetët vrasin njëri-tjetrin

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar këtë të hënë projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste dhe Qeveria në lidhje me luftën ndaj korrupsionit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka akuzoi Qeverinë se prej tre mandatesh në pushtet e ka “zhytur” vendin në korrupsion dhe krim, ndërsa shtoi se qëllimi i kësaj projektrezolute është që Kryeministri Edi Rama të dalë si një “kalorës” kundër korrupsionit.
Flamur Noka: Shqiptarët kanë iku se nuk duan një Shqipëri që qeveriset nga hajdutë dhe kriminelë prandaj detyroni çoni administratën sikur keni emigrantë. Kjo maxhorancë she kjo çetë hajdutësh në këto 11 vite kanë bërë shumë gjëra fyese për shqiptarët, por ky moment sot është nga më kulminantët. Të vish këtu pas tre mandatesh që e ke zhytur me krim dhe ta mbyllësh me një rezolutë. Kjo është fyese dhe cinike, është e pabesueshme më keq akoma të vijë këtu Edi Rama përgjegjësi kryesor i hajdutërisë që ka pllakosur këtë vend. Përgjegjësi i krimit që ka zënë për fyti këtë vend dhe të na vijnë me rezolutë, Këtë nuk ja rrok mendja askujt, nuk mund të ketë parodi më të madhe se kjo. Nuk e rrok dot imagjinata, është e vështirë Elisa ta gjesh edhe nëpër filma. Autori kryesor i korrupsionit, i bandave dhe krimit ka ndërmend të lajë duart dhe këtë po e merr esh i madh dhe i vogël. Të vesh në skenë këtë shfaqje të neveritshme, fyerje e rëndë që i bëhet shqiptarëve dhe ne nuk e pranojmë dot. Pretendimi juaj se Shqiptarët kanë kaluar një traumë të rëndë dhe se e harruat 11 vite është poshtërues. Rama e ka parë që Shqipëria në çdo sondazh kryeson vetëm për krim dhe korrupsion. Kanabizimi ka autor Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar si Meksikë, vetëm në Meksikë një deputetë krijon bandë kriminale për vrarë një deputet tjetër./ZËRI
'Votoni projekt-rezolutën', Balla: S’mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë

TIRANË-Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të votojë pro rezolutës të propozuar nga Partia Socialiste për të luftuar korrupsionin. Balla deklaroi se në karriget e sallës së Kuvendit nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë. Ndër të tjera ai iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se "valëvisin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA", duke nënkuptuar kreun e PD-së, Sali Berisha.
Fjala e Ministrit të Brendshëm:
Teksa ne këtu flasim për projekt rezoluta e luftën kundër krimit, disa deputetë të opozitës valëvisin fotografi të një personi të shpallur non grata nga SHBA, fotografi të shmëmtuara pasi akuza është me permbajtje korruptive. Prandaj dua ti them sot qytetarëve shqiptarë se jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Rezultatet deri tani janë vetëm fillimi në revanshin ndaj korrupsionit. Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Na duhet ta thellojmë këtë revansh të nisur, e natyrshëm duke ndarë ndërgjegjësimin se kjo i shërben si vlerë e shtuar procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Këtu ka prej jush që bashkëndajnë vlerësimin tonë, se nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë lagjesh mbi ligjin dhe qytetarët. Nuk ka qenë e largët dita kur prej të dy racave i shmangeshin drejtësisë, i ndalonte policia, por gjykata i nxirrte nga dera e pasme pas pagesës si në një treg të gjallë. Është jetike për vendin lufta nga krimit, e mbi të gjitha lufta ndaj pandëshkueshëmërisë.
Duke vendosur në fokus interesin e shoqërisë shqiptar ku rol merr edhe policia. Lufta ndaj krimit janë prioriteti ynë. Goditjet ndaj grupeve do vijojnë çdo ditë. Bashkëpunimi me SPAK po çmonton grupe kriminale. Iniciativa globale kundër korrupsionit dhe krimit në raportin e 2023 ka vënë në dukje se kemi shënuar progresin më të madh krahasuara me vendet e BP. Duke e nxjerrë Shqipërinë nga vendet e para të nivelit të lartë të krimit të organizuar. Goditja pandëshkueshmërisë duhet të vijojë brenda policisë së shtetit. Ky proces varet nga bashkëpunimi me SPAK, me sistemin gjyqësor. Vetëm në dy vite, nga maji 2022 e deri tani janë plot 11.5 milion certifikata elektronike lëshuar tek qytetarët duke i kursyer miliona, kohë për të përfituar këto shërbime. 80% e shërbimeve janë online. Kjo risi ofron shërbime online pa takuar nëpunës të shërbimeve publike. Jemi në një proces të rëndësishëm transformim digjital. Shumë shpejt do kenë mundësi që qytetarët shqiptarët të kenë identitet digjital, apo ajo që quhet e-wallet, përmbledhje e të gjitha dokumenteve digjitale të gjitha në telefon. Me shpresë se do arrini ti shpëtoni porosisë që keni marrë nga fotografia që keni marrë, deri në orën 5 të votoni rezolutën.
Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: I hapim rrugën një komisioni të posaçëm parlamentar

TIRANË- Sot në Kuvend do të votohet projekt-rezoluta anti-korrupsion. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se reforma në drejtësi është akti më historik i një partie politike në Shqipëri. Ai tha se drejtësia vepron mbi pushtetin dhe është e pavarur nga pushteti politik. Sipas Çuçit projekt-rezoluta i hap rrugë krijimit të një komisionit të posaçëm parlamentar me të gjitha palët për të adresuar dhe analizuar hapat që duhen ndërmarrë për thellimin e reformimit të shtetit shqiptar.
Fjala e plotë:
Për ta adresuar të vërtetat në këtë rast ato që nuk na pëlqejnë që lidhen me korrupsionin dhe praninë ende shqetësuese të korrupsionit dhe domosdoshmërinë e forcimit të sundimit të ligjit, ne duhet të angazhohemi sot për ngritjen e një vale të re reformimi institucional me përfshirjen e të treja pushteteve të pavarura kushtetuese të kësaj republike. Kjo është domosdoshmëri nga procesi i diagnozës që KE ka bërë për Shqipërinë dhe si për detyrat e procesit në përgjithësi të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në BE nuk do të integrohet qeveria e Shqipërisë. Në BE do të integrohet shteti i tërë shqiptar me legjislacionin dhe institucionet e veta. Përveç qeverisë në tryezën e anëtarësimit të negocimit do të jenë 27 institucione të pavarura që kanë detyrime konkrete dhe kanë në thelb rekomandime për thellimin e luftës ndaj korrupsionit. Shpresoj që me miratimin e rezolutës dhe me dëshirën për ta miratuar të gjithë së bashku, qoftë me ndonjë sugjerim apo rekomandim që do keni sot i hapim rrugën së një ngritje të një komisioni të posaçëm parlamentar si një platformë e përbashkët me aleatët tanë strategjikë BE-në dhe SHBA-në, me ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit për të adresuar jo më tashmë dallimet që do të vazhdojnë në luftën tonë politike, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane të Shqipërisë duke analizuar me sa më shumë objektivitet të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re si dhe identifikuar hapat dhe masat që duhen ndërmarrë për thellimin e reformimit të shtetit shqiptar.
Projekt-rezoluta synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash. Opozita nuk pritet të japë votat, pasi edhe në Konferencën e Kryetarëve abstenoi. /ZËRI
Rezoluta kundër korrupsionit, Rithemelimi abstenon, Bardhi: Nuk na duhen fjalët por veprat

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të abstenojë në lidhje me projektrezolutën e paraqitur nga qeveria, për luftën kundër korrupsionit. Vendimi është bërë me dije nga Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku tha se deputetët e grupit që ai përfaqëson nuk do të marrin pjesë në votim.
“Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e cmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan”, u shpreh Bardhi në Kuvend.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, iu bëri thirrje deputetëve të opozitës që të votonin pro kësaj rezolute dhe të mos bojkotonin punimet e Komisionit të Posaçëm që do të ngrihet pranë Kuvendit. Rama u largua nga sall menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij, pa dëgjuar qëndrimin e opozitës./ZËRI
Spiropali 'merr në pyetje' Bardhin: Je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit? Demokrati: Po ti? Mos je gjë motra e Olsit?

TIRANË- Pikëpyetjet për origjinën dhe personalitetin kanë mbizotëruar fjalën e Gazment Bardhit dhe Elisa Spiropalit në Kuvend. Pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi votën "abstenim" të opozitës për projekt-rezolutën "anti-korrupsion", ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i vuri në dukje ndryshimet në qëndrim që ka pasur Bardhi gjatë viteve. Sidomos duke i mëshuar akuzave që dikur Bardhi ngrinte ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilit i referohej si "Babai i Zenit". Përgjigjen lidhur me "trungun e familjes" ia dha vetë Bardhi, duke i bërë të njëjtat pyetje mbrapsht.
DEBATI MES TYRE:
Spiropali: Pyes veten kush je Gazi? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit tënd. Kush je koleg? Je ai që kërkojë hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendjen nuk është mëkat, por është të kesh 2 mendje është hall i madh. Hallin nuk ta qaj dot, ja edhe njëherë, ne dhe ju. Dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dot dakord. Paskemi ndryshuar, nga kundër, votën do e jepni abstenim. Jeni në të drejtën tuaj, por unë shumë modestisht po iu ftoj për të kundërtën. Pavarësisht sesi do të votoni rezuluta nuk është ndryshim kursi i vendit, por thellim i reformimit për të bërë Shqipërinë shumë herë më të mirë sesa sot. Në të gjitha debatet që mund të bëhen ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Ndarja e propozuar mirë apo keq është se pushteti është pjesë e sistemit, por të ndershmit e luftojnë korrupsionin.
Bardhi: Ne nuk e luftojmë korrupsionin me pushkë uji dhe e kemi seriozisht. Unë jam Gazment Bardhi, djali i Durimit dhe i Vjollcës, ti do të dojë të ishe vajza e babait të Surrelit. Mos je gjë motra e Olsit? E Arben Nokës? Motra e adoptuar e Bajrave? Kunata e Pëllumb Gjokës? Gjeje përgjigjen se kush je, sepse unë e kam përgjigjen për të gjitha këto pyetje./ZËRI
Debati për rezolutën 'anti-korrupsion'/ Rama ikën nga Kuvendi, Bardhi: E ka zakon

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratikeë, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se opozita do të abstenojë projekt-rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste. Por qëndrimin e tij nuk e ka dëgjuar kryeministri Edi Rama, i cili i propozues i nismës mbajti një fjalë të shkurtër në Kuvend, e më pas u largua pa e dëgjuar përgjigjen e Bardhit. Në fjalën e tij, demokrati u shpreh se korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe rezoluta duke risjellë rastin ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për vrasje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal. Duke marrë rastin e tij, Bardhi tha se ditën votonte ligjet për reformën në drejtësi, natën porosiste vrasje.
"E ka zakon që flet me veten (Rama ikën nga salla e Kuvendit). Zotrote na the edhe që Arben Ndoka është deputet por na doli që ishte koka e një bande kriminale, ashtu siç e kishte denoncuar opozita. E vetmja gjë pozitive që veçoj është pranimi që na u dashka një përpjekje e veçantë për të ndalur korrupsionin e kësaj qeverie. Duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar. Grupi i PD mbështet mirëqeverisjen dhe shtetin ligjor, pasi jemi ne që kemi bërë 11 vite betejë me qeverinë më të korruptuar në Europë. Kemi denoncuar inceneratorët, Edi Rama i doli në mbrojtje. Jemi në që kemi denoncuar korrupsionin në Policinë e Shtetit, Edi Rama i doli në mbrojtje. Jemi ne që luftojmë kundërqeverisjes, Edi Rama është arkitekti. Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë as për fjalë dhe as për rezoluta. Edi Rama kishte 11 vite kohë që të na tregonte një akt që ka vullnet për të respektuar shtetin ligjor. Por edhe korrupsionin e lufton vetëm me fjalë, ndërkohë që veprat i ka të kundërta,"-u shpreh ndër të tjera Bardhi.
FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj në këtë qeveri dhe nga ky kryeministër ditën e sotme, edhe pse iu deshën më shumë se 4000 ditë ta kuptonte, është pranimi prej tij se na u dashka më në fund një përpjekje e veçantë, ndryshe dhe e vendosur kundër korrupsionit të kësaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit të përhapur që është rrënjosur si asnjë herë më parë nën administratën e kryeministrit Edi Rama, duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar, sepse kjo është një çështje e një rëndësie kritike për të ardhmen e Shqipërisë: Por një nismë e tillë do të ishte e besueshme, diçka pozitive për vendin, do të ishte serioze, vetëm nëse ata që e propozojnë, janë vetë seriozë dhe të gatshëm për ta luftuar korrupsionin. Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur dhe mbështet fuqimisht luftën ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen dhe shtetin ligjor. Jemi ne që kemi bërë 11 vite betejë për këtë, me qeverinë më të korruptuar të këtyre 34 viteve, më e korruptuara në Rajon e Europë.
· Jemi ne që kemi denoncuar me fakte aferën korruptive të inceneratorëve. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar aferën me kontratat korruptive në sektorin e shëndetësisë. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Policinë e Shtetit që solli kanabizimin e vendit. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që luftojmë për tolerancë zero ndaj korrupsionit zgjedhor. Edi Rama është arkitekti i tij.
· Jemi ne që luftojmë kundër qeverisjes dhe fuqizimit nga qeverisja të krimit të organizuar, si mundësia e vetme që lejon mirëqeverisjen dhe respektin ndaj shtetit ligjor. Edi Rama është arkitekti i kriminalizimit të institucioneve, duke vënë në rrezik serioz funksionimim demokratik të institucioneve publike.
Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë as për fjalë dhe as për rezoluta. Ka nevojë për akte, për veprime. Edi Rama kishte 11 vite kohë të na tregonte të paktën një akt, një veprim, që ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ka vullnet për të mirëqeverisur, ka vullnet për të respektuar shtetin ligjor. Por për fat të keq, si çdo gjë tjetër, edhe luftën ndaj korrupsionit e konsideron çështje të propagandës së ditës apo PR, e lufton me fjalë, ndërkohë që veprat i ka krejt të kundërta. Dhe për propagandë dhe fjalë, Shqipëria ka humbur 11 vite, sepse Edi Rama tjetër thotë, tjetër premton, dhe komplet tjetër gjë bën. Gjatë 11 viteve të fundit, qeveria e Edi Ramës ka demonstruar vazhdimisht se nuk është ajo fanar i përparimit dhe transparencës që pretendon të jetë, por përkundrazi një regjim që frymëzon dhe përjetëson korrupsionin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Prandaj ndërsa Edi Rama propozon rezolutë për të luftuar korrupsionin, ne duhet të shqyrtojmë me kujdes rekordin e tij dhe të pyesim nëse qëllimet e tij përputhen me veprimet dhe politikat që kanë karakterizuar mandatin e tij. Që nga marrja e detyrës në vitin 2013, Rama ka drejtuar një qeveri që është akuzuar vazhdimisht për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të fondeve publike. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International e rendit Shqipërinë vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Pavarësisht kësaj, qeveria e Ramës ka bërë pak për të adresuar këto shqetësime, shpesh duke ndërmarrë hapa që përkeqësojnë, në vend që të zbusin problemin.
Administrata e Ramës ka qenë gjithashtu e mbushur me skandale që përfshijnë PPP dhe koncesione qeveritare. Këto marrëveshje, shpesh të mbuluara me “Sekret”, janë marrëveshje me mungesë transparence dhe për përfitimin e një rrethi të ngushtë biznesesh me lidhje të ngushta me qeverinë. Ky model i dhënies së kontratave fitimprurëse firmave të lidhura politikisht minon konkurrencën e ndershme dhe gërryen besimin publik në qeverisje. Ky model nuk ka asnjë lidhje me mirëqeverisjen apo aq më pak me shtetin ligjor.
Kur të gjithë ngrinin zërin për inceneratorët, Edi Rama na nxorri një video se sa mbetje digjeshin nëpër vendet e Europës dhe sa mirë ishte kjo për ambientin, duke vënë qeverinë e tij, dhe paratë publike në dispozicion të reklamave për përfitimin e Klodian Zotos dhe Mërtirit. Mori grupin e tij parlamentar dhe e dërgoj si mburojë në sheshin e krimit, nga një incenerator tek tjetri.
Kur ne flisnim për koncesionet në shëndetësi, Antropologu i shquar i shekullit 21, Edi Rama, na tregonte se sa i gjatë duhet të ishe për të qenë hajdut. Aq sa Ilir Beqja dmth, pak a shumë gjatësia e Edi Ramës.
Më tej doli edhe si gjinekolog me vegla operacionesh lindje në dorë, studio më studio. Ai nuk e kuptoi kurrë që është aty jo për të mbrojtur hajdutët, por për të ruajtur lekët e shqiptarëve, një detyrë që thellësisht dhe solemnisht e shpërdoroi me dëme të mëdha.
Po si ka mundësi, një Kryeministër që pretendon se është duar jashtë nga këto afera korruptive, nuk bëri kurrë një verifikim për hir të qytetarëve, për hir të transparencës dhe për hir të gjithë atyre që minimalisht shprehnin dyshim? Asgjë, përveçse i la të vidhnin deri në fund dhe kur ranë në rrjetën e drejtësisë, tani po i sheh kur bien si mollët e kalbura.
Po ka hipokrizi më të madhe sesa të thotë Edi Rama se ka vullnet për të bërë reforma që sigurojnë mirëqeverisjen e vendit. Po a nuk është ky i njëjti individ që për “mirëqeverisje” i ofroi qytetarëve të Lezhës qeverisjen nga Arben Ndoka, qytetarëve të Krujës qeverisjen nga Rrahman Rrahja, e kështu me rradhë në çdo qytetet, të cilët pasi qeverisnin me delegim nga Edi Rama gjatë ditës, në darkë bënin planet sesi të vrisnin njëri- tjetrin apo qytetarët që qeverisnin. Dhe ky hesht, nuk thotë dot asnjë fjalë, asnjë ndjesë për qytetarët që në vend të përfaqësuesve të tyre u ofrojë përfaqësues të krimit të organizuar për ti qeverisur, madje “drejtues të grupeve të strukturuara kriminale”.
A nuk ishte propozuesi i kësaj Rezolute, që korruptoi një zyrtar të huaj, ish agjentin e FBI McGonigal, për llogari të pushtetit të tij?
Po si mund të besohet Edi Rama kur thotë se do të përmirësojë procesin legjislativ për të parandaluar konfliktin e interesit dhe lobimin për interesa private gjatë ligjbërjes, ndërkohë që pasi ka depozituar draft rezolutën, ekzaktësisht një javë më parë, brenda 24 orëve propozoi ndryshimet në ligjin për privaitizimin e pronave shtetërore, për llogari të klientëve të tij. A nuk është ky po i njëjti që shtyu 5 herë ligjin për investimet strategjike për llogari të Pëllumb Gjokës? Edhe ky ditën me firmë të Edi Ramës bëhej investitor strategjik, ndërkohë që natën porosite vrasje. E keni dëgjuar të thotë, gabova, me firmën time fuqizova një eksponent të krimit të organizuar.
Nuk e thotë dot, sepse me ta ka qeverisur, për shkak se me ta ka fituar zgjedhjet, sipas parimit “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”. Duke minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Edi Rama ka gërryer themelin e demokracisë dhe ka përjetësuar një sistem ku korrupsioni nuk është thjesht i toleruar, por aktivisht i përdorur si një mjet politik.
Edi Ramës ka treguar vazhdimisht në këto 11 vjet se nuk është as i aftë dhe as i gatshme të luftojë korrupsionin në mënyrë të efektshme. Në vend të kësaj, qeveria e tij ka frymëzuar dhe përjetësuar një sistem ku korrupsioni është bërë normë, duke dëmtuar demokracinë, duke minuar besimin publik dhe duke dëmtuar shërbimet thelbësore për qytetarët shqiptarë. Prandaj dhe rezoluta është një dokument pa vlerë, fjalë boshe, sa kohë nuk ekziston vullneti real për mirëqeverisje, luftë ndaj korrupsionit apo shtet ligjor.
Nëse ju kolegë e keni seriozisht vullnetin për të luftuar korrupsionin, për të garantuar mirëqeverisjen, për të respektuar parimet e shtetit ligjor, e nisim nga korrupsioni zgjedhor, i përkushtohemi atij në këto muaj të mbetur të këtij sesioni, e luftojmë sic do ti kishte hije cdo vendi kandidat për në BE.
Opozita qëndron fort kundër përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë aktuale për të minuar demokracinë dhe për të forcuar korrupsionin, duke e trajtuar edhe korrupsionin si cështje propagande. Ne i qëndrojmë fort vullnetit për ta konsideruar domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet. Dhe për këtë kemi qenë gjithmonë të gatshëm të luajmë rolin tonë, e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë me shumë përkushtim, duke i shërbyer interesit të qytetarëve, interesit publik.
Por kjo nuk bëhet as me rezoluta dhe as me fjalë. Kuvendi nuk ka nevojë që ti thotë vetes me shkrim që është i ndërgjegjshëm që duhet luftuar korrupsioni. Kush është realisht i ndërgjgjshëm për këtë ska nevojë t’ia pohoi vetes as me shkrim dhe as me zë të lart. Mjafton ta bëjë pjesë të përditshmërisë së tij gjatë ushtrimit të funksionit, të punojë për këtë çdo ditë, të tregojë shembullin personal, të ngrejë zërin ndaj akteve korruptive. Ne këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë, pa qenë nevoja që tja themi vetes përpara pasqyrës dhe as për të bërë propagandë me këtë cështje. Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e cmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se cfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se cfarë duhet të bëjmë. Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan./ZËRI
‘Po treteni te rrugica e shpresës’, Rama-opozitës: SPAK, ilaç i hidhur, o e pi, o vdes...

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer pas disa muajsh në Kuvend, ku ka folur për rezolutën antikorrupsion, që sipas tij lehtëson sfidën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Teksa iu drejtua shqiptarëve, Rama tha se socialistët kanë mbështetur Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK, duke bërë që për herë të parë në këto vite korrupsioni të zbrapset. Ndërkohë që një mesazh kryeministri e kishte dhe për deputetët e opozitës, të cilëve iu bëri të qartë se rezoluta do të votohej dhe pa ta. Ai iu kërkoi deputetëve kundërshtarë që të mos e bojkotojnë Komisionin e Posaçëm, që e vendos antikorrupsionin si një sfidë kombëtare.
FJALA E RAMËS:
Kjo draft rezolutë është ajo çka i duhet sot RSH-së nga ky parlament, për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2030. Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia në kontroll e SPAK, apo se ne jemi kujtuar pas 10 vitesh që të luftojmë korrupsionin. Ndaj kemi ngritur edhe Reformën në Drejtësi, kush e pi njëherë po njëherë jo SPAK-un, tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës. Ne jemi futur në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh. Ndaj kanë nisur dhe hetimet për zyrtarët e të gjitha niveleve, lufta që ne kemi nisur është serioze dhe pa kthim.
Kush rri e numëron, u paraqit ky apo u paraqit ai, thjesht do të zhytet vetë përditë e përditë në atë baltë, e do të nxihet nga mëria. Ata që nuk e kuptojnë që pa ne nuk do të kishte asnjë zyrtar pëerballë drejtësisë, nuk duan ta kuptojnë që është kthyer rrota e historisë së këtij vendi. Ata që kujtojnë se lufta ndaj korrupsionit, është një luftë që bëhet duke i rënë kazanit, se kanë idenë fare sa larg realitetit të kësaj lufte janë. Kjo është një luftë për mekanizma shtetërorë, institucional, që shkojnë përtej lenave dhe prenave. Unë do ta mbyll me dy nënvizime kyçe, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm që korrupsioni në Shqipëri është një kancer i trashëguar, të cilit me reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli i drejtësisë, ka nisur të zbrapset dhe jo të mundet plotësisht.
Ja pse vijmë sot ne me këtë nismë në Kuvend. Të dytën e kam për të gjithë deputetët jashtë perimetrit të PS-së, ashtu siç nuk u ndal edhe Reforma në Drejtësi, edhe kjo nismë nuk do të ndalet. Nëse nuk gjeni forcën për ta votuar, mos e bojkotoni nesër Komisionin e Posaçëm Parlamentar. Kanë dalë gjërat siç iu kam thënë, dhe a e dini pse? Jo se unë jam më i zgjuar se ju, por sepse ju nuk keni dashur kurrë që ta kuptoni se vendimmarrjet deri te hunda jote, ta bëjnë rrugën shumë të gjatë. Shëndet dhe me mend në kokë!
Ngritja e Komisionit të Posaçëm synon të rrisë “presionin” monitorues ndaj ekzekutivit, dhe institucioneve të tjera, duke i dhënë Kuvendit rolin, ku institucionet e tjera, përfshirë dhe ato të drejtësisë të japin llogari, për ecurinë e punës dhe luftës ndaj korrupsionit. Draft-rezoluta sipas PS, do të veprojë brenda kuadrit ligjor dhe Kushtetuese. Kjo sipas propozimit të PS ka si qëllim afrimin e vendit me Bashkimit Europian, e cila sipas PS, arrihet vetëm duke funksionuar shteti ligjor dhe llogaridhënia. Megjithatë ende nuk dihet sesi do të funksionojë Komisioni i ri dhe se cilët anëtarët të opozitës do të bëhen pjesë të tij./ZËRI
76 vota mjaftojnë! Miratohet rezoluta anti-korrupsion, PD ikën nga salla, vetëm 2 vota kundër
Rama fjalim në Kuvend, opozita e pret me protestë, deputetët përplasin duart në tavolinë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, por nuk është pritur mirë nga opozita. Teksa Rama mban fjalën për projekt-rezolutën për korrupsionin, deputetët e opozitës përplasin duart në tavolinat e tyre në shenjë revolte. Gjesti i tyre nuk u la pa një koment edhe nga Rama, i cili u përmendi takimin e përnatëshëm poshtë dritares së kryedemokratit Sali Berisha.
"Ndaj kemi ngritur edhe Reformën në Drejtësi, kush e pi njëherë po njëherë jo SPAK-un, tretet siç po treteni ju tek "Rrugica e shpresës","-thotë Rama.
MOMENTI ME VIDEO:
Rikthehet Rama në Kuvend, sot votohet rezoluta anti-korrupsion, opozita skeptike

TIRANË- Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga kryeministri Edi Rama pritet që të diskutohet dhe të miratohet në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Rezoluta u fut në rend dite vetëm me 9 votat e maxhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, edhe pse opozita kërkoi më shumë kohë për debat. Megjithatë, vendimi u mor dhe nisma e Ramës do të diskutohet sot në orën 13.00, në një seancë maratonë që pritet që të zgjasë disa orë.
Për herë të parë pas më shumë se 3 muajsh, në Kuvend sot do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Pritet që kreu i qeverisë të mbajë një fjalë para deputetëve duke prezantuar më me shumë detaje projekt-rezolutën, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në sallë për të votuar.
Nisma u propozua disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Drafti propozon ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Kështu do të rritet dhe llogaridhënia e institucioneve përballë Kuvendit të Shqipërisë.
Ngritja e Komisionit të Posaçëm synon të rrisë “presionin” monitorues ndaj ekzekutivit, dhe institucioneve të tjera, duke i dhënë Kuvendit rolin, ku institucionet e tjera, përfshirë dhe ato të drejtësisë të japin llogari, për ecurinë e punës dhe luftës ndaj korrupsionit. Draft-rezoluta sipas PS, do të veprojë brenda kuadrit ligjor dhe Kushtetuese. Kjo sipas propozimit të PS ka si qëllim afrimin e vendit me Bashkimit Europian, e cila sipas PS, arrihet vetëm duke funksionuar shteti ligjor dhe llogaridhënia. Megjithatë ende nuk dihet sesi do të funksionojë Komisioni i ri dhe se cilët anëtarët të opozitës do të bëhen pjesë të tij./ZËRI