LIVE UPDATES

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në mbështetje të Shqipërisë, kthehuni në atdhe (Incidenti në sallë)

➤Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot në Milano, një takim diasporën në Itali në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”. ➤Pallati i sportit ishte mbushur me shqiptarët, një pjesë e së cilëve e ndoqën takimin në ambientet e jashtme, për shkak të kapacitetit të sallës. ➤Rama tha se Italia është një shtet mik, dhe një zë i fortë në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë në BE. ➤Në sallë nuk munguan incidentet, me një grupim të të rinjve të diasporës, që hodhën pankarta, me shkrimin ‘dua të votoj në 2025’. Grupimi u nxor me forcë nga salla. ➤Rama nga ana tjetër tha se ndihej i prekur nga mikëpritja që i ishte bërë, dhe ftoi shqiptarët e Italisë që të mendojnë të rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në atdhe.

9 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

1 milion të larguar nga vendi? Rama thirrje shqiptarëve të Italisë: Kthehuni në atdhe, sillni kursimet tuaja

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
Edi rama

MILANO- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë. Ai tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur, dhe se ata mund të vijnë dhe të japin kontributin e tyre për vendin e lindjes.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.

Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar, edhe pse ka ende shumë punë për të bërë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“E vërtetë është që Shqipëria ka shumë punë për të bërë në luftën me korrupsionin e krimin e organizuar të trashëguara me shekujt. Dje ishte Shqipëra që sot ju ngjan juve. Ama me të gjitha problemet e veta Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm.

Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve. Shqipëria ku turizmi mbahej nga patriotizmi dhe rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pambledhura sesa turistë. Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht për ta kalonit detin për të marrë një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës ka vdekur’, vijoi Rama, ndërsa foli dhe për shqiptarët që janë larguar jashtë vendit në këto vitet e fundit.

“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptar. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës.

Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijë të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë”, tha mes të tjerave Rama në fjalimin e tij përpara shqiptarëve të Italisë./ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama: Do të përfitojnë 421 mijë shqiptarë

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në

MILANO- Gjatë takimit me diasporën në Itali, kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje marrëveshjen për pensionet me shtetin italian, prej të cilës do të përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se me atë marrëveshje kanë vendosur një gur të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë që ata kanë merituar.

Edi Rama: 400 e 21 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë ku falë angazhimit personal të kryeministres tuaj në Itali, një mike e paepur e Shqipërisë dhe një zëdhënese e fortë e jona në BE, ne ja dolëm të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin ku e heshtë zilen e paragjykimit “e stato un albanese” drejt triumfit tuaj si evropianët e rinj të Italisë. 

Sot unë kam ardhur këtë për të ju thënë se edhe Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj të drejtë pa e ndalur vrapin dhe duke e luajtur të palëkundur besimin në kërkim të drejtësisë për emrin e saj në familjen e shteteve të Evropës. Vërtetë edhe për pak kohë ne ende nuk jemi të gjithë si popull dhe si shtet në BE, por të qenit evropianë në mes të Evropës, njësoj të barabartë në nder dhe në dinjitet me të gjithë të tjerët, shqiptarëve ju ka caktuar i njëjti Zot dhe ne na e ka shkruajtur amaneti i Skënderbeut, ndërsa mbarë këtij kontinenti jeni ju që ja keni imponuar të parët se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe ju jeni pjesë e bashkuar e familjes evropiane.

/ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Rama ‘shigjeton’ Athinën nga Milano: Shqiptarët e Italisë nuk u detyruan të ndryshonin emrin

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
edi rama

MILANO- Gjatë takimit që pati me shqiptarët e Italisë, Rama hoqi një paralelizëm mes situatës së tyre, dhe patriotëve që emigruan në Greqi.

Rama tha se shqiptarët e Italisë nuk u detyruan të ndërrojnë emrat e tyre, siç tragjikisht ndodhi në Greqi.

“Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike. Ju nuk e ndërruat emrin, siç u ndodhi tragjikisht motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike.

Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse e ‘E stato albanese’ por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme”, u shpreh Rama, ndërsa u ndal dhe te akuzat e opozitës, se në takimin në Athinë, salla u mbush me shqiptarë të Shqipërisë.

“Gojë të pista, ofenduan nderin dhe dinjtetin patriotik të shqipatrëve të Gerqisë, që u shkrinë si lumi në det për të shprehur mallin për të manifestuar krenarinë e tyre për Shqipërinë”, tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

Rama batuta me shqiptarët e Italisë: Nëse ju shohin shtrembër, ju shihini me kokën lart dhe u thoni “c’è qualcosa?”

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
EDI RAMA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë mangët batutat me shqiptarët e diasporës në Itali, për të cilët tha se kanë arritur që të jenë dinjitoz në shtetin që jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

“Nëse rastis ndonjëri që ju sheh shtrembët, keni arsyet që ta shihni me kokën lart dhe ti thoni “c’è qualcosa?” (A ka ndonjë gjë?)”, tha Rama, ndërsa të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura dhe duartrokitje.

Gjatë fjalimit të tij të gjatë, para të pranishmëve, Rama foli dhe për paragjykimet që kanë shoqëruar shqiptarët e Italisë.

“Fatkeqësia më e madhe ishte se Shqipëria në sytë e Italisë ishte e zezë dhe e palexueshme, si ekrani i një televizioni kur ikin dritat…Ju jo vetëm luftuat paragjykimet, por shkëlqyet. Studentët shqiptarë renditen me rezultatet më të mira…

Një adhurim deri në vetmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote, një dashuri e verbër pa kushte që nuk linte gjë mangut të gjitha dashurive platonike. Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori ku iknin dritat e zezë, qysh kur italianët e fundit kishin parë kur humbën luftën kushtetuese ku shqiptarët i strehuan në shtëpisë e tyre”, vijoi Rama fjalën e tij. /ZËRI

10 MUAJ ME PARE

VD- Përplasje fizike në takimin e Ramës në Itali, çfarë ndodhi në shkallët e pallatit të sportit

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
Tensionet

MILANO- Disa incidente janë shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali, pasi një grupim të rinjsh, përfaqësues të diasporës, kanë hedhur fletushka për votën e emigrantëve. Ata janë nxjerrë jashtë nga punonjësit e stafit të sigurisë. Nxjerrja e tyre nga pallati i sportit është shoqëruar dhe me përplasje fizike, ndërsa janë akuzuar si persona të lidhur me Sali Berishën. Në fakt grupimi që ka hedhur fletushkat në sallë, i përket fushatës ‘dua të votoj 2020’, që ka nisur në disa qytete të ndryshme europiane, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

/ZËRI

10 MUAJ ME PARE

‘E bëri një shqiptar…’, Rama në Itali: Për çdo vrasje, vjedhje, aksident, na akuzonin ne

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
Edi rama

MILANO- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij përpara shqiptarëvë të pranishëm në Pallatin e Sportit Busto Arsizio, ku tha se ndihej thellësisht i prekur nga mikëpritja e tyre. Rama tha se shqiptarët që emigruan në Itali, janë të parët që nisën misionin për ta kthyer Shqipërinë në shtratin e BE-së, pas viteve të gjata të diktaturës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të dashur vëllezër dhe motra të Italisë, jam thellësisht i prekur nga mikëpritja juaj, më ka emocionuar tej mase vala e ftesave të shqiptarëve që më kanë shkruar këto ditë, për ti takuar kudo që janë në të katër anët e Italisë. Shumë po shumë faleminderit për praninë tuaj. Shumë e shumë të tjerë, që janë larg në qytetet dhe qytezat e këtij vendi mik, një përqafim nga kjo atmosferë e mrekullueshme.

Jemi dy popuj që në dhjetra vite na ka bashkuar një det i tërë historie. Ju jeni shëmbëlltyra e bashkimit të Shqipërisë me Europën, jeni përbashkuesit më kryesorë, ju jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re, në shtratin natyral të Europës. Ju jeni krenaria jonë, dhe jeni arsyeja e bashkimit tonë përfundimtar me Europën demokratike.

Sot kjo duket gjëja më e natyrshme në botë, por dje kjo dukej gjendja më e pamundur në botë, kur ju u bëtë bartësit e këtij misioni, mbi anijet e ndryshkura të anijeve komuniste. Ju formësuat një trup si të gjigandëve shqiptarë që prej 500 vitesh dergjeshin përmes maleve. Përplaseshin dy makina, gazetat thoshin e bëri një shqiptar, kryhej një vjedhje, thuhej e bëri një shqiptar, ndodhte një vrasje gazetat thoshin se vrasësi i panjohur ishte një shqiptar. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve.

10 MUAJ ME PARE

Rama mbërrin në pallatin e sportit “Busto Arsizio”, qindra shqiptarë e ndjekin takimin nga jashtë

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
Shqiptaret jashte stadiumit

TIRANË- Përveç shqiptarëve që janë akomoduar brenda pallatit të sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, me qindra të tjerë u panë në radhë për të takuar kryeministrin Edi Rama jashtë pallatit të sportit.

Në pamjet e siguruara shihen bashkatdhetarët shqiptarë të cilët nxitojnë për t’u futur brenda ambienteve të pallatit të sportit për të përshëndetur Ramën, në këtë tur që po zhvillon me diasporën.

Të dielën e 12 majit 2024, Rama mbajti takimin në Athinë, i pari me diasporën shqiptare të Greqisë.

Pas Milanos, Rama do të takohet me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.

10 MUAJ ME PARE

Takimi i Ramës në Itali, disa qytetarë e presin me banderolë: Me Kurtin ka shpresë, me ty vdes

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
banderola

ITALI- Kryeministri Edi Rama do të takojë gjatë ditës së sotme emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali, ndërsa organizimi po mbahet në qytetin e Milanos. Para ambienteve ku do të mbahet takimi, disa qytetarë kanë vendosur një banderolë me shkrimin:

“Me Kurtin Shqipëria Shpreson, me ty Shqipëria vdes”. 

Edhe në Athinë nuk munguan një grupim i pakët qytetarësh, që protestuan kundër Ramës, kryesisht për çështjen Beleri. Në Itali të paktën në aspektin buroktratik, dhe ndasive mes dy vendeve, takimi do të jetë më i qetë.

Takimi i Ramës me shqiptarët e Italisë do të ketë dhe anën e tij të spektaklit, ku veç Noizit që do ta shoqërojë turin e kryeministrit ashtu si dhe në Athinë, do të performojë dhe Alban Skënderaj, këngëtari që një pjesë të jetës së tij e ka ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndryshe nga Athina, është menduar dhe pjesa e fjalimeve, në arenën sportive Maria Piantanida, pjesëmarrësve do të ju drejtohet vetëm kryeministri Rama dhe nuk do të ketë eksponentë të tjerë socialistë që do të përshëndesin shqiptarët e pranishëm.

Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”.

/ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Takimi i dytë me shqiptarët e diasporës, Rama: Askush nuk do mbetet pa gjetur vend

Rama takon shqiptarët në Milano: Italia zë i fortë në
Salla ku do te mbahet takimi

TIRANË- Këtë të dielë të 26 Majit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e dytë me shqiptarët e diasporës, këtë herë në Milano të Italisë.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri tregon përgatitjet e fundit në pallatin e sportit, ku do të zhvillohet takimi. Sipas Ramës, ambienti ku do të zhvillohet takimi do të ketë më shumë ulëse se stadiumi i zgjedhur në Greqi, dhe askush nuk do të mbetet pa gjetur vend.

Rama: MIRËMËNGJES, dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë.

Edhe në këtë takim, Rama do të shoqërohet nga këngëtarë, si Alban Skënderaj dhe Noizy.

Ndryshe nga Athina, është menduar dhe pjesa e fjalimeve, në arenën sportive Maria Piantanida, pjesëmarrësve do të ju drejtohet vetëm kryeministri Rama dhe nuk do të ketë eksponentë të tjerë socialistë që do të përshëndesin shqiptarët e pranishëm.

Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB