Aktualitet

Arrestohet ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut! Prokuroria: Mund të prishë provat, rrezik largimi

Deda akuzohet për “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

F.I
Arrestohet ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut! Prokuroria: Mund të
Nikoll Deda

TIRANË-Arrestohet ish-presidenti i "Urdhri i Stomatologut", Nikoll Deda! Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës. Blutë kanë ekzekutuar masën e arrestit me burg për 70-vjeçarin, pas dyshimeve se ai mund të pengojë hetimin apo t’i shmanget drejtësisë.

Deda akuzohet për “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Gjithashtu Deda akuzohet se në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

NJOFTIMI:

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, caktohet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, N.D. për 3 vepra penale

Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u ekzekutua masa “Arrest në burg” për shtetasin N.D. për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.

Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se në ngarkim të të dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqsore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale. Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Organi i Prokurorisë vlereson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet.

Nikoll Deda u pezullua më datë 4 nëntor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Prej vitesh ai ishte në kryer të Urdhrit të Stomatolgëve me një "rekord të zi" sa i përket shpenzimeve financiare apo nepotizmit në USSH. Sipas hetimeve, Deda dyshohet se ka rritur në mënyrë të pajustifikuar buxhetin e Urdhrit të Stomatologut nga viti në vit. Në vitin 2020 buxheti ishte 38.5 milionë lekë, ndërsa në vitin 2021 ai u shtua me 13.5 milionë lekë. Në vitin 2022, buxheti arriti në 125.8 milionë lekë, për shkak edhe të blerjes së një godine të re për institucionin dhe investimeve të kryera në të. Prokuroria dyshon se këto shtesa janë kryer për përfitime personale dhe jo në funksion të interesit publik./ZËRI

Poll

MOS HUMB