Aktualitet

U ekstraduan nga Dubai! Vëllai i Nuredin Dumanit ngelet në burg, lirohet Armis Stafa

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Armis Stafën, i cili akuzohet se ka pastruar paratë e grupit Çopja në Elbasan. 

F.I
U ekstraduan nga Dubai! Vëllai i Nuredin Dumanit ngelet në burg,
Dashnor Dumani

TIRANË-Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, të cilët u ekstraduan të mërkurën (11 qershor) nga Dubai, si pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë dalë ditën e sotme para GJKKO-së. Për vëllain e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest me burg.

Dashnor Dumani akuzohet për vrasje dhe vjedhje. Konkretisht, ai dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre person; Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri, si dhe Erdal Durunay, me nënshtetësi turke. Po ashtu, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit.

Masa ka ndryshuar për Armis Stafën. GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Armis Stafën, i cili akuzohet se ka pastruar paratë e grupit Çopja në Elbasan. 36-vjeçari nga Elbasani dyshohet se ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja të përfituara nga veprimtari kriminale.

Më 11 qershor Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Armis Stafa nën masa të rrepta sigurie u ekstraduan nga Dubai në Shqipëri. Ata strehoheshin në Dubai, duke shfrytëzuar mungesën e një marrëveshje ekstradimi me vendin tonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB