Aktualitet

U dhunua barbarisht/ Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Mëngjesi u nis me avion të posaçëm drejt Greqisë, për trajtim më të specializuar.

f.t
U dhunua barbarisht/ Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi
Sokol Mëngjesi

GREQI-Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga disa persona. Disa ditë më parë pasi qëndroi në gjendje kome në spitalin e Traumës, Mëngjesi u nis me avion të posaçëm drejt Greqisë, për trajtim më të specializuar.

Avokati u dhuna nga katër persona sapo kishte lënë djalin në kopësht. Ngjarja ndodhi në zonë e ish-Bllokut. Në pranga deri më tani kanë rënë vetëm njëri nga sulmuesit, Dorian Alia dhe organizatori i sulmit, Dritan Nano. Tre të tjerët vijojnë të jenë në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB