LIVE UPDATES

Prej 6 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi niset me urgjencë drejt Athinës

➤ Avokati Sokol Mëngjesi po niset tani me helikopter drejt Athinës. ➤ Transferimi i tij është bërë me kërkesë të familjarëve të tij, për shkak se donin një mjekim më të specializuar. ➤ Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi, pasi skaneri tregoi sot që edema nuk është rritur. ➤ Ndaj edhe vendosën që ta zgjonin sot pas 6 ditësh që e mbanin në koma. ➤ Sot, procesi i zgjimit të tij ka nisur duke i ulur medikamentet që e mbanin në gjumë, proces që pritet të zgjatë edhe pak ditë. ➤ Ndërkohë hetimet vazhdojnë, sot në Policinë e Shtetit, është marrë për t'u pyetur edhe biznesmeni Arben Rreli, i cili gjithashtu ishte përfitues i pronës për të cilën u sulmua avokati.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Si është avokati? Sokol Mëngjesi po transportohet tani drejt Athinës

Prej 6 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi niset me
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi do të transportohet tani drejt Athinës. Kërkesa për transportin e tij në Greqi është bërë nga familjarët për të marrë një mjekim më të specializuar. Por ende nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore. Sot, mjekët vendosën që ta zgjonin gradualisht nga koma artificiale që e kishin vendosur për t'i shmangur ndonjë dëmtim në tru. Megjithatë, nga mëngjesi e deri më sot, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga mjekët lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Gjithë çfarë u bë me dije nga mediat, ishte se gjatë ditës së sotme atij i është bërë skaneri dhe është konstatuar një ulje e edemës, që do të thotë se ka përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Sa i takon autorëve të sulmit ndaj tij, dy ditë më para Gjykata e Tiranës dha masën arrest me burg për Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij Dorian Alia, ndërkohë që mbeten ende në kërkim 3 persona të tjerë. Edhe pse Prokuroria e ndryshoi akuzën për të prangosurit, duke hequr vrasjen e funksionarëve publikë, mbetur në tentativë, duke e bërë plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim, gjykata ka vendosur që ata të hetohen në burg, ndërsa tre agresorët e tjerë vijojnë arratinë po prej 5 ditësh.

Policia ofroi shifrën prej 20 mijë eurosh për këdo që do të jepte informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre por deri më tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet e policisë, edhe pse dy persona i ka në pranga./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, merret në pyetje në polici biznesmeni Arben Rreli

Prej 6 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi niset me
Arben Rreli dhe Sokol Mëngjesi

TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi po përmirësohet, por ndërkohë që ai po trajtohet nga mjekët, hetimet për autorët e dhunës ndaj tij po vazhdojnë. Pas thuajse një javë nga dhunimi i tij, Policia e Shtetit beson që porosia është dhënë nga Dritan Nano. Këtë version e mbështet edhe dëshmia e Dorian Aliut, pasi vetë Nano pretendon se nuk ka asnjë dijeni.

Në kuadër të këtij hetimi, "Voxnews.al" bën me dije se për t'u marrë në pyetje është shoqëruar dhe marrë në pyetje edhe biznesmeni, Arben Rreli. Kjo për shkak se ai është një nga 8 trashëgimtarët e pronës në zonën e Liqenit të Thatë, për të cilën ndodhi edhe konflikti pasi avokati kërkonte të merrte 1/7 e pronës në kuadër të një marrëveshje para se t'i merrte përsipër që t'i përfaqësonte në gjyq.

Biznesmeni në fjalë ka qenë i dënuar edhe më parë, pasi ka ndërtuar një kompleks vilash në zonën e Farkës, në Tiranë. Për ndërtimet, Gjykata e ka gjetur fajtor për akuzat e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa është akuzuar edhe për vetëgjyqësi. Kështu, pas marrjes së tij në pyetje për çështjen e Mëngjesit, pritet të zbulohet nëse ai ka pasur rol në dhunimin e avokatit. 

Sipas Policisë dhe Prokurorisë Nano ka qenë në rolin e organizatorit të sulmit, ndërsa Alia në rolin e dhunuesit. Vetë ata në dëshminë e tyre në Gjykatë, janë shprehur se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar por rastësore. Ndryshe nga sa tha fillimisht, se sulmin e kishte kryer për shkak të miqësisë me Nanon, Alia është shprehur se dhuna barbare ndaj avokatit nuk ka qenë e planifikuar.

Prokuroria ka zbutur akuzën duke akuzuar Nanon dhe Alian për “plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia e regjistroi çështjen me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”. Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi, vijojnë të jenë në kërkim tre autorët e tjerë, Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elton Kasaj, teksa policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për arrestimin e tyre./ZËRI

1 VITE ME PARE

Avokati Mëngjesi ende në intubim, çfarë tregoi sot skaneri që i bënë mjekët e Traumës

Prej 6 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi niset me
Sokol Mengjesi

TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjatë ditës së sotme atij i është bërë skaneri dhe është konstatuar një ulje e edemës, që do të thotë se ka përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Megjithatë, mjekët kanë vendosur që ta mbajnë avokatin Sokol Mëngjesi edhe 2 ditë në intubim për të mos rrezikuar, ndërkohë që pritet të bëhet zgjimi gradual i tij pasi ilaçet që e mbanin në gjendje kome i janë ndërprerë gradualisht.

Sa i takon autorëve të sulmit ndaj tij, dy ditë më para Gjykata e Tiranës dha masën arrest me burg për Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij Dorian Alia, ndërkohë që mbeten ende në kërkim 3 persona të tjerë.

Edhe pse Prokuroria e ndryshoi akuzën për të prangosurit, duke hequr vrasjen e funksionarëve publikë, mbetur në tentativë, duke e bërë plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim, gjykata ka vendosur që ata të hetohen në burg, ndërsa tre agresorët e tjerë vijojnë arratinë po prej 5 ditësh.

Policia ofroi shifrën prej 20 mijë eurosh për këdo që do të jepte informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre por deri më tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet e policisë, edhe pse dy persona i ka në pranga.

Sa i takon Nanos dhe Alisë, ata janë shprehur se sulmi nuk ka qenë i organizuar. Avokati mbrojtjës i tyre, Mirash Ndoci, në një reagim për mediat, ka shprehur solidaritetin e tij me kolegun Mëngjesi. Supas Ndocit në media është abuzuar sa i takon rrethanave në të cilat ka ndodhur sulmi, pasi nuk ka pasur një koordinim midis të rinjve apo dhe nuk ka pasur porositës për këtë situatë: “Është e vërtetë që pikënisja e kësaj situate është trashëgimia e pronës, përfaqësues ligjor për sistemimin (kthimin) e së cilës ka qenë avokat Sokol Mëngjesi.

Prona për të cilën përflitet është trashëgimi e znj. Albana Nano, vjehrra e Dorian Aliajt (bashkëshorti i vajzës së vetme të familjes Nano). Janë të njohura kalvaret e gjata të kthimit të pronave në dyert e gjykatave dhe problematikat e hasura me falsifikimet e dokumentacioneve bashkëshoqëruese. Problematikat e pronës, përfaqësimi dhe manipulimet e dyshuara, kanë bërë që znj. Albana Nano t’i drejtohet organeve kompetente duke kryer një kallëzim penal me qëllim vijueshmërinë me ekspertizat për shkrimin dhe firmat në kontratën e porosisë. Siç e dëshmon dhe vetë i dyshuari, ai nuk ka kontaktuar më parë me avokatin Sokol Mëngjesi.

Ka qenë një takim midis vjehrrit të tij z. Dritan Nano dhe avokatit në muajin shkurt 2024, ku Dorian Alia ka qëndruar në distancë dhe ka ndjekur zhvillimin e bisedës me tone jo të përshtatshme nga ana e avokatit për pretendimet e ngritura për pagesat mbi përfaqësimin e kryer. Bisedat familjare e kanë bërë të njohur situatën dhe kanë rihapur problematikën.

Dihet që kur diskutohet për pronat dhe aq më tepër për zhvatje të padrejtë të tyre, nuk mund të ketë një atmosferë qetësie. Euforia e moshës, sedra e prekur dhe gjaknxehtësia, çuan në reagimin e papërmbajtshëm dhe aspak të hijshëm të Dorian Aliaj, i cili në momentin kur e kuptoi situatën u vetëdorëzua në polici. Përfshirja e dy kushërinjve Drivald Alia dhe Elton Kasaj si dhe shokut Romario Tabaku janë rastësore dhe aspak të organizuara. Theksoj se familjarët e Dorian Alia, (bashkëshortja me fëmijët, vjehrri Dritan Nano dhe vjehrra Albana Nano) kanë qenë në Pogradec në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Sapo është kontaktuar nga policia z. Dritan Nano është drejtuar vetë drejt Tiranës për t’u paraqitur në ambientet e policisë. Në momentin e ndalimit të të dyshuarit Dorian Alia, iu bë e ditur se dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88-25 i Kodit Penal. Me administrimin e akteve nga organi i akuzës, të dyshuarit iu rëndua pozita duke e çuar përpara Gjykatës edhe për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal. Ftojmë publikun dhe mediat të tregojnë maturi dhe të presin vendimet e organeve kompetente, duke shmangur paragjykimet dhe nxitjen e tensioneve të panevojshme. Në këtë mënyrë, mund të kontribojmë të gjithë për një proces të drejtë dhe transparent”-thuhet në reagimin e avokatit Mirash Ndoci.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB