Basha sfidon me debat kundërshtarët politikë: Do ju nxjerrë pa këpucë fare

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha prezantoi sot programin elektoral me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, në Kuvendin që po zhvillohet në Parkun Olimpik të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Basha i ka bërë ftesën çdo kundërshtari politik për debat për Shqipërinë që meriton më shumë.
Lulzim Basha: PD vjen sot me një përfaqësim të ekipit më të mirë, të cilët për më shumë se 1 vit, ju paraqesim sot programin e PD-së, Shqipëria meriton më shumë. PD do të angazhohet në një dialog të përditshëm dhe të përjavshëm me familjet shqiptare.
Shqiptarët meritojnë më shumë dhe me PD-në që nis që sot punë në transparencë të plotë, do të paraqesim të gjitha propozimet tona. Sot nga kjo platformë i bëj ftesën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne për Shqipërinë që meriton më shumë. Çdo debat do t’i nxjerrë ata pa këpucë fare. Le të vazhdojmë me muajt e ardhshëm me shqiptarët për atë që kërkojnë nga PD.
Propozimet tona të bazuara në një analizë të hollësishme të gjendjen aktuale dhe mundësisë së Shqipërisë. Edi Rama e trajton shtetin shqiptar si pronën e tij private. Pasuritë e këtij vendi grabiten nga një grusht njerëzish me lidhje të drejtpërdrejta me të. Ne jemi PD e Shqipërisë, ne besojmë në Zot, tek Shqipëria dhe familja. Për ne familja shqiptare, qendra e gravitetit të planit tonë për Shqipërinë që parashikon fondin e mirëqenies për familjes.
/ZËRI
Basha iu kërkon ndjesë të përndjekurve politikë: PD ju ka përdorur dhe tradhtuar

TIRANË- Në programin e Partisë Demokratike që është prezantuar sot nga Lulzim Basha, një vend Ii veçantë i është kushtuar dhe statusit të përndjekurve politikë. Kryetari i PD-së zyrtare, tha se do të angazhohet personalisht që statusi i ish-të përndjekurve të jetë i barabartë me atë të ish-ushtarakut.
Gjatë fjalës së tij, Basha pranoi se ish-të përndjekurit janë përdorur dhe tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite nga PD-ja. Ai kërkoi falje në emër të PD-së, pavarësisht emrave që e kanë drejtuar në vite, tha ai.
“Kam një mesazh të veçantë për të përndjekurit politikë. Maji ishte muaji i kujtesës historike, por ata nuk janë thjeshtë një datë në kalendar. Ata janë guri dhe emblema e qëndresës, edhe pse PD i ka përdorur dhe e tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite. Kjo merr fund. Sot pjesë e këtij programi është marrja përsipër e detyrimeve dhe shpërblimeve materiale për të përndjekurit. Më shumë se kaq PD dhe unë personalisht zotohem se akti i parë i qeverisë sonë do të statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me vlerë monetare me atë të ish-ushtarakut”, tha Basha.
Bashës i ikin dritat gjatë takimit: Kanë frikë nga ne

TIRANË- Në takimin që është duke u mbajtur në parkun Olimpik, Lulzim Basha është duke prezantuar programin elektoral të Partisë Demokratike zyrtare për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Teksa Basha po shpaloste programin, një incident ndodhi në sallë, për shkak se u ndërpre energjia elektrike.
Pasi rimori fjalën e tij, përpara të pranishmëve, Basha tha se energjia elektrike ishte ndërprerë, pasi pushteti ka frikë nga fjala e lirë, dhe nga programi i PD-së.
"Njësoj si para 34 vitesh, kanë frikë nga PD, kanë frikë nga ne! Na hoqën dritat", u shpreh Basha.
Lidhur me rastin, PD zyrtare lëshoi edhe një deklaratë për mediat. Ata shprehen se kjo është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri.
“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD.
/ZËRI
Basha hap ‘thesin’ e premtimeve: Bonus 20 mijë euro për familjet me 3 fëmijë, udhëtojmë pa viza në SHBA brenda mandatit të parë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha, ka prezantuar sot programin elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Basha dha një sërë premtimesh ekonomike, në rast se forca që ai përfaqëson do të vijë në pushtet, duke nisur nga kredia pa interes për çiftet e reja, te bonuesi prej 20 mijë eurosh, për familjet me lindjen e fëmijës së tretë.
PJESË NGA PROGRAMI:
FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete
30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë
2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16
3. NEXTGEN:
Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.
Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.
4. TAKSË E SHESHTË 9 %
5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%
6. REFORMA E PRONËS!
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen
100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.
8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK
9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.
10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare
12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut
13. GJYKATA E AUDITIT
14. Shteti merr persiper te zeroje cdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit
15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT