LIVE UPDATES

Avokati në gjendje kritike, Gjykata lë në burg dy prej autorëve: Nuk ishte sulm i organizuar, ndodhi rastësisht (Prokuroria zbut akuzën)

➤Gjykata e Tiranës, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, të cilët u arrestuan pas sulmit të dhunshëm ndaj avokatit Mëngjesi në Tiranë. ➤Sipas Policisë dhe prokurorisë Nano ka qenë në rolin e organizatorit të sulmit, ndërsa Alia në rolin e dhunuesit. Vetë ata në dëshminë e tyre në Gjykatë, janë shprehur se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar por rastësore. ➤Ndryshe nga sa tha fillimisht, se sulmin e kishte kryer për shkak të miqësisë me Nanon, Alia është shprehur se dhuna barbare ndaj avokatit nuk ka qenë e planifikuar. ➤Prokuroria ka zbutur akuzën duke akuzuar Nanon dhe Alian për “plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia e regjistroi çështjen me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon pas 5 ditëve dhoma e avokatisë: Do përshkallëzojmë qëndrimin tonë

\Avokati në gjendje kritike, Gjykata lë në burg dy prej
Dhoma e avokatise

TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas dhunimit të bërë ndaj Sokol Mëngjesit, mëngjesin e ditës së martë. Dhoma e Avokatisë thotë se do të përshkallëzojë qëndrimin, që dhuna ndaj kolegëve të tyre të mos përsëritet. Në njoftimin e Dhomës së Avokatisë, jepet vlerësim për mjekët e Traumës, që po trajtojnë kolegun e tyre, por edhe Policinë e Tiranës, për zbardhjen e ngjarjes, edhe pse 3 prej autorëve vijojnë që të jenë në kërkim ende.

NJOFTIM PËR SHTYP LIDHUR ME DHUNËN E USHTRUAR NDAJ AVOKATIT SOKOL MËNGJESI

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, me shqetësim të madh është duke ndjekur në vijimësi ecurinë e gjëndjes shëndetësore të kolegut dhe njëkohesisht profesorit të Fakultetit të Drejtësisë, z.Sokol MENGJËSI. Duke marrë shkas nga ky akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlersimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.

Komiteti Drejtues në mbledhjen e tij të ditës së Premte, më 31 Maj 2024, ju bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.

Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomes, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, per atë ç’ka i ndodhi kolegut Tonë.

Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokuroin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallzojë qëndrimin e saj me qëllim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.

Me shpresën që vepra të tilla dhune të mos përsëriten urojmë dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të kolegut Tonë Av. Sokol MENGJËSI. Komiteti Drejtues gjen rastin të përcjell një vlersim të veçantë për ekipin e mjekëve të talentuar dhe të perkushtuar të cilët, që në kontaktin e parë dhe në vazhdim ndjekin dhe kujdesen për kolegun Tonë.

Gjithashtu, përshëndesim Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, për profesionalizmin e treguar në evidentimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të ketij akti barbar, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë. Komiteti Drejtues i Dhomës të Avokatisë së Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Gjykata lë në burg dy dhunuesit e avokatit Mëngjesi, zbardhen dëshmitë: Ndodhi rastësisht

Avokati në gjendje kritike, Gjykata lë në burg dy prej
Sokol Mengjesi, Dritan Nano dhe Dorian Alia

TIRANË- Gjykata e Tiranës, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, të cilët u arrestuan pas sulmit të dhunshëm ndaj avokatit Mëngjesi në Tiranë. Sipas Policisë dhe prokurorisë Nano ka qenë në rolin e organizatorit të sulmit, ndërsa Alia në rolin e dhunuesit. Vetë ata në dëshminë e tyre në Gjykatë, janë shprehur se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar por rastësore. Ndryshe nga sa tha fillimisht, se sulmin e kishte kryer për shkak të miqësisë me Nanon, Alia është shprehur se dhuna barbare ndaj avokatit nuk ka qenë e planifikuar.

Prokuroria ka zbutur akuzën duke akuzuar Nanon dhe Alian për “plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia e regjistroi çështjen me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi, vijojnë të jenë në kërkim tre autorët e tjerë, Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elton Kasaj, teksa policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për arrestimin e tyre. /ZËRI 

1 VITE ME PARE

Orë vendimtare për jetën e avokatit, nëse nuk përmirësohet deri të hënën, mjekët do të…

Avokati në gjendje kritike, Gjykata lë në burg dy prej
Sokol Mengjesi

TIRANË- Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, vijon të mbetet e rëndë, pasi u dhunua nga 4 persona ditën e martë në zonën e Ish-bllokut.

Ai është në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion të Spitalit të Traumës, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij, nëse hemoragjia që ka pësuar në kokë është përkeqësuar.

Burime nga spitali i Traumës kanë bërë me dije për mediat, se do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë siç po vijon dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi, për ta nxjerrë nga intubimi.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës është mbajtur seanca për masën e sigurisë, për 2 prej personave të arrestuar në lidhje me sulmin. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, organizatorin dhe njëri nga autorët e sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, dalin sot para Gjykatës vjehrri me dhëndrin. Në kërkim 3 dhunuesit e tjerë

Avokati në gjendje kritike, Gjykata lë në burg dy prej
Sokol Mengjesi dhe 4 autoret e dhunimit

TIRANË- Do të dalin sot para gjykatës së Tiranës Dritan Nano dhe Dorian Alia, të cilët akuzohen për dhunimin me pasojë plagosjen e rëndë të avokatit Sokol Mëngjesi. Prokuroria ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg, ndërsa gjendja e avokatit Mëngjesi vijon që të mbetet e pandryshueshme. Ai ndodhet i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 3 prej dhunuesve të tij janë ende në liri, dhe nuk janë vënë në pranga nga policia.

Dritan Nano, akuzohet nga policia dhe prokuroria se ka qenë organizatori i sulmit, ndërsa Dorian Alia, që është njëherësh dhe dhëndri i tij, është personi që ka ushtruar dhunën në drejtimj të avokatit Mëngjesi.

Policia vijon kontrollet për kapjen e autorëve të tjerë të ngjarjes, kryesisht në vendlindjet e tyre, ku dyshohet se mund t5ë jenë fshehur.

Policia dhe prokuroria kanë siguruar jo vetëm dëshmitë e palëve të përfshira në marrëveshje me avokatin, por edhe të të gjithë personave që janë në dijeni të sherrit. Në dëshmitë e dy personave të dorëzuar, vjehrrit dhe të dhëndrit, prokuroria nuk ka mundur të faktojë ndonjë pagesë apo shtysë tjetër nga persona të tjerë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Avokati Mëngjesi është ende në intubim në spitalin e Traumës, por mjekët janë optimistë pasi edema (ënjtje) që ka në një zonë të trurit nuk është zmadhuar. Të paktën për momentin nuk vlerësohet ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Avokati u vizitua ditën e djeshme në spitalin e Traumës nga drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro, si dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Mëngjesi u dhunua më 29 maj, në zonën e ishBllokut në Tiranë vetëm pak minuta pasi kishte lënë djalin e vogël në kopsht. Një prej autorëve të vetëdorëzuar Dorian Alia, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë ç’ka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor./ZËRI

Poll

MOS HUMB