LIVE UPDATES

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie, denigronte kolegët për t'u bërë drejtor! Shpallet në kërkim, arrestohet 'mikesha' dhe gazetari

➤Shkrimet e një portali përdoreshin për të denigruar drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit...e gjitha sepse shefi i Sektorit në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, donte të bëhej drejtor. ➤ ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë. ➤ Në portalin "Shqipnews.info", ku publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, me qëllim denigrimin e figurës së tyre në publik përmes lajmeve të rreme, duke ushtruar në të njejtën kohë edhe presion. ➤ E gjitha bëhej me qëllim që Selimi, përmes presionit të emërohej drejtor. ➤ Në pranga përfunduan zyrtarja tjetër e AMP, Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. ➤ E gjitha bëhej Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor. ➤ Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj, duke treguar se lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai vetëm sa i hidhte në faqe. ➤Omeri pretendon se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. Po ashtu, ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. ➤ Selimi është shpallur në kërkim dhe ende pritet që të vendoset në pranga për të treguar arsyen e vërtetë se përse paguante për të dëmtuar kolegët dhe për të njollosur Policinë e Shtetit, institucion ku edhe vetë bën pjesë.

9 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Portali gjobvënës/ Të implikuar dhe zyrtarë të SHISH! A ka nisur verifikimi i tyre?

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
Kreshnik Selimi, Fisnik dhe Rexhina Omeri, Kushtrim Selimi

TIRANË-ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të dy personave që u arrestuan për përhapje lajmesh të rreme, ndërsa në kërkim është shpallur Kushtrim Omeri, shef sektori në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore. Në pranga kanë rënë gazetari, Ervis Hasanaga me akuzën e falsifikimit kompjuterik dhe Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës. Përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Por si siguroheshin informacionet? 

Skandali është thelluar pasi burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i Kushtrim Selimit, Kreshnik Selimi, shef kundër narkotikëvë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Kreshniku përmes aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Por vëllai i zyrtarit të AMP-së, nuk ishte i vetmi që kishte akses në SHISH. Rezulton se edhe bashkëshorti i punonjëses së AMP, Rexhinës, Fisnik Omeri mban postin e drejtuesit në Shërbimin Informativ të Shtetit në Kavajë. 

Edhe pse rrethi vjen duke u zgjeruar, vetë Rexhina Omeri në dëshminë e saj nuk përmend asnjë person të tretë. Ajo pretendon se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit, Ervis Hasanaga për publikim. Nuk dihet ende nëse ka nisur një verifikim ndaj zyrtarëve të SHISH./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zyrtari i AMP hapi portalin e lajmeve 'fake'/ I përfshirë dhe vëllai i tij, shef kundër narkotikëve në SHISH

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
Kreshnik dhe Kushtrim Selimi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i portalit 'shqipnews.info', ku Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi sulmonte e denigronte drejtuesit e lartë të Policisë.  Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i tij, Kreshnik Selimi. 

Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH dhe për shkak të aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Ky i fundit përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre. 

Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë. Kushtrim Selimi është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga kanë rënë gazetari, Ervis Hasanaga me akuzën e falsifikimit kompjuterik dhe Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës. Arrestimi i tyre u bë dy ditë pasi njësia e krimit kibernetik ishte vënë në lëvizje se një portal anonim ishte duke shpërndarë dizinformacion për disa nga zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit. /ZËRI

1 VITE ME PARE

'S'e dija që po shkelja ligjin'/ Zbardhet DËSHMIA, Rexhina Omeri nxjerr zbuluar intrigën e Selimit: Lajmet m'i niste ai

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi

TIRANË- ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të dy personave që u arrestuan për përhapje lajmesh të rreme, ndërsa në kërkim është shpallur Kushtrim Omeri, shef sektori në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore. Në deklarimin e tij, gazetari Ervis Hasanaga tha se lajmet i merrte me porosi dhe i shkruante, punë për të cilën paguhej 600 euro. Sipas tij, lajmet ia sillte Regina Omeri. Por edhe kjo e fundit ka zbuluar shumë lidhur me atë që ka ndodhur. Gjatë marrjes në pyetje, Omeri pretendon se pronarin e portalit "Shqipnews" nuk e njeh personalisht, por lidhjen ia ka mundësuar kolegu i saj, me të cilin dyshohet se ka edhe një marrëdhënie dashurie, Kushtrim Selimi.

Në dosje sqarohet qartë që ajo dërgonte "link" (lidhje lajmesh) nga media të ndryshme dhe jo vetëm, e më pas ia niste gazetarit për publikim. Këto lajme ia dërgonte Selimi dhe kjo më pas ia kalonte gazetarit. 

"Regina Omeri është pyetur se kush është arsyeja që Kushtrimi kërkonte dhe publikonte lajme të tilla në portalin Shqipneës.info dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë se përse e bënte Kushtrimi një gjë të tillë, por në disa biseda të shkurtra që ka kryer me të pa interes nga ana e saj i bënte për arsye personale pune. Është pyetur nëse ka dijeni për ndonjë përson tjetër të përfshirë në administrimin, futjen ndryshimin apo fshirjen e të dhënave në portalin Shqipneës.Info dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni dhe as nuk ka qënë e interesuar që ta dinte. Siç ka deklaruar dhe më sipër di që me këtë portal merret Ervisi dhe lajmet ia dërgonte Kushtrimi."

Por edhe pse zyrtare e AMP-së, pretendon se nuk kishte dijeni se po kryente një vepër penale, edhe pse duhet të jetë e mirëinformuar për ligjin, megjithatë shfaq pendesë.

"Jam shumë e penduar me veprimet që kam kryer, i kam bërë pa i menduar dhe pa pasur informacionin e nevojshëm për pasojat që mund të sillnin më pas, sepse mendoja që këto lajme mund t'i kishin publikuar edhe portale të tjera,"-shton ajo në rrëfimin e saj.

Më pas, gjithë sa tha, e mbylli me një falje. Por mesa duket nuk mjafton, pasi do të duhet që të përballet me ligjin për veprën penale që ka kryer në bashkëpunim./ZËRI

1 VITE ME PARE

PROFIL/ Shefi i apasionuar me drejtorët, kush është Kushtrim Selimi, njeriu që prishi imazhin e policisë me portalin e lajmeve fake

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
Kushtrim Selimi

TIRANË- Solidariteti mes kolegëve duket se nuk ishte virtyt i Kushtrim Selimit, një nga shefat e sektorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Madje ishte i vendosur që t'i sulmonte në çdo mënyrë, për t'u zënë vendin e punës. Jo me punën e tij, por duke shpifur për ta dhe duke dëmtuar në fund të fundit, Policinë e Shtetit. E gjithë kjo intrigë e thurrur u zbulua apo një lajmi të porositur nga Kushtrim Selimi në një portal që ai kishte hapur dhe ku publikonte lajmet që i përgatiste gazetari Ervis Hasanaga. Aktualisht, Selimi është shpallur në kërkim, por gjithë skemën e ka zbuluar gazetari dhe sekretarja e AMP-së, Rexhina Omeri. 

"Regina Omeri është pyetur se kush është arsyeja që Kushtrimi kërkonte dhe publikonte lajme të tilla në portalin Shqipneës.info dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë se përse e bënte Kushtrimi një gjë të tillë, por në disa biseda të shkurtra që ka kryer me të pa interes nga ana e saj i bënte për arsye personale pune. Është pyetur nëse ka dijeni për ndonjë person tjetër të përfshirë në administrimin, futjen ndryshimin apo fshirjen e të dhënave në portalin Shqipneës.Info dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni dhe as nuk ka qënë e interesuar që ta dinte. Siç ka deklaruar dhe më sipër di që me këtë portal merret Ervisi dhe lajmet ia dërgonte Kushtrimi,"-shkruhet në dosje. 

Pra Omeri e ka zbuluar të gjithë skemën se përse krijoheshin ato lajme. Por ende nuk dihet se nga vinte burimi i parave, me të cilat paguhej gazetari nga Selimi. Por zyrtarja e AMP, Regina Omeri ka pranuar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar, por dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime./ZËRI

1 VITE ME PARE

"S'më zinte gjumi"/ Publikonte lajme për denigrimin e policëve, gazetari i penduar: Më duheshin para

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
Ervis Hasanaga

TIRANË- Gazetari Ervis Hasanaga, i arrestuar për lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë, është shprehur i penduar në polici. Hasanaga thotë se punën e ka pranuar se kishte nevojë për para, ndërsa shprehet i penduar dhe se së fundmi kishte kuptuar rrezikshmërinë e asaj që bënte 

“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”,- ka thënë gazetari.

Ervis Hasanaga, gazetar u arrestua nga Policia e Tiranës me akuzën e falsifikimit kompjuterik, dy ditë pasi njësia e krimit kibernetik ishte vënë në lëvizje se një portal anonim ishte duke shpërndarë dizinformacion për disa nga zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit. Në pranga ka rënë edhe Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, ndërsa në kërkim është shpallur Kreshnik Selimi./ZËRI

1 VITE ME PARE

HISTORIA/ Si u krijua portali 'shqipnews' për të denigruar zyrtarët e Policisë nga shefi i AMP dhe mikesha e tij

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
Kreshnik Selimi, Rexhina Zeqiri dhe Ervis Hasanaga

TIRANË- Ervis Hasanaga, gazetar u arrestua nga Policia e Tiranës me akuzën e falsifikimit kompjuterik, dy ditë pasi njësia e krimit kibernetik ishte vënë në lëvizje se një portal anonim ishte duke shpërndarë dizinformacion për disa nga zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit. Gazetari, i cili punën e parë kishte atë të gazetarit në A2CNN, ka rrëfyer me detaje para oficerëve mënyrën sesi është krijuar një portal online me qëllim krijimin e lajmeve të rreme për përfitime të porositësve. Historia e shqipnews.info, shërben si një panoramë e qartë e asaj që dëmton imazhin e medias në Shqipëri, por edhe sesa e lehtë mund të jetë sot aksesi në informacion e dizinformacion.

Për krijimin e portalit, gazetari rrëfen se u pajtua nga sekretarja e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Durrës, Rexhina Zeqiri. Zeqiri, një personazh që do të duhet të kishte informacion mbi ligjet e shtetit shqiptar, kontraktoi Ervisin, për të nisur gjuetinë e shtrigave në online. Portali ishte pa zyra dhe pa regjistrim zyrtar në QKB. ZËRI verifikoi dhe pa se edhe domaini u ble jashtë Shqipërie për të shmangur deklarimin e pronarit përfitues, që në këtë mënyrë aksioni i dizinformatave të vijonte me sukses.

"Ervis Hasanagan, para rreth 1 muaji, e ka kontaktuar një shoqe e bashkëshortes së tij e cila quhet Regina Zeqiri ose Omeri mbiemri, pasi Omeri me sa ka dijeni ai ka mbiemrin e bashkëshortit. Regina i ka thënë se punon sekretare në Sektorin e AMP në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.Ai sqaron gjithashtu se me Reginën është njohur që prej vitit 2013 si dhe njëh dhe bashkëshortin e saj i cili quhet Fisnik Omeri që mesa di ai punon në Shërbimin Informativ dhe mbulon qytetin e Kavajës. Para rreth 2 muajsh, Regina i ka thënë se është e interesuar se si funksionon menaxhimi dhe mirëmbajtja e një faqeje web me lajme, si dhe rrjetet sociale të lidhura me këtë portal. Duke qënë se ky shtetas ka njohuri në menaxhimin e tyre ka filluar ti spjegoj pjesën e funksionimit të portalit dhe rrjeteve sociale. Pasi i ka shpjeguar nga ana teknike funksionimin e tyre Regina i ka thënë se: është një person që ka një faqe web dhe rrjetet sociale që do ti lidhi me këtë faqe (Instagram, Facebook, Tik Tok etj) dhe e ka pyetur nëse mund të jet i lirë për mirëmbajtjen, menaxhimin, hedhjen e lajmeve dhe rritjen e vizitorëve të faqes. Gjithashtu ajo i ka thënë për personin që disponon këtë faqe që e ka për punët e veta dhe nëse jo a njeh ndonjë person tjetër që mund ta bëjë këtë punë. Ervis Hasanaga i ka thënë se e merr përsipër për të bërë një gjë të tillë, por paraprakisht duhet të flisnin për një pagesë në lidhje me punën që do bënte. Regina i ka thënë se: Mendoje dhe vendos një shumë të arsyeshme dhe me thuaj dhe ai ka vendosur ta marr përsipër dhe i ka thënë Reginës që minimalisht pagesa muajore do të jetë 50.000 mijë lekë të reja. Regina ka rënë dakord dhe i ka thënë që të nisim punën dhe në këtë moment Regina i ka dhënë kredencialet e identifikimit të faqes,"-shkruhet në dosje.

Rexhina Zeqiri i premtoi 50.000 mijë lekë të reja Ervisit për të ngritur portalin, me një qëllim. Realizimin e objektivave të vendosur nga financuesi i portalit, shefi i AMP në Durrës, Kushtrim Selimi. Me nisjen e punës, nisën edhe qarkullimet e shkrimeve.  Artikuj të vjetër, të publikuar e të përgënjeshtruar në media të tjera u modifikuan për të përhapur lajme të rreme duke u bazuar në gjysmë të vërteta. Njëri prej tyre, tipik një lajm i rremë i përgënjeshtruar disa herë nga media të tjera, për dënimin e rremë të shefit të AMP, Tiranë, shërbeu që të niste hetimi se kush fshihej pas dorës që sulmonte Policinë.

"Shtetasja Regina Omeri është pyetur se kush është arsyeja që Kushtrimi kërkonte dhe publikonte lajme të tilla në portalin Shqipnews.info dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë se përse e bënte Kushtrimi një gjë të tillë, por në disa biseda të shkurtra që ka kryer me të pa interes nga ana e saj i bënte për arsye personale pune. Është pyetur nëse ka dijeni për ndonjë përson tjetër të përfshirë në administrimin, futjen ndryshimin apo fshirjen e të dhënave në portalin Shqipnews.Info dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni dhe as nuk ka qënë e interesuar që ta dinte. Siç ka deklaruar dhe më sipër di që me këtë portal merret Ervisi dhe lajmet ia dërgonte Kushtrimi."

Dora në fakt ishte gazetari Hasanaga, i cili në shqipnews, nuk punonte si gazetar por si një korrier i porosive të shkruara nga Zeqiri dhe Selimi. I punësuar në të zezë, Hasanaga nuk e mendoi dy herë a duhet ta publikonte shkrimin për akuzat e korrupsionit, trafikut të drogës apo prostitucionit, ose së paku të vinte në dyshim vërtetësinë e asaj që dy porositësit e lajmeve kërkonin.

Në dosje shkruhet: Ai nuk ka komentuar më por ka përgatitur lajmin bashkë me fotografinë, ja ka nisur Reginës për konfirmim sepse kështu bënte më cdo lajm që sillte Regina, dhe ajo ja ka konfirmuar për ta postuar. Pas konfirmimit të saj, ai e ka postuar lajmin në faqen e internetit shqipnews.info dhe në rrjetin social Facebook SHQIP NEWSS që i përket faqes Shqipnews.info.

Është një panoramë e ngjashme me atë të vrasjeve me pagesë, ku porositësit kërkojnë dhe killetat nuk kërkojnë arsye. Por kjo nuk do të duhet të ndodhte në media e kurrsesi as te një prej kolegëve tanë.

Redaksia e ZËRI e pasqyroi me dyshim arrestimin e gazetarit, për ta dalluar atë nga dy porositësit, deri në sigurimin e dosjes së plotë.

Nga dosja, zbulojmë se në fakt gazetari Hasanaga, në këtë uebfaqe nuk është në rolin e editorit të faqes, personi që krijon dhe ideon lajme por në atë të personit zbatues të krijimit të aksionit dizinformativ. Paratë e mirëmbajtjes, 600 €, iu dhanë gazetarit nga një djalë i paidentifikuar i cili bëri korrierin e parave mes Selimit dhe Hasanagës. Një pikë interesante në rrëfimet e gazetarit është përballja me një person anonim në Telegram, i cili me një numër italian e njofton se "portalin e hapëm se na duhet të kishim diçka tonën".

"Regina Zeqiri (Omeri) i ka thënë që do më kontaktoj një numër në telefon ndërsa ai i ka thënë se përse do të komunikoj pasi do që të merret më me këtë punë. Ajo i ka thënë se pa merak se nuk është gjë e keqe. Pas kësaj bisede Regina i ka thënë që të instaloj Telegramin dhe pasi e ka instaluar rreth orës 20:45 e ka telefonuar një numër italian në këtë aplikacion dhe pa u prezantuar i ka thënë se e hapëm portalin pasi donim të kishim diçka tonën dhe se për pjesën e pagesës nëse të pyesin si e ke marr thuaj që e ke marr me Cryptovalute(kriptomonedhe digitale). Ndërsa për pagesën e muajit Maj të cilën s’ja kishte dhënë akoma i ka thënë se ishte jashtë shtetit dhe se do ja jepte kur të kthehej dhe se do lidhej me “vajzën” (që nënkuptonte Reginën) pasi emrin nuk ja përmendi në asnjë moment. Më pas më tha që mbaje numrin tim për ç’farëdolloj gjëjë dhe se numri ishte +393510381342."

Gazetari nga sot, do të përballet në gjykatë me akuzën e falsifikimit kompjuterik, së bashku me Zeqirin, ndërsa Kushtrim Selimi vijon arratinë.

Kaq mjafton për të shkatërruar imazhin e kujtdo. Një kompjuter, një gazetar që njeh rrjetet sociale, 600€ dhe pak fantazi!/ZËRI

1 VITE ME PARE

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie, denigronte kolegët për t'u bërë drejtor! Shpallet në kërkim, arrestohet 'mikesha' dhe gazetari

 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i gazetarit në Tiranë, reagon Shoqata e Gazetarëve: Autoritetet të sigurojnë transparencë

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
foto ilustruese

TIRANË- Në lidhje me arrestimin e gazetarit në Tiranë,i cili akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë publikonin lajme të rreme për të shantazhuar zyrtarë, një reagim ka ardhur edhe nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale. Në reagim i bëhet thirrje autoriteteve të sigurojnë transparencë në lidhje me rastin. Ndër të tjera Shoqata thekson se gazetarët duhet të respektojnë Kodin e tyre Etik, duke ruajtur integritetin dhe përgjegjshmërinë në raportimet e tyre. 

Reagimi: 

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale ka marrë dijeni për arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë. Jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet për këtë rast dhe duke kërkuar në mënyrë aktive informacion nga autoritetet përkatëse përpara se të japim një përgjigje të detajuar. Njëlloj si Safe Journalists, i bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë transparencë dhe respektim të procesit të rregullt ligjor në trajtimin e kësaj çështje. Ndërsa e njohim nevojën për llogaridhënie, ne konsiderojmë se masa si arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, mund të përdoren në raste ekstreme dhe duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara. Për më tepër, theksojmë se ashtu sikurse është thelbësore respektimi i lirisë së gazetarëve dhe roli i tyre kritik në shoqëri, është gjithashtu kritike që gazetarët të respektojnë Kodin e tyre Etik, duke ruajtur integritetin dhe përgjegjshmërinë në raportimet e tyre. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të avokojmë për një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme.

Në pranga ka rënë R.O, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe E.H, 35 vjeç, me profesion gazetar. Në kërkim u shpall K.S, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Denigronin figurën e drejtuesve të instucioneve, pranga gazetarit dhe punonjëses së AMP-së. Në kërkim shefi i sektorit

Shefi i sektorit të AMP hapi portal për gjobëvënie,
Foto ilustruese

TIRANË- Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka vënë në pranga një punonjëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore dhe një gazetar. Gjithashtu në kërkim është shpallur shefi i sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas bluve në pranga ka rënë R.O, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe E.H, 35 vjeç, me profesion gazetar.

Në kërkim u shpall K.S, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Poll

MOS HUMB