Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesit, doktori Gjovalin Bushi: Ndodhet në gjendje të rëndë

TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e rëndë. Këtë fakt e ka konfirmuar mjeku i spitalit të Traumës në Tiranë, Gjovalin Bushi, i cili shtoi se dëmtimet avokati i ka marrë në kokë. Megjithatë, parametrat i ka stabël. Po ashtu, shtoi se Mëngjesi do të qëndrojë në koma i intubuar dhe do të duhet dhe të paktën 72 orë për të përcaktuar nëse ka kaluar apo jo, rrezikun për jetën.
"Avokati ka traumë koke. Në momentet e para ishte koshient. Me kalimin e kohës gjëndja u rëndua. Pacienti ishte shumë i agjituar dhe nisi të humbte koshiencën. Pasi u bënë dy ekzaminime në këto kushte u detyruam që pacienti të intubohej dhe të kalonte në një komë të intubuar. Nga momenti I djeshëm deri sot gjëndja është stabël. Megjithëse duhet të themi që vijon në gjëndje të rëndë. Është dëmtim I madh në kokë. Me ekzaminimin që i është bërë sot në mëngjes është konstatuar se ka një ulje të edemës, një ndër faktorët kryesorë që e rëndojnë gjëndjen. Në këto kushte pacienti nuk ka nevojë të kryejë ndërhyrje urgjente kirurgjikale.
Nga parametrat është stabël por do të pritet si do të reagohet më vonë. Duhen të paktën 72 orë si do të reagojë. Duke e ndjekur mbi bazën e ekzaminimeve imazherike që të kemi një përmirësim të edemës, megjithëse ka dëmtime të tjera intercerebrale. Është në monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe për cdo lloj eventualiteti mund të ndërhyhet, por deri tani nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shpresojmë të vijojë ky ritëm në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Ai kishte një dëmtim të pjesës së parme të trurit. Përveç dy frakturave kockore që ka dhe një shtypje të pjesës së parme të trurit, u shtua edema dhe në këto kushte u detyruam ta intubojmë,"-tha shefi i Shërbimit të Urgjencës në prononcimin e tij për mediat./ZËRI
Pse u dhunua avokati Mëngjesi, konflikti për përqindjen e pronës

TIRANË- Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe Dritan Nano kanë pasur një konflikt të hapur me avokatin Sokol Mëngjesi, të cilin e dhunuan me leva hekuri një ditë më parë. Mëngjesi, si avokat i studios Ligjore “ALTERUM SHPK”, i kishte përfaqësuar në një përballje gjyqësore për një truall toke ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar një kullë në zonën e liqenit. Kjo çështje është fituar nga Mëngjesi dhe rrjedhimisht Nano, një prej trashëgimtarëve, kishte përfituar pronën e tij, por ndryshe nga të tjerët, nuk kishte pranuar të paguante Mëngjesin për shërbimet e tij dhe kishte shkelur kontratën që kishin nënshkruar më herët. Për rrjedhojë, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos t’a bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin. Ndërsa Nano, dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Dhe dje, Nano i zuri pritë me grupin e të rinjve dhe e dhunuan me leva hekuri. Aktualisht Mëngjesi është në koma.
FT/ Kush është Dritan Nano, organizatori i sulmit ndaj avokatit Mëngjesi, nuk donte t’i jepte paratë e punës

TIRANË- Ka dalë foto e 59-vjeçarit Dritan Nano, i cili akuzohet nga policia se ka organizuar sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, pas një konflikti të zgjatur mes tyre për çështje pagesash. Nano ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk është autori i sulmit, por deklarata e tij rrëzohet nga personi tjetër i përfshirë në ngjarje, Dorian Alia. I riu që u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, ka pranuar krimin dhe akuzat, duke thënë që ishin pajtuar miqësisht për të kryer rrahjen e Mëngjesit, nga ana e Nanos.
Ndërkohë që policia vijon kontrollet për kapjen e tre të rinjve të tjerë që u përfshinë në dhunimin e avokatit Mëngjesi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka dyshime se pas ngjarjes së rëndë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku mund të jenë larguar jashtë Tiranë.
Gjithashtu ka dyshime se mund të tentojnë të ikin nga Shqipëria ndaj kontrollet janë shtrirë në qytete te ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi), si dhe në Kukës pranë pikës doganore. /ZËRI
Sokol Mëngjesi në intubim, dhunuesi: Nuk donim ta vrisnim

TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ndërsa po mbahet i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u dhunua brutalisht nga 3 persona, në dalje të kopshtit 31 në kryeqytet, në zonën e ish-Bllokut.
Për ngjarjen policia ka ndaluar shtetasin Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizator i sulmit, ndërsa u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve, Dorian Alia. Ky i fundit në dëshminë e tij para grupit hetimor, ka thënë se ata nuk kanë dashur që ta vrasin avokatin apo ti rrezikojnë jetën, por t’i japin një mesazh.
Në kërkim për sulmin mbeten ende 3 persona: Romario Tabaku, Elton Kasaj dhe Drivald Alia. Për kapjen e tyre, policia e Tiranës ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh. Në pamjet e sulmit ndaj avokatit Mëngjesi, shihet se ai goditet me shqelma në kokë, edhe pse qëndronte i shtrirë në derën e kopshtit.
Shkak për sulmin dyshohet se është bërë një pagesë që nuk i është kryer nga klienti Dritan Nano, pasi ky i fundit kishte fituar të drejtën e pronësisë, për një truall në zonën e liqenit, ku tashmë ishte bërë pronar i një apartamenti. Konflikti me Mëngjesin, për pagesën e pakryer, kishte bërë që Nanos t’i bllokohej apartamenti nga përmbarimi.
/ZËRI
Sulmi ndaj Mëngjesit, zbardhet dëshmia e të arrestuarve, Nano nuk pranon organizimin. Alia: Donim t’i jepnim mesazh

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e dy prej personave të arrestuar nga policia, pas sulmit të dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Dritan Nano, nuk ka pranuar se ka qenë ai organizatori i sulmit, ndërkohë që Dritan Alia, i cili u vetëdorëzua në polici, është shprehur se ata kishin shkuar për ti dhënë një mesazh avokatit, dhe jo për t’i marrë jetën.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht nga nga paniku që ai ra, u largova. Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq shumë dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”, ka dëshmuar Dorian Alia.
Alia ka deklaruar më tej se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi.
Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.
Nga ana tjetër, Nano që është evidentuar si organizator i sulmit nga ana e policisë, ka mohuar dijeninë e tij në lidhje me krimin, edhe pse me avokatin ka pasur konflikte për shkak të një marrëveshje që nuk e ka përmbushur, duke mos e paguar Mëngjesin për fitimin e një çështje pronësie në dy shkallët e drejtësisë.
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u godit dje me sende të forta, në dalje të kopshtit 31 në kryeqytet që ndodhet në zonën e ish-bllokut, mbetet e rëndë. Për shkak të hemoragjisë që ka pasur në kokë, avokati është futur në intubim nga mjekët e spitalit të Traumës dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, për të parë nëse gjendja e tij do të ketë përmirësim.
Pas një pune intesive, policia e Tiranës arriti që të zbardhte dje dhunimin e avokatit, dhe të identifikonte si personat që e kryen aktin, por edhe personin që e kishte urdhëruar sulmin ndaj Mëngjesit.
Policia identifikoi si autorë të sulmit shtetasit: Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ndërkohë që porositësi i sulmit është shtetasi Dritan Nano, me të cilin avokati kishte një konflikt të hapur, lidhur me një pagesë që nuk i ishte dhënë nga ana e klientit të tij.
Njëri prej autorëve të dhunimit, shtetasi Dorian Alia u vetedorëzua dje në policinë e Tiranës, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, ndërsa blutë kanë dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për çdo person që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre. Edhe organizatori i sulmit, shtetasi Dritan Nano është ndaluar dje nga policia, dhe pritet ti komunikohet masa e arrestit. /ZËRI
Avokati e bëri pronar në kullë, Dritan Nano nuk i dha pagesën. Si është gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit

TIRANË- Mbetet e rëndë gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u godit dje me sende të forta, në dalje të kopshtit 31 në kryeqytet që ndodhet në zonën e ish-bllokut. Për shkak të hemoragjisë që ka pasur në kokë, avokati është futur në intubim nga mjekët e spitalit të Traumës dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, për të parë nëse gjendja e tij do të ketë përmirësim.
Pas një pune intesive, policia e Tiranës arriti që të zbardhte dje dhunimin e avokatit, dhe të identifikonte si personat që e kryen aktin, por edhe personin që e kishte urdhëruar sulmin ndaj Mëngjesit.
Policia identifikoi si autorë të sulmit shtetasit: Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ndërkohë që porositësi i sulmit është shtetasi Dritan Nano, me të cilin avokati kishte një konflikt të hapur, lidhur me një pagesë që nuk i ishte dhënë nga ana e klientit të tij.
Njëri prej autorëve të dhunimit, shtetasi Dorian Alia u vetedorëzua dje në policinë e Tiranës, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, ndërsa blutë kanë dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për çdo person që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre. Edhe organizatori i sulmit, shtetasi Dritan Nano është ndaluar dje nga policia, dhe pritet ti komunikohet masa e arrestit.
Nëse do shpalleshin fajtor dhe dënoheshin nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve Publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm.
Përplasja për pronën mes avokatit dhe Nanos ka nisur pasi ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën e lidhur me Mëngjesin, edhe pse iu kishte mundësuar që të fitonin të drejtën në dy shkallë të drejtësisë.
Pasi kanë fituar pronën, një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën. Ai që ka refuzuar të paguajë studion ligjore ka qenë Dritan Nano. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon. Për pasojë të kontratës që kishin lidhur më herët, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos t’a bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin.
Dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situata dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Ata janë takuar përpara një muaji ku nuk ranë dakord që ta zgjidhnin çështjen me marrëveshje. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar një kullë, në zonën e liqenit.
Në raportimin paraprak të ngjarjes ditën e djeshme, nuk munguan politizimet e çështjes, për shkak se Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha. Por zbardhja e ngjarjes se sulmu ndaj Mëngjesit ishte kryer për shkak të detyrës së tij, por jo për rastin që ka pasur në ngarkim t ëish-kryeministrit të Shqipërisë.
/ZËRI