SKEMA 'Albana'/ Si u mashtruan qindra banorë nga Fondi Besa në Nishtullë (SHPJEGIMI)

TIRANË- ZËRI zbuloi skemën sesi përmes fondit "Besa" janë mashtruar qindra qytetarë që aktualisht janë kredimarrës për një borxh që nuk e kanë marrë vetë. Në rastin e Nishtullës, 800 qytetarë ranë pre e skemës mashtruese me kreditë, që u zbuluan nga Policia duke vënë në pranga 7 punonjës të fondacionit BESA në Tiranë, mes tyre dhe drejtoresha e Fondit "BESA", Albana Imami që kanë marrë mbi 4 miliardë lekë.
Në këtë rast mashtrimi, të arrestuarit, vetëm me anë të kartës së identitetit bënin që qytetarë të ndryshëm të aplikonin për kredi për shuma të mëdha, ua aprovonin ato, dhe më pas u merrnin paratë për të cilat kishin aplikuar. Si "shpërblim" qytetarëve u jepnin vetëm shuma të vogla, nga 10 mijë deri në 40 mijë duke i justifikuar si fonde bamirësie apo në disa raste dhe si kredi të vogla për të cilat kishin aplikuar vetë qytetarët. Por, shifra për të cilën ishte aplikuar nuk ishte ajo që qytetarët merrnin në dorë.
Qytetarët paraqiteshin në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe u dorëzohej vetëm një pjesë. Pjesa më e madhe e parave përfitohej nga Drejtoresha e Degës, Albana Imami dhe bashkëpunëtorët e saj. Po ashtu, vitet kalonin dhe të mashtruarit rezultonin debitor të kredive as nuk e dinin që e kishin marrë. Kredia, bashkë me kamatëvonesave në rastin e banorëve të Nishtullës, shkon 10 apo 12 milionë lekë të vjetra.
Sot, kjo skemë mashtrimi është provuar dhe dënuar! 34-vjeçari Ledio Vrapi, banues në Gjermani, kishte përdorur të njëjtën skemë të "aprovuar" nga Albana Imami, duke mashtuar të afërmit e tij. Vrapi u kishte kërkuar të afërmve të tij të hapnin llogari bankare në mënyrë që të kalonte para, pasi nuk donte që t'i kishte në llogarinë e tij. Pasi kishte mashtruar qytetarët, në bashkëpunim me punonjëset e Fondit Besa, 34-vjeçari ka arritur të marrë kredi në vlerat 5 deri në 7 mln lekë të vjetra. Qytetarët i kanë tërhequr këto para dhe ia kanë dorëzuar 34-vjeçarit, pa e ditur se ishin mashtruar. Si "shpërblim" kishin marrë nga 50 mijë lekë të reja.
Pra, e njëjta skemë! Por me shumë gjasa, nuk është e vetmja! "Bekimi" është marrë nga lart, "koka" e kësaj skeme mashtrimi, Albana Imami./ZËRI
Investigimi i ZËRIT, prokuroria lëshon urdhërarreste për skemën e Fondit BESA

TIRANË- Pas investigimit të ZËRI-t, i cili me zë dhe me figurë solli denoncimet e qytetarëve, të cilët kishin rënë pre e mashtrimit, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë reaguar duke lëshuar disa urdhra-arresti. Në pranga kanë përfunduar tre punonjësit e Fondit ’Besa’, Lindita Ndroqi, Linda Peçi, Eros Aliu, ndërsa në kërkim është shpallur Ledion Vrapi. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe noterja Majlinda Demollari. Vrapi futi në kurth 11 qytetarë dhe i shtyu të hapnin llogari bankare me emrin e tyre dhe të aplikonin për kredi pranë Fondit Besa. Të gjithë, të mashtruar nga Vrapi aplikuan për kredi, për 5-7 milion lekë të vjetra, por në dorë morën 500 mijë lekë. Pjesën tjetër i ka mori Vrapi. Eros Aliu, Linda Peçi dhe Lindita Ndroqi kishin rolin e oficerit të kredisë në institucionin financiar Fondi BESA që kanë aprovuar aplikimet për kredi. Ndërsa Majlinda Demollari me profesion notere, ka kryer noterizimin e kontratave për qytetarët që nuk kanë qenë të pranishëm. Kjo skemë është përsëritur edhe në Nishtullë, nga ku banorët denoncuan tek ZËRI dhe kërkuan drejtësi, pasi sot janë afro 12 milionë lekë secili, debitorë pranë Fondit BESA.
Si funksiononte skema e mashtrimit! Vrapi merrte kredi te Fondi Besa me të dhënat e vjedhura nga qytetarët! Noterja i vuloste

TIRANË- Pas investigimit të ZËRI-t, i cili prej muajsh ka ndjekur nga afër zhvatjen e qytetarëve përmes Fondit Besa, duke sjellë me zë dhe me figurë dëshmitë e personave të prekur, në këtë rast me dhjetëra banorë të Nishtullës në Durrës, këtë të hënë Prokuroria e Tiranës ka reaguar. Kështu bëhet me dije se 11 qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit nga Ledio Vrapi, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë tre punonjës të Fondit Besa, Lindita Ndroqi, Eros Aliu dhe Lindita Peçi janë arrestuar dhe më pas janë lënë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Këtu del sërish në skenë emri i noteres Majlinda Demollarit.
Si funksiononte skema e mashtrimit?
Ledio Vrapi futi në kurth 11 qytetarët dhe i shtyu të hapnin llogari bankare me emrin e tyre dhe të aplikonin për kredi pranë Fondit Besa. Lekët që od të merrnin doi ia kthenin sërish Vrapit, ndërsa ata vetë në këmbim do të merrnin nga 500 mijë lekë të vjetra. Qytetarët, e përdorur në skemën e mashtrimit nuk e dinin se ishin duke marrë kredi.
Ledio Vrapi shkon më tej, pasi merr paratë nga kreditë që ishin regjistruar në emër të qytetarëve të mashtruar, përmes mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.
Për këtë Vrapi ka bashkëpunuar me dy punonjës të Fondit Besda, Eros Aliu dhe Lindita Peçi. Këta dy të fundit kishin rolin e oficerit të kredisë në institucionin financiar në lidhje me personat e mashtruar. Po ashtu "ekipit" të mashtruesve u eshtë bashkuar Lindita Ndroqi.
Roli i noteres
Majlinda Demollari me profesion notere është përfshirë në skemën e mashtrimit pasi ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.
"Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar", thotë akuza.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkon masa sigurie ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest shtëpie’ për 5 persona nën akuzë për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe të ‘Falsifikimit të Dokumenteve’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.
Shtetasi L.V., ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, shtetasi L.V., nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.
Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.
Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar.
Sa më sipër, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasi L. V., në bashkëpunim me shtetaset L.N., E.A. dhe L.P., kanë krver veprën penale të "Mashtrimit", me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Po kështu, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasja M. D., në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga personi që e ka për detyrë, në 11 raste, të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal.
Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon:
- Të caktohet ndaj personit nën hetim L.V., masa shtrenguese e sigurimit personal "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale;
- Të caktohet ndaj personave nën hetim L.N., E.A., L.P. dhe M.D., masa shtrënguese e sigurimit personal "arrest në shtepi", parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale;
- Të caktohet ndaj personit nën hetim M.D. edhe masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
Çështja e banorëve të Nishtullës:
ZËRI publikoi rrëfimet e banorëve të zonës së Nishtullës të cilët vijojnë ende të vuajnë pasojat e skemës së mashtrimit të të ashtuquajturës “Sudja” e Fondit Besa, Albana Imami. Të gjitha viktimat e kësaj skeme që u nisën të merrnin 300-400 mijë lekë të vjetra për bamirësi përfunduan kreditorë tek Fondi Besa me të paktën 6 milionë lekë të vjetra secili. Por edhe pse vitet kanë kaluar dhe autorët janë ndëshkuar, qytetarët e kësaj zone janë ende debitorë dhe nuk mund të rifinancohen nga asnjë bankë. Kushti për rifinancim është shlyerja e gjithë kredisë bashkë me kamatëvonesave që shkon deri në vlerë 10 apo 12 milionë lekë të vjetra.
ZËRI nuk u ndal me kaq, por shkoi dhe pranë institucionit financiar Fondi BESA. CEO i Fondit BESA, Bajram Muça u shpreh se nuk ka ndërmend të falë dhe të zerojë borxhet e asnjë kredimarrësi që është përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Muça pranon se ka pasur një mashtrim ku janë përfshirë punonjës të këtij institucioni, që siç thotë ai, nuk është i kulluar dhe se ku është paraja mund të ketë abuzime. CEO i Fondit BESA shton se ka qenë vetë ai që e ka denoncuar drejtoresha Imamin, por që deri më tani nuk ka marrë një letër nga gjykata se cilët kanë qenë personat që janë mashtruar. Madje, madje, thekson se është treguar tolerant, duke u ofruar qytetarëve të Nishtullës që të paguajnë shumë më pak se shuma që rezultojnë se kanë aplikuar.
Historia e skemës mashtruese:
Mbi 800 qytetarë ranë pre e skemës mashtruese me kreditë, që u zbuluan nga Policia duke vënë në pranga 7 punonjës të fondacionit BESA në Tiranë, mes tyre dhe drejtoresha e Fondit BESA, Albana Imami që kanë marrë mbi 4 miliardë lekë. Të arrestuarit, vetëm me anë të kartës së identitetit bënin që qytetarë të ndryshëm të aplikonin për kredi për shuma të mëdha, ua aprovonin ato, por qytetarëve u jepnin vetëm shuma të vogla, nga 10 mijë deri në 40 mijë duke i justifikuar si fonde bamirësie apo në disa raste dhe si kredi të vogla për të cilat kishin aplikuar vetë qytetarët. Por, shifra për të cilën ishte aplikuar nuk ishte ajo që qytetarët merrnin në dorë. Qytetarët paraqiteshin në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe u dorëzohej vetëm një pjesë. Pjesa më e madhe e parave përfitohej nga Drejtoresha e Degës, Albana Imami dhe bashkëpunëtorët e saj./ZËRI
Investigimi i ZËRI-t me zhvatjen e Fondit Besa/ Prokuroria e Tiranës arreston 3 persona, në kërkim një tjetër

TIRANË- Pas investigimit të ZËRI-t, i cili me zë dhe me figurë solli denoncimet e qytetarëve, të cilët kishin rënë pre e mashtrimit, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë reaguar këtë të hënë duke lëshuar disa urdhra-arresti, tre prej të cilave të ekzekutuara nga Policia. Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar tre punonjësit e Fondit ’Besa’: Lindita Ndroqi, Linda Peçi, Eros Aliu, ndërsa në kërkim është shpallur Ledion Vrapi. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe noterja Majlinda Demollari. Të gjithë këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar persona të ndryshëm duke i bindur që të hapnin llogari bankare për të tërhequr para që do të vinin nga Gjermania. Pasi personat hapnin llogaritë bankare, secilit i jepeshin 500 mijë lekë të reja si shpërblim. Kjo është e njëjtra skemë mashtrimi i përdorur me banorët e Nishtullës, të cilët treguan për ZËRI-n se ishin zhytur në borxhe dhe kredi pasi ishin bindur për të hapur llogari bankare dhe më pas u jepnin para.
"Nga hetimet ka rezultuar se Ledion Vrapi me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe janë përvetësuar pas tërheqjes nga Ledion Vrapi. Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari., e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera,"-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Si funksiononte skema e mashtrimit?
Ledio Vrapi futi në kurth 11 qytetarët dhe i shtyu të hapnin llogari bankare me emrin e tyre dhe të aplikonin për kredi pranë Fondit Besa. Lekët që od të merrnin doi ia kthenin sërish Vrapit, ndërsa ata vetë në këmbim do të merrnin nga 500 mijë lekë të vjetra. Qytetarët, e përdorur në skemën e mashtrimit nuk e dinin se ishin duke marrë kredi.
Ledio Vrapi shkon më tej, pasi merr paratë nga kreditë që ishin regjistruar në emër të qytetarëve të mashtruar, përmes mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.
Për këtë Vrapi ka bashkëpunuar me dy punonjës të Fondit Besda, Eros Aliu dhe Lindita Peçi. Këta dy të fundit kishin rolin e oficerit të kredisë në institucionin financiar në lidhje me personat e mashtruar. Po ashtu "ekipit" të mashtruesve u eshtë bashkuar Lindita Ndroqi.
Roli i noteres
Majlinda Demollari me profesion notere është përfshirë në skemën e mashtrimit pasi ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ekzekutuan masat e sigurisë: - "Arrest në shtëpi", për shtetasen Majlidna Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe masa e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal; - "Arrest në shtëpi", për shtetasen Lindita Ndroqi., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale "Mashtrimi”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal; - "Arrest në shtëpi", për shtetasen Linda Peçi., 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal; - E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.
Është shpallur në kërkim shtetasi Ledion Vrapi., 34 vjeç, banues në Gjermani, për të cilin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal. Shtetasi Ledion Vrapi, ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka për ti sjellë nga Gjermani, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit nga shtetasve nga 50 000 lekë si shpërblim.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ledion Vrapi. me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe janë përvetësuar pas tërheqjes nga Ledion Vrapi. Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari., e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.
Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar, konkretisht Lindita Ndroqi, (përgjegjëse zyre) Linda Peçi., dhe Eros Aliu., (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.